Gjest i mirë nga mërgimtarët në Merdare: Pastrojnë ambientin derisa presin në kolonë

Mërgimtarët nuk qëndrojnë kot gjatë kolonave të gjata në pikë-kalimin kufitar në Merdare.

Pas përfundimit të pushimeve, mërgimtarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Pritje të gjata ka ditët e fundit në pikë-kalimet kufitare në Kosovë, por kohë pas kohe ka pritje më të shkurtër.

Të shtunën, disa mërgimtarë që kishin ngecur në kolonë rrugës për në vendet evropiane, bën një gjest për t’u duartrokitur.

Ata bashkë me disa fëmijë, filluan ta pastronin ambientin në vendin ku ishin ndalur në kolonë. / KultPlus.com

Pritjet e mërgimtarëve në Merdar mbi katër orë, kolona mbi dy kilometra

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet shumë orëshe të bashkatdhetarëve, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 07:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,3km, transmeton KultPlus.

Situatë më e qetë del të jetë në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë ku pritjet për dalje janë deri në 90 minuta.

Ndërsa në Mutivodë dhe Muçibabë deri në 80 minuta.

Fluks i madh i veturave nga ardhja e bashkatdhetarëve, kolona deri në 1500 metra

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin me orë në pikë kalimet kufitare, e kjo si pasojë e fluksit të madh të veturave dhe kolonave të gjata.

Edhe në orët e mëngjesit të ditës së sotme, vërehet fluks i madh i veturave, të cilat kanë krijuar kolona të gjata dhe pritje në disa pikë kalime kufitare.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më të gjata ka në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë, shkruan Telegrafi.

Në pikën Dheu i Bardhë në hyrje kolona është e gjatë 1000 deri në 1500 metra, pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë deri në 3 orë.

Kurse në pikën kufitare në Merdarë kolona më e gjatë është në dalje 100-150 metra, kurse në hyrje kolona është 20-30 metra, dhe pritjet janë 25-30 minuta.

Kolona të gjata në dalje janë vërejtur edhe pikën kufitare në Vërmicë, ku kolona e veturave arrin deri në 800 metra.

Në pikat tjera kufitare vërehet fluks më i vogël i veturave dhe pritjet janë më të vogla.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka apeluar te bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, në mënyrë që t’iu ikin pritjeve të gjata.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në pikat kufitare duke klikuar KËTU.  /telegrafi/ KultPlus.com