Pritje disa orësh për të hyrë në Kosovë

Rradhë kilometrike për të hyrë në Kosovë, qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në rrugën e kombit për të hyrë në Kosovë.

Rradha është e gjatë deri në fshatin Morinë, kjo për shkak të masave anticovid që po zbaton pala kosovare në pikën e kalimit kufitar Vermicë por edhe të kthimit të kosovarëve nga pushimet në bregdetin shqiptar, mjetet po presin prej disa orësh për të hyrë në Kosovë.

Kjo situatë është prej 31 gushtit kur pala kosovare po kërkon test PCR ose certifikatë vaksinimi, ndërkohë që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro. / KultPlus.com

Gjest i mirë nga mërgimtarët në Merdare: Pastrojnë ambientin derisa presin në kolonë

Mërgimtarët nuk qëndrojnë kot gjatë kolonave të gjata në pikë-kalimin kufitar në Merdare.

Pas përfundimit të pushimeve, mërgimtarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Pritje të gjata ka ditët e fundit në pikë-kalimet kufitare në Kosovë, por kohë pas kohe ka pritje më të shkurtër.

Të shtunën, disa mërgimtarë që kishin ngecur në kolonë rrugës për në vendet evropiane, bën një gjest për t’u duartrokitur.

Ata bashkë me disa fëmijë, filluan ta pastronin ambientin në vendin ku ishin ndalur në kolonë. / KultPlus.com

Pritjet e mërgimtarëve në Merdar mbi katër orë, kolona mbi dy kilometra

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet shumë orëshe të bashkatdhetarëve, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 07:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,3km, transmeton KultPlus.

Situatë më e qetë del të jetë në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë ku pritjet për dalje janë deri në 90 minuta.

Ndërsa në Mutivodë dhe Muçibabë deri në 80 minuta.