Kosovare Asllani zyrtarisht kandidate për “Topin e Artë”

Kosovare Asllani, futbollistja shqiptare e Real Madritit, zyrtarisht kandidate për Topin e Artë për femra, për vitin 2019, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘’France Football’’, duke publikuar listën prej 20 kandidatëvve potencial, për të marrë këtë cmim.

Me një juri prej 120 finalistëve në gjithë botën, do të votohet sipas këtyre kritereve: paraqitja individuale dhe ekpore, talentit dhe ndershëmria në lojë si dhe aftësia për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve gjatë gjithë kohës.

Bashkangjitur gjeni linkun e lajmit nga ‘’France Football’’. /KultPlus.com

Mediat e huaja: Kosovare Asllani, futbollistja më e mirë në Kupën e Botës

Kupa e Botës që u zhvillua në Francë e bëri SHBA-në kampionë të Botës për herë të katërt në histori, duke fituar gjysmën e kampionateve të organizuara.

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” ka bërë një përmbledhje rreth kampionatit të këtij viti.

Kosovare Asllanin, sulmuesen e Suedisë me prejardhje nga Kosova ata e kanë konsideruar si futbollisten më të mirë të turneut.

Asllani e cila pësoi një lëndim në gjysmëfinale nuk arriti të kaloj Holandën për tu kualifikuar në finale, por mposhti Anglinë në garën për vendin e tretë duke shënuar edhe një gol të bukur.

“Lojtarja e turneut? Kosovare Asllani. Suedezja unike me numrin nëntë në fanellë është goditur gjithkund nëpër fushat rreth e përqark Francës, duke vrapuar me zemërim dhe doku e drejtuar sulmit e Suedisë në këtë garë”, shkruhet në artikullin e The Guardian.

“Pasi u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme mes kohës kur u largua dhe u kthye në ekipin kombëtar të Suedisë, këtë verë Asllani ia ka rikujtuar botës se çfarë është e aftë të bëjë”.

Kosovare Asllani është një sulmuese tipike, por në mungesë të mesfushorëve trajneri i Suedisë e vendosi atë mbrapa sulmit duke mos i dhënë shumë mundësi të shënoj.

Kosovare Asllani me Suedinë fitojnë vendin e tretë në Kupën e Botës

Suedia e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës në kategorinë e femrave, pasi e ka mposhtur 2-1 Anglinë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Kosovare Asllani në minutën e 11-të, për t’i dhënë kështu epërsinë suedezeve.

Sofia Jakobsson (22’) shënoi për 2-0 për Suedinë, mirëpo përfaqësueset e ‘Tre Luanëve’ u këndellën shpejtë.

Francesca Kirby shënoi në minutën e 31’-të, për ta ngushtuar kështu rezultatin në 2-1, e që kaq kishte nga pjesa e parë.

Pjesa e dytë kishte disa shanse të mira për shënim, mirëpo futbollistet e të dyja anëve nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Kosovare Asllani kishte paraqitje të jashtëzakonshme, e që me golin e shënuar sot (6 korrik), ishte i treti në këtë Kampionat Botëror që u zhvillua në Francë. /Telegrafi/

https://youtu.be/938g6LD-iXM

Çitaku: Vajzat na e zdritën fytyrën

Kosovare Asllanit i është ndërtuar në statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbrojn ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja. Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra. Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.

Për këtë nderim që i është bërë vajzës shqiptare ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

“Kosovare Asllani nderohet me statujë në Suedi!  Vajzat na e zdritën fytyrën”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Pos asaj, edhe tri futbollisteve të tjera i janë ngritur statujat – Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer./KultPlus.com

Kosovare Asllanit i ngrihet statujë në Suedi

Kosovare Asllanit i është ndërtuar në statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbrojn ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja.

Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra”.

“Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.

Pos asaj, edhe tri futbollisteve të tjera i janë ngritur statujat – Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer./KultPlus.com