Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, kori Siparantum Choir i qytetit të Pejës është selektuar zyrtarisht në World Choir Games.
Kjo ka
ardhur si rrjedhojë e punës së pandalshme të korit, të cilët gjatë gjithë vitit
përjetuan shumë suksese, shkruan KultPlus.
Aktualisht
janë 542 kore me mijëra pjesëmarrës nga mbarë bota që do të jenë pjesë e WorldChoirGames.
Por për të
ardhur deri te realizimi, kori “Siparantum” i ka bërë thirrje të gjithë
shqiptarëve kudo në botë dhe sektorit privat që të ndihmojnë korin me fonde për
realizimin dhe përfaqësimin e shtetit.
“Qëllimi ynë
është të përfaqësojmë kulturën tonë kudo në botë, mundësia erdhi tani”, ka thënë
Memli Kelmendi.
Edhe
t’i mundë të kontribuosh për korin Siparantum:
Kori “Siparantum” nga Peja edhe pse ka më pak se tre vite që nga themelimi, po tregon suksese të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit, shkruan KultPlus.
Ky kor së fundmi është shpërblyer në garën ndërkombëtare të koreve
evropiane, në edicionin e 15-të të “International Choir Contest Flanders”.
Kjo ishte hera e parë që një kor nga Kosova pranohet në festivalin
ndërkombëtar në IKV International Choir Contest Flanders, Belgjikë, i selektuar
në mesin e shumë shteteve evropiane si; Republika Çeke, Sllovenia, Hungaria,
Belgjika etj.
“Të jesh i selektuar në një festival të nivelit të tillë, konsideroj që
është një sukses shumë i madh, jo vetëm për mua, por përgjithësisht për
kulturën tonë. Vet selektimi i korit Siparantum, konsideroj që është sukses në
vete, duke e marrë parasysh konkurrencën e madhe që sot është në botë”, ka thënë
dirigjenti Memli Kelmendi për KultPlus.
Dita e parë e korit dha emocione të papërshkrueshme, ishte ndjenjë e
përfaqësimit të shtetit tonë të ri, pranë shteteve të cilët kanë traditë me qindra,
mijëra vjeçare. Në ditën e parë kori u paraqit me vepra të kompozitorëve John
Bennett, Josef Rheinberger, Josquin Des Prez, Rafet Rudi dhe ajo që ishte
pothuajse më kryesore, vepra në kategorinë Compulsory Ëork e kompozitorit të
njohur botëror Jan Van Der Roost, Amor io fallo në kategorinë e koreve miks. I
pranishëm ishte vet kompozitori i cili pas përformancës vlerësoj lartë
interpretimin, paraqitjen dhe koreografinë e korit duke thënë se këtë nuk e
prisja, ishte një paraqitje fantastike.
Në mbrëmjen e datës 5 tetor, në sallën koncertale C-Mine të Genk, kori
Siparantum u paraqit me një program koncertal me vepra të kompozitorëve të
njohur botëror. Korit i parapriu Hobo
& Fagot-enseble en Sax-ensemble e akademisë së muzikës të Genk më pas
Balletschool Veronique Lenaers Genk. Programi u vlerësua lartë nga kritikë të
muzikës nga mbarë bota që ishin prezent.
Dita e dytë, korin e gjeti me një performancë të karakterit tjetër,
interpretimi i veprave të gërshetuara me koreografi, lëvizje dhe interpretim të
veprave kontemporane; Gerar Guevara, Kreshnik Aliçkaj dhe Folke Rabe.
“Edhe pse nuk arritëm të jemi në mesin e tre të parëve, kori u klasifikua
në top pesëshe që poashtu u kurorëzua me Honorable Mention të festivalit IKV
International Choir Contest Flanders. Padyshim që ky është sukses për ne. E
rëndësishme është që ne kemi krijuar kontakte të shumta ku padyshim që do të
jenë në dobi të korit tonë. Performancat tona janë pëlqyer, kjo ne na ka mësuar
shumë, ishte përvojë e re, do të mbesin kujtimet më të bukura për ne”, ka thënë
Memli Kelmendi për KultPlus.
Në natën përmbyllëse të festivalit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kori
Siparantum u paraqit me veprën e kompozitorit të njohur shqiptar “Xhike-Loke” e
cila është pëlqyer shumë qoftë nga publiku dhe juria profesionale.
Udhëtimi tjetër e gjen korin Siparantum në njërën prej kishave më të
përshtatshme për koncerte të muzikës klasike në Bruksel, Eglise De L’Abbaye
Notre Dame De La Cambre e cila u organizua me insistimin e familjes Berisha nga
Peja në bashkëpunim me Les Grandes Heures De La Cambre.
“Konsideroj që ky ka qenë njëri prej koncerteve tona më të bukura. Ishte
një organizim i përkryer të cilën nuk jemi mësuar të kemi deri më tash. Në
Evropë është vështirë të mbushet një sallë me publik duke e marrë parasysh
koncertet e shumta që organizohen brenda një dite, brenda një qyteti. Për neve
ishte një emocion i papërshkruar meqë në koncert kishin ardhur shumë bashkatdhetarë
por kishte edhe shumë të huaj, menaxherë të muzikës, muzicientë të huaj nga
vende të ndryshme që kishin ardhur të ndjekin koncertin tonë në Bruksel. Ishte
një koncert të cilin unë do të mbaj në mend gjatë gjithë jetës, është e pa përsëritshme“.
Në këtë koncert, kori u paraqit me vepra të kompozitorëve të njohur
shqiptar dhe botërorë të cilët u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, në
repertor u realizuan vepra të përgatitura enkas për këtë program në përcjellje
të Agron Shujakut, pianist dhe Luan Sapunxhiut, kitarë.
E veçanta e këtij koncerti ishte bashkëpunimi me kuartetin fantastik të
harqeve nga Akademia e Muzikës së Brukselit, Sarah Bayens, Chen Lim, Maxime De
Petter, Joachi Jamaer me të cilin kori realizoi dy vepra të kompozitorëve
Gjeilo dhe Jenkins. Padyshim që kjo erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit me Guy
Danel, professor në Conservatoire Royal de Bruxelles, i cili pas përfundimit të
koncertit vlerësoi lartë paraqitjen dhe repertorin kolosal të korit Siparantum.
Vet Marguerite Ray, organizatore e koncertit në Bruksel në fund të
koncertit të pranishmëve ju drejtua me një fjalë “ka kohë që në këtë kishë nuk
është dëgjuar muzikë kaq e bukur“.
“Tashmë kemi siguruar më shumë se tre ftesa për vitin 2020/2021. Uroj që
organet kompetente të kenë qasje më delikate në realizimin e objektivave tona
të përbashkëta artistike”, ka thënë tutje Memli.
Sot kori Siparantum ka korin e fëmijëve, korin e femrave, korin e meshkujve
dhe korin miks. Përpos paraqitjeve të shumta në vend, ka qenë pjesëmarrës në
festivalin Internacional të Koreve “Nancy Voix Du Monde” Francë, me ç ‘rast
Kosova është paraqitur për herë të parë në këtë festival, duke koncertuar në
vendet më të njohua të vendit si: Le Temple Protestant De Nancy, Héré, Grands
Salons de Ville, Lunéville, Cathédrale Notre-Dame-de-l’Annonciation
Saint-Sigisbert, për të vazhduar me koncertet në Hrvatski Glazbeni Zavod,
Mimara, Crkva Pavla, Zagreb, Kroaci. Në muajin mars kori ka mbajtur dy koncerte
të rëndësishme në Romë dhe Vatikan, Chiesa di San Salvatore, Lauro, Rome, dhe
Basilica San Antonio – Pontificia Universitá Antonianum, Roma për të vazhduar
me turneun e koncerteve në Shkodër dhe në
festivalin ‘Skena e Muzikës Serioze Shqiptare’ Tetovë, Maqedonia
Veriore.
Gjatë muajve në vijim kori do të shpalos ftesat për festivalet e tjera të radhës në Evropë. / KultPlus.com
“Kori i Kosovës përplot me befasi” është titulli i artikullit dedikuar Korit Siparantum, nga gazeta franceze L’est Republicain.
Kori Siparantum ka dy vite që është themeluar në Pejë ndërsa në Francë janë duke përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve Botërore “NANCY voix du monde”. Kjo është hera e parë që Kosova paraqitet në këtë festival i cili mbaron nesër, shkruan KultPlus.
Artikulli i publikuar zbulon tri gjërat të cilat sipas tyre çdokush duhet ti dijë për këtë kor. Fillimisht ata flasin për laramaninë e gjeneratave në këtë kor, anëtarët e të cilit janë nga 17 deri në 67 vjeç. Numri i anëtarëve është 50 mirëpo jo të gjithë kanë pasur mundësinë që të vijnë në festival.
Tutje artikulli vazhdon duke treguar se Kori është për herë të parë në Francë dhe kjo është hera e dytë që Siparantum performon jashtë vendit. Artikulli përfundon duke lavdëruar punën e korit dhe sidomos repertorin që ata kanë.
“Në Nancy të martën ata u pritën me duartrokitje të mëdha”, thekson Claude Larose. Presidenti i Croissants d’Or ishte i mahnitur nga repertori i korit Siparantum.
Repertori i Korit Siparantum ka vepra të epokave të ndryshme të gërshetuar në vete, që nga ato tradicionale e deri te ato moderne. / KultPlus.com