Asllani: Nuk jam frikësuar të them se do të bëhem më e mira në botë

Ylli i Milanit, Kosovare Asllani, ka treguar se qysh kur i ka pasur 17 vjet, ka thënë që do të bëhet futbollistja më e mirë në botë.

Kjo, kur e kanë quajtur “Zllatane”, duke e krahasuar kështu atë si lojtare të kombëtares suedeze me Zllatan Ibrahimoviqin, një superyll  lazdran i këtij shteti, që ka prejardhje nga Bosnja e Ballkanit.

“Po, gjithmonë kanë dashur të ma ngjesin këtë emër, vetëm se mua nuk është që ma ka ndier shumë. Për mua ka qenë krejt pozitive vetëm se unë nuk kam dashur. Unë jam Kosovare Asllani edhe mjafton” ka thënë ajo në një intervistë ekskluzive me Naile Dema Selmani, për emisionin “Prijmë” të Klan Kosova.

“Gjithmonë ka qenë më shumë presion për mua, por unë kur kam qenë e re, në të parën intervistë që kam dhënë kur kam qenë në Suedi, si 17 vjeçe kam thënë se unë dua të bëhem lojtarja më e mirë në botë. Këtë e kam dashur, ka qenë ëndrra ime, nuk kam frikësuar ta them këtë”.

Asllani ka qenë e para vajzë ”me tjetër ‘background’ të Kombëtarja e Suedisë”. /KultPlus.com

Kosovare Asllani shënon gol, rrugës për medaljen e bronztë (VIDEO)

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka shënuar gol për të vazhduar rrugën për medaljen e bronztë në Kupën e Botës për Femra, shkruan KultPlus.

Suedia është duke e mposhtur 2-0 Australinë, derisa njërin prej golave e ka shënuar Asllani.

Goli nga Kosovare Asllani

https://twitter.com/samirsynthesis/status/1692831385206071740

Asllani, e cila dikur luante për klubin mbretëror, Real Madrid, tani ka kaluar te AC Milan, derisa kjo pritet të jetë medalja e dytë e bronztë që do ta fitojë në karrierën e saj. /KultPlus.com

Kosovare Asllani, ambasadorja e shqiptarëve në Botërorin e grave

Kosovare Asllani do të jetë përfaqësuesja e shqiptarëve në Kampionatin Botëror të grave, i cili do të nisë nesër.

Futbollistja kosovare do ta përfaqësojë Suedinë në garën prestigjioze që do të mbahet në Australi dhe në Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023, shkruan “Gazeta Express” .

Sulmuesja e Milanit është një legjendë e kombëtares suedeze, me të cilën i ka zhvilluar plot 170 ndeshje, ndërsa në këtë periudhë i ka realizuar edhe 44 gola.

Suedia do të jetë pjesë e Grupit G së bashku me Argjentinën, Italinë dhe Afrikën e Jugut.

Ndeshjen e parë, futbollistja kosovare me shoqe do ta zhvillojnë më 23 korrik ndaj kombëtares jug-afrikane.

Futbollistja e Milanit do të mundohet ta japë më të mirën për kombëtaren skandinave, me të cilën synon të ketë sukses në këtë Botëror.

Edhe pse e përfaqëson një vend tjetër, në të cilin është lindur dhe rritur, Kosovare Asllani nuk i harron kurrë rrënjët e saj.

Kohë pas kohe, ish-futbollistja e Manchester Cityt, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, ka festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar, ndërsa pak javë më parë ishte prezente në Kosovë, ku e zhvilloi edhe një ndeshje miqësore.

Ajo është shembull dhe model për t’u ndjekur nga vajzat në Kosovë. / KultPlus.com

Kosovare Asllani bëhet gruaja e parë që merr çmimin ‘Këmba e Artë’ (FOTO)

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është bërë gruaja e parë që ka marrë çmimin ‘Këmba e Artë’, i ndarë nga Principata e Monakos.

Asllani tha se ky është një çmim që ndahet për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare, është të paktën 29-vjeç dhe ka një personalitet të fortë.

Bashkë me Asllanin, çmimin e njëjtë e ka fituar edhe Roberto Lewandowski, për meshkuj.

“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare grua”, shkroi Asllani në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.

Asllani falënderoi Monakon, Princin Albert, Presidentin Antonio dhe gjithë organizatën, për mirënjohjen.

“Ky çmim përfaqëson futbollin e grave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja me renome botërore. / KultPlus.com

Kosovare Asllani përfshihet në ekipin ideal të “Euro 2022”

Kampionati Evropian i femrave përfundoi të dielën me fitoren e Anglisë kundër Gjermanisë në finale.

E tash, është koha për t’i bërë llogaritë pas mbylljes së kësaj gare prestigjioze, e cila u mbajt në Britaninë e Madhe.

Mediumi i madh sportiv “Goal.com” e ka nxjerrë edhe formacionin më të mirë të “Euro 2022”, përcjell “Gazeta Express”.

E në ekipin ideal të Evropianit të femrave është përfshirë edhe Kosovare Asllani.

Futbollistja kosovare bëri paraqitje pozitive në këtë garë, edhe pse nuk ia doli të triumfonte me Suedinë, të cilën e përfaqëson tash e sa vite.

“Çdo kundërshtare që i del përballë Kosovare Asllanit, e njeh krejt talentin e saj dhe se çka mund të bëjë ajo. Por, kjo nuk e bën më të lehtë ndaljen e saj. Plejmekerja e talentuar e drejtoi shfaqjen e Suedisë, me të cilën e arriti gjysmëfinalen, duke u renditur e treta për rastet e krijuara, e dyta për asiste, e treta për driblime të kompletuara dhe e dyta për faulle të fituar gjatë kësaj gare”, shkruan “Goal”, teksa e përshkruan me statistika paraqitjen e Kosovares në “Euro 2022”.

“Futbollistet me aftësitë e saj shpesh janë parë si lojtare luksoze. Por, Asllani është mjaft punëtorë dhe e ka një disiplinë defanzive, e cila është ekstremisht e rrallë në pozitën e saj. Asnjë lojtare nuk e ka fituar topin prapa në treshen finale të fushës në Evropian sa ajo. Kosovarja ka inteligjencë taktike të integruar në presionin e ekipit të saj”, përfundon përshkrimi i këtij portali për futbollisten nga Kosova, e cila është lindur dhe rritur në Suedi.

Kosovare Asllani këtë verë iu bashkua Milanit pasi e mbylli eksperiencën në Real Madrid, ndërsa më parë kishte luajtur edhe në Manchester City dhe në Paris Saint-Germain, krahas ekipeve suedeze, por e pati një eksperiencë të shkurtër edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, qe një kohë është lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Suedisë. /KultPlus.com

Gazeta Blick: Ylli më i madh i Suedisë e ka emrin Kosovare

Gazeta zvicerane Blick, i ka kushtuar një artikull futbollistës të kombëtares së Suedisë, Kosovare Asllani.

Në artikull vihet në pah se Asllani e ka prejardhjen nga Kosova.

Ajo krahasohet edhe me futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave që ka pasur Suedia, Zlatan Ibrahimoviq.

“Blick” thotë se ylli më i madh i Suedisë e ka emrin Kosovare.

Ylli më i madh i Suedisë është Kosovare

Kujdes nga ky yll! Kosovare Asllani, rrënjët i ka në Ballkan.

Ajo është për çdo vajzë futbolldashëse në Suedi.

Suedezet janë ekip i klasit botëror.

Me futbollistet si : Jane Caroline Seger, Fridolina Rolfö dhe Stina Blackstenius.

Por, Kosovare Asllani është ylli më i madh i Suedisë.

Ajo shënon gola dhe vendos ndeshjet.

Ashtu sikurse në fitoren 1:0 kundër Holandës, kur ajo godet Nouwen-in dhe më pas mban ia asiston topin Anderssonit në mënyrë perfekte.

Jashtë, ajo është model për të gjitha vajzat që kanë migruar në Suedi.

Ajo ka lindur në Kristianstad një vit pasi prindërit e saj u larguan nga vendi i tyre me dy vëllezërit e motrat e saj dhe emigruan në Suedi në 1988.

Emri i saj Kosovare, është një kujtim për atdheun e prindërve të saj.

Zemra e saj i përket dyja vendeve

Fakti që Kosovarja fitoi medaljen e argjendtë olimpike me Suedinë 27 vjet më vonë – në Rio 2016, ku Kosova mori pjesë për herë të parë si shtet i pavarur – është një histori e bukur.

“Jam shumë krenar që luaj për Suedinë dhe e kam Kosovën në zemër. Kjo medalje nuk është vetëm për Suedinë, por edhe për Kosovën. Zemra ime i përket të dy vendeve”, – pati thënë ajo  për Fifa.com.

Ajo gjithashtu ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare.

Asllani është prej kohësh e preferuara e tifozëve në Suedi, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv.

Krahasimi me Ibrahimoviq

Kosovare Asllani krahasohet me yllin suedez të futbollit Zlatan Ibrahimoviq.

Asllani për këtë pati thënë se nuk dëshiron të krahasohet me të dhe me asnjë futbollistë, pasi nuk kanë ngjashmëri mes vete.

Ajo deri më tani ka arritur të shënojë 43 gola në 160 ndeshje./ KultPlus.com

Kosovare Asllani bën thirrje që gratë të merren me sport: Gratë mund të ndryshojnë botën

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, u ka bërë thirrje të gjitha grave që të merren me sport në Ditën e Gruas, pra, 8 marsin, shkruan KultPlus.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale nga Asllani, kjo e fundit shihet e veshur me fanellën e një prej klubeve më të trofeshëm ndonjëherë, Real Madrid, ku edhe bën thirrje për gratë të merren me sport.

“Futbolli i grave po bëhet gjithnjë e më i mirë. Po bëhen gjithnjë e më shumë investime. Klubi më i madh në botë (Real Madrid) e ka themeluar klubin e saj të grave dhe kjo është pozitive. E di që për të barazuar futbollin e grave dhe burrave duhet punë por ne po bëjmë hapa drejt përmirësimit që janë shumë pozitive. Ta kemi futbollin e barabartë është qëllimi kryesor që kemi”.

Gjatë videos, ajo shtoi se gratë mund të sjellin ndryshimin në botë.

“Duhet ta ngrisim zërin sepse gratë mund ta ndryshojnë botën. Vazhdoni të besoni tek vetja juaj, tek ëndrrat e juaja dhe besoni se ju mund të jeni ndryshimi në botë”.

Asllani ka arritur që të fitojë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që u mbajtën vitin e kaluar, derisa ka fituar shumë trofe edhe me klube. /KultPlus.com

Ekipi i Real Madrit nderon Kosovare Asllanin para ndeshjes

Sportistja e suksesshme shqiptare Kosovare Asllani, është nderuar para ndeshjes së ditës së djeshme.

Ajo është vlerësuar falë performancave të saj gjatë ndeshjes së shkuar, sepse ishte shumë e përkushtuar gjatë gjithë ndeshjes. Sportistja shqiptare luajti lojën e saj të 156 -të me Suedinë, transmeton KultPlus.

Kosovare Asllani ka lindur në Suedi më 29 korrik 1989 nga prindër shqiptarë. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej por talentin e saj e fokusoj tek fusha e blertë dhe jo akulli. Pas sukseseve në Suedi e më tej, aktualisht 31-vjeçarja është pjesë e skuadrës së Realit të Madridit. / KultPlus.com

Kosovare Asllani siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike, lufton për të artën

Kosovare Asllani është pjesë e ekipit futbollistik të Suedisë që po merr pjesë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, shkruan KultPlus.

Ekipi suedez sapo ka siguruar medaljen e argjendtë në këtë garë, por i njëjti ekip do të luftojë për medaljen e artë, pasi që nesër do të jetë në finale me Kanadanë.

Kosovare Asllani është lindur dhe rritur në Suedi dhe është një ndër futbollistet më të suksesshme.

Bashkë me vajzat tjera të ekipit do të luajnë nesër, lojë që do të zhvillohet në ora 4 të mëngjesit, sipas kohës sonë.

Ky është edhe një sukses për sportistet shqiptare, ku tashmë Kosova ka siguruar dy medalje të arta, nga Nora Gjakova e Distria Krasniqi, kurse Kosovare Asllani që është nën petkun suedez, ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë./ KultPlus.com

Asllani me Suedinë në çerekfinale të Lojërave Olimpike

Kosovare Asllani me përfaqësuesen e Suedisë në futboll ka arritur në çerekfinale të turneut olimpik në “Tokio 2020”.

Suedia të martën triumfoi 2:0 ndaj Zelandës së re, duke përfunduar në pozitën e parë në Grupin G me pikë maksimale, 9 sosh.
Anna Anvegaard (17’) dhe Madelen Janogy (29’) shënuan golat për Suedinë. Asllani në këtë ndeshje u aktivizua në minutën e 85-të.

Suedia në çerekfinale do të përballet me nikoqiren, Japoninë, që përfundoi e treta në Grupin E.

Në çerekfinale nga Grupi G arriti edhe kampionja olimpike SHBA-ja. SHBA-ja barazoi pa gola me Australinë sot. Në çerekfinale do të përballet me Holandën. Dy çiftet tjera çerekfinale janë Kanada – Brazil dhe Britani e Madhe – Australi. / KultPlus.com

Kosovare Asllani fiton çmimin ‘Mahou Five Star Player’

Kosovare Asllani ka fituar çmimin ‘Mahou Five Star Player’ nga Real Madrid në sezonin 2020/2021, përcjell KultPlus.

Sulmuesja suedeze ka luajtur në 29 ndeshje dhe ka përfunduar sezonin si golashënuesja më e mirë e Madridit me 16 gola, shkruanjnë mediat e huaja.

Lojtarja shprehu falënderimin e saj për çmimin e fituar.

“Unë mendoj se kemi pasur një sezon shumë të mirë. Gjëja më e rëndësishme është që ne kemi arritur një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë”, ka thënë lojtarja.

“Jam shumë e lumtur, natyrisht. Ndihem sikur kam ndihmuar ekipin, por ky çmim shkon për të gjithë skuadrën sepse është puna e të gjithëve këtë sezon ”, ka shtuar ajo./ KultPlus.com

Kosovare Asllani shpallet futbollistja më e mirë për muajin prill

Sportistja e suksesshme shqiptare Kosovare Asllani, është shpallur futbollistja më e mirë për muajin prill 2021.

Ajo është vlerësuar falë performancave të saj gjatë muajit të kaluar, ku ka kontribuar në fitoret e ekipit të Real Madrid-it ku në katër ndeshje shënoi tre gola.

“Ne po bëjmë më të mirën dhe synimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të mbajmë pozicionin tonë në vendet e Ligës së Kampionëve”, – shprehet Asllani.

Kosovare Asllani ka lindur në Suedi më 29 korrik 1989 nga prindër shqiptarë. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej por talentin e saj e fokusoj tek fusha e blertë dhe jo akulli. Pas sukseseve në Suedi e më tej, aktualisht 31-vjeçarja është pjesë e skuadrës së Realit të Madridit.

Ajo filloi ëndrrën e saj të futbollit në Vimmerby IF vetëm 15 vjeç, la gjurmën e saj dhe bëri kokat të ktheheshin ndërsa shënoi 48 herë në 49 paraqitje. Ajo vlerësohej si një mrekulli dhe tani ka një fushë futbolli që mban emrin e saj në Vimmerby, krijuar në 2018. Performancat e saj të shkëlqyera në ekipin e të rinjve Vimmerby IF i mundësuan asaj një lëvizje në Linköpings FC në 2007, ku ajo filloi udhëtimin e saj profesional. Duke u bashkuar me klubin si një adoleshente sensacionale, asaj iu desh një sezon për të gjetur pozicionin e saj, por së shpejti ajo u bë një pjesë thelbësore e skuadrës dhe vazhdoi t’i ndihmojë ata të fitojnë kampionatin dhe kupën në 2009. Ky ishte Damallsvenskan ( Liga suedeze e grave) e parë i Linköpings. Kjo më pas u pasua nga një periudhë e shkurtër në ËPS në SHBA me Chicago Red Stars. Ajo bëri 13 paraqitje për ta duke shënuar dy herë. Asllani u kthye në Linköpings FC për të luajtur për ta për 2 sezonet e ardhshme gjithashtu në UËCL. Pas një sezoni në klubin e saj të lindjes Kristianstad DFF në 2011, u zhvendos ne PSG ku fillimi i saj në jetë në PSG ishte i shkëlqyeshëm ku ajo shënoi 17 gola në 19 paraqitje në kampionat në sezonin e saj të parë. Në 2 sezonet e ardhshme, ajo arriti të shënonte 20 gola në 34 paraqitje në kampionat.

Hapi i saj i ardhshëm ishte me Manchester City. Ajo nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me ta në janar të 2016. Qëndrimi i saj në Manchester City e pa atë të fitonte FA ËSL, Kupën Kontinentale dhe Kupën e FA. Ajo kryesisht operonte krahët gjatë qëndrimit të saj atje, gjë që pa një zvogëlim të ndjeshëm të rezultatit të shënimit të golit. Ajo arriti vetëm 3 gola në 25 paraqitje totale për Blues me një prej tyre që erdhi kundër Lyon në gjysmë-finale të UËCL. Ndërsa 28-vjeçarja po fitonte trofe, ajo dëshironte ta çonte ndeshjen e saj në nivelin tjetër dhe shtëpia është vendi për këtë.

2017 ishte viti i kthimit në shtëpi për Kosse, ajo u kthye në Suedi për të luajtur për Linköpings. Ajo ndihmoi ekipin të fitonte një kampionat tjetër në 2017. Kthimi u tregua i dobishëm për lojtarin në nivelin individual. Kjo u shfaq në ËËC që pasoi, e cila ishte ndoshta disa nga futbollet më të mira që ajo ka luajtur për Suedinë.

Ajo që pasoi Kupën e Botës 2019 ishte një ëndërr e përjetshme për të. Asllani u bashkua me Real Madrid (CD Tacón në atë kohë) për t’i ndihmuar ata të fillojnë këtë epokë të re, për të ndërtuar diçka të veçantë, për të qenë një nga figurat themeluese të ekipit.Bëri debutimin e saj për ekipin kombëtar në 2009 kundër Danimarkës dhe u përfshi në skuadrën e Euro 2009. Pasi ishte ngrirë nga skuadra për FIFA WWC 2011, ajo u kthye për Lojërat Olimpike të Londrës dhe që atëherë ka luajtur një rol jetësor në çdo konkurs të madh./ KultPlus.com

Kosovare Asllani 3 gola në 3 minuta me Realin

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madridit.

Ditën e djeshme Asllani ka realizuar tre gola në ndeshjen që Real Madridi e fitoi 3-1 kundër Valencias.

Ajo kompletoi tripletën brenda tre minutave, duke shënuar gol në minutën e 67’, 68’ dhe 80’.

Goli i parë nga gjuajtja e lirë ishte si dikur kur shënonte Cristiano Ronaldo, teksa goli i dytë ishte gjithashtu i bukur, ku realizoi me parabolë./ KultPlus.com

Gazeta spanjolle: Kosovare Asllani, ylli i ekipit të femrave

Me 9 gola në 13 ndeshje, Kosovare Asllani është ndër më të mirat e Primera Iberdrola. Kështu e nis shkrimin e tij portali spanjoll “Bernabeudigital”, transmeton KultPlus.

Me të njëjtët gola si lojtaret e Barçës, Jennifer Hermoso dhe Oshoala, futbollistja me origjinë shqiptare është shënuesja e tretë më e mirë në kampionat pas Esther (14 gola me Levante) dhe Ludmila (10 gola me Atletico) dhe gjithashtu golashënuesja më e mirë e Realit.

“Sulmuesja, është një nga pikat e forta të ekipit madrilen, vendimtare në disa ndeshje dhe një pjesë e rëndësishme në skemat e trajnerit të saj. Nuk ka dyshim, se ajo është një nga lojtaret më të mira në kampionatin spanjoll dhe natyrisht në botë”,- citon portali spanjoll.

Duke e konsideruar Asllanin si një sulmuese me teknikë të patëmetë media spanjolle thotë se ka një mesatare shumë të lartë dhe aty ku bie më shumë në sy talenti i saj është seksioni teknik, pra driblimi dhe aftësia e saj për gjuajtje të lira.

Po kështu, dhe fizikisht ajo është një lojtare e shquar me cilësi të mira si mbrojtja e topit, forca dhe diapazoni i saj i kërcimit.

Duke bërë vlerësimin taktik, media spanjolle thotë se ka një vizion të jashtëzakonshëm të lojës, inteligjencë taktike dhe lojë jashtë fushe.

“Pa dyshim, një sulmuese shumë e plotë dhe me cilësi të lartë, një yll botëror, sezoni i së cilës është mbresëlënës këtë skuadër të re femërore të Real Madrid”, e mbyll shkrimin e saj “Bernabeudigital”. / KultPlus.com

Kosovare Asllani në top 5-shen e vitit të ‘Euro Sport Star of the Year’

Sulmuesja shqiptare Kosovare Asllani është përzgjedhur në top 5 e EuroSportit, “Euro Sport Star of the Year”, shkruan KultPlus.

Gazeta online Eurosport ka shkruar se Asllani është e pesta në ketë listë nëpërmjet së cilës po tentohet që të mbushë boshllëkun e Ballon d’Or për këtë vit.

Kosovare Asllani ka lindur në Suedi më 29 korrik 1989 nga prindër shqiptarë. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej por talentin e saj e fokusoi tek fusha e blertë dhe jo akulli.

Pas sukseseve në Suedi e më tej, aktualisht 31-vjeçarja është pjesë e skuadrës së Realit të Madridit./ KultPlus.com

Kosovare Asllani, sulmuesja më e mirë në listën e Fifapro 2020

Sulmuesja shqiptare Kosovare Asllani është përzgjedhur mes 55 futbollisteve më të votuara nga Fifapro.

Ajo është në treshen e parë që ka marrë më shumë vota si sulmuese duke kaluar kështu në World 11 që Fifapro dhe Fifa, për rezultatet që do të shpallen më 17 dhjetor.

Në listën me 55 emra të këtij viti, 15 prej tyre janë emra të rinj ndërkohë që Tabitha Chavvinga nga Malavi është lojtarja e parë afrikane në historinë e kësaj liste.

Kosovare Asllani ka lindur në Suedi më 29 korrik 1989 nga prindër shqiptarë. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej por talentin e saj e fokusoi tek fusha e blertë dhe jo akulli.

Pas sukseseve në Suedi e më tej, aktualisht 31-vjeçarja është pjesë e skuadrës së Realit të Madridit. /dp/ KultPlus.com

Kosovare Asllani: Qëllimi im është ta çoj Real Madrid në “Champions League”

Ekipi i femrave të Real Madrid-it është renditur mjaft mirë këtë sezon, ku padyshim meritë ka pasur edhe loja e futbollistes shqiptare Kosovare Asllani. Në një intervistë në Suedi, ku ajo ka përfaqësuar ekipin e Real Madridid ka folur për objektivat e grupit.

Sulmuesja Asllani është shprehur se ekipi nuk do të jetë i kënaqur vetëm me mbylljen e një sezoni. “Për Real Madrid qëllimi është fitorja. Ky është viti i parë që ne kemi zyrtarisht një ekip që synon triumfin. Megjithatë, qëllimi është që të përpiqemi të fitojmë sërish. Personalisht, qëllimi im është për të zënë një nga vendet e “Champions League” këtë vit “, u shpreh Asllani në një intervistë për gazetën suedeze “Aftonbladet”.

Kosovare Asllani gjithashtu ka folur për situatën e koronavirusit në Spanjë. “Jemi në një fazë të vështirë, nuk mund të largohemi nga shtëpia ose hoteli dhe kjo situatë shkakton trishtim. Mund të qendrojmë vetëm në hotel dhe të stërvitemi është pak monotone. Herë pas herë bëjmë teste Covid-19 dhe mundohemi të mos neglizhojmë masat anti-covid, por tani jam mësuar me maska ​​sepse në Spanjë, sepse ato janë të detyrueshme”.

Sa i përket përgatitjes së saj për ndeshjet, ajo është gjithmonë shumë e sigurt në vetvete. “Për sa kohë që jam përgatitur dhe ndihem mirë, jam shumë e qetë. Është diçka që e kam mësuar gjatë karrierës time. Kur isha e re mendoja se të gjithë po më shikonin, por tani e di që nuk është kështu”, shpjegoi lojtarja e ekipit të femrave të Real Madrid./ KultPlus.com

Kosovare Asllani shkruan historinë me Real Madridin, shënon golin e parë

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani ka shënuar golin e parë në histori të ekipit të femrave të Real Madridit.

Klubi i femrave të “Real Madridit” nga ky sezon ka filluar garat në elitë, sepse është ribashkuar dhe ka blerë të drejtat e klubit “Tacon”.

Megjithatë, ‘galaktiket’ nuk e kanë nisur edhe mirë sezonin 2020/21 në Primera Division duke u mundur thellë 0-4 nga Barcelona në ndeshjen e parë.

Në ndeshjen e javës së dytë, ekipi i femrave të “Los Blancos” nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Valencia.

Golashënuesja e parë në histori në klubin e femrave të Realit dhe e vetmja që shënoi në këtë ndeshje ishte futbollistja shqiptare Kosovare Asllani.

Asllani ishte e saktë në minutën e 22-të të ndeshjes, duke i dhënë epërsinë 0-1 Real Madridit, por avantazhin nuk munden ta mbajnë deri në fund. Valencia barazoi disa minuta më vonë për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja./ KultPlus.com

Gazeta spanjolle ‘Medium’ e quan Kosovare Asllani mbretëreshë të Madridit

“25 qershor 2019. Një datë që do të mbahet mend përgjithmonë nga tifozët e Madridit në të gjithë botën. Madridi më në fund po zbarkonte në peizazhin e futbollit femëror, pak vonë por më mirë vonë se kurrë ..

Real Madrid po kërkonte një fillim perfekt për këtë kapitull të ri. Ata po kërkonin emra që do të ishin sinonim i asaj për të cilën qëndronte Real Madrid si një klub. Ata donin që një lojtar i aftë të bëhej fytyra e këtij projekti të ri. Ata donin dikë me të cilin fansat mund të krijonin një lidhje. Ata aspironin të sundonin futbollin e grave.

Dhe për të sunduar një mbretëri ju duhej një Mbretëreshë dhe kjo mbretëreshë ishte shqiptarja Kosovare Asllani.

Kjo është historia e lojtares së parë Galaktike të Real Madrid. Kjo është një histori e ëndrrave që bëhen realitet. Kjo është historia e punës së palodhur dhe këmbënguljes. Kjo është historia e mbretëreshës së Madridit.”

Kështu e ka nisur shkrimin e saj për Kosovare Asllanin gazeta spanjolle Medium e cila ka bërë edhe një përmbledhje të plotë të karrierës së futbollistes.

E lindur në 1989 në Kristianstad, Kosse (shkurt për Kosovare)  ka luajtur me skuadra të ndryshme në të gjithë globin para se të kthehej në “shtëpi” në Real Madrid.

Ajo filloi ëndrrën e saj të futbollit në Vimmerby IF vetëm 15 vjeç, la gjurmën e saj dhe bëri kokat të ktheheshin ndërsa shënoi 48 herë në 49 paraqitje. Ajo vlerësohej si një mrekulli dhe tani ka një fushë futbolli që mban emrin e saj në Vimmerby, krijuar në 2018.  Performancat e saj të shkëlqyera në ekipin e të rinjve Vimmerby IF i mundësuan asaj një lëvizje në Linköpings FC në 2007, ku ajo filloi udhëtimin e saj profesional. Duke u bashkuar me klubin si një adoleshente sensacionale, asaj iu desh një sezon për të gjetur pozicionin e saj, por së shpejti ajo u bë një pjesë thelbësore e skuadrës dhe vazhdoi t’i ndihmojë ata të fitojnë kampionatin dhe kupën në 2009. Ky ishte Damallsvenskan ( Liga suedeze e grave) e parë i Linköpings. Kjo më pas u pasua nga një periudhë e shkurtër në ËPS në SHBA me Chicago Red Stars. Ajo bëri 13 paraqitje për ta duke shënuar dy herë. Asllani u kthye në Linköpings FC për të luajtur për ta për 2 sezonet e ardhshme gjithashtu në UËCL. Pas një sezoni në klubin e saj të lindjes Kristianstad DFF në 2011, u zhvendos ne PSG ku fillimi i saj në jetë në PSG ishte i shkëlqyeshëm ku ajo shënoi 17 gola në 19 paraqitje në kampionat në sezonin e saj të parë. Në 2 sezonet e ardhshme, ajo arriti të shënonte 20 gola në 34 paraqitje në kampionat.

Hapi i saj i ardhshëm ishte me Manchester City. Ajo nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me ta në janar të 2016. Qëndrimi i saj në Manchester City e pa atë të fitonte FA ËSL, Kupën Kontinentale dhe Kupën e FA. Ajo kryesisht operonte krahët gjatë qëndrimit të saj atje, gjë që pa një zvogëlim të ndjeshëm të rezultatit të shënimit të golit. Ajo arriti vetëm 3 gola në 25 paraqitje totale për Blues me një prej tyre që erdhi kundër Lyon në gjysmë-finale të UËCL. Ndërsa 28-vjeçarja po fitonte trofe, ajo dëshironte ta çonte ndeshjen e saj në nivelin tjetër dhe shtëpia është vendi për këtë.

2017 ishte viti i kthimit në shtëpi për Kosse, ajo u kthye në Suedi për të luajtur për Linköpings. Ajo ndihmoi ekipin të fitonte një kampionat tjetër në 2017. Kthimi u tregua i dobishëm për lojtarin në nivelin individual. Kjo u shfaq në ËËC që pasoi, e cila ishte ndoshta disa nga futbollet më të mira që ajo ka luajtur për Suedinë.

Ajo që pasoi Kupën e Botës 2019 ishte një ëndërr e përjetshme për të. Asllani u bashkua me Real Madrid (CD Tacón në atë kohë) për t’i ndihmuar ata të fillojnë këtë epokë të re, për të ndërtuar diçka të veçantë, për të qenë një nga figurat themeluese të ekipit.Bëri debutimin e saj për ekipin kombëtar në 2009 kundër Danimarkës dhe u përfshi në skuadrën e Euro 2009. Pasi ishte ngrirë nga skuadra për FIFA ËËC 2011, ajo u kthye për Lojërat Olimpike të Londrës dhe që atëherë ka luajtur një rol jetësor në çdo konkurs të madh.

Ajo u votua lojtarja më e mirë suedeze në vitin 2017 duke fituar “Diamantbollen”. Ajo është ndër lojtarët më të mirë që ka veshur fanellën suedeze, pasi ka grumbulluar 133 ndeshje dhe ka shënuar 37 gola./ dasporashqiptare/ KultPlus.com

Suedia me dokumentar për Kosovare Asllanin

Kosovare Asllani është padyshim një histori suksesi, nga ato që bëjnë çdo shqiptar të ndihet krenar.

Asllani ka lindur në Krisianstad në Suedi dhe i gjithë rrugëtimi i saj i suksesit në futboll është pasqyruar në një dokumentar.

Para pak ditësh vetë Asllani me një status në rrjetin social Twitter njoftoi njdekësit e saj për dokumentarin.

“Ju mund ta ndiqni rrugëtimin tim nga fëmijëria deri këtu ku jam sot në dokumentarin Dplay që do të transmetohet në Suedi më 10/7. Një hap tjetër për t’i inspiruar gjeneratat e ardhshme, rruga drejt qëllimit dhe ëndrrave do të jetë e gjatë, por gjithmonë do t’ia vlejë”, shkroi ajo në Twitter.

Kosovare Asllani është shqiptare nga Kosova, e lindur në Krisianstad në Suedi. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej, por ajo zgjodhi që ta fokusojë karrierën në futboll. Në moshën 15 vjeçare, ajo filloi karrierën e saj në Vimmerby IF. Gjatë kohës kur ishte pjesë e Vimmerby IF, ajo shënoi 49 gola në 48 ndeshje. Në vitin 2007, ajo shkoi që të luaj për Linköping FC. Më 4 dhjetor 2009, skuadra amerikane Chigago Red Stars konfirmoi se kishte nënshkruar me Kosovaren nga skuadra suedeze Linköpink FC. Asllani ka luajtur vetëm një sezon në këtë skuadër. Pas sezonit, Asllani kthehet në Linköping FC.

Në dhjetor 2011, Asllani shkon në vendlindjen e saj Krisianstad për të luajtur për Kristianstad DFF. Pasi kontrata e saj përfundon, Asllani shkon për në Paris për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare në skuadrën PSG Feminines.

Pas katër vitesh në Francë, në vitin 2016 ajo nënshkruan me me Manchester City-n në Angli dhe qëndron aty një vit.

Në 2017 rikthehet sërish në Suedi me Linköping për të kaluar më pas në 2019 tek Taco në Spanjë.

Duke filluar nga ky sezon Taco është shkrirë me Real Madrid dhe tashmë ajo do të jetë pjesë e ‘galaktikëve’, madje është cilësuar blerja e parë ‘big’e klubit.

Sa i përket karrierës kombëtare ajo aktivizohet me Suedinë që prej viti 2008 dhe ka luajtur më shumë se 90 ndeshje. / KultPlus.com

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani do të jetë pjesë e Real Madridit për sezonin e ri

Kosovare Asllani, futbollistja shqiptare do të jetë pjesë e Real Madridit në futboll në kategorinë e vajzave për sezonin e ri 2020/2021 në Spanjë. Ky padyshim është lajm fantastik për vet Asllanin dhe mbarë popullin shqiptar, shkruan KultPlus.

Gazeta e njohur spanjolle “AS”, bëri të ditur se Asllani do të jetë njëra prej lojtareve kryesore në ekipin e ri të Real Madridit, njëri prej ekipeve më të mëdha spanjolle. /KultPlus.com

Futbollistja shqiptare në mesin e 10-të grave më të fuqishme në Suedi

Kosovare Asllani, futbollistja e njohur shqiptare është zgjedhur në mesin e 10-të grave më të fuqishme në Suedi.

Në një artikull të publikuar në faqen zyrtare të shtetit suedez, vlerësohet kontributi i Asllanit në ndeshjet e kategorisë së femrave në Botërorin e 2019-ës. Gjatë vitit të kaluar, 30-vjeçarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”.

Futbollistja shqiptare shënoi tre gola të rëndësishëm gjatë Kupës së Botës. Një në ndeshjen fituese kundër Kilit, një tjetër në ndeshjen fituese kundër Tajlandës dhe një e treta në ndeshjen bronzi kundër Anglisë.

Për shumë vite, Suedia ka pasur një nga skuadrat më të mira në botë kur bëhet fjalë për futbollin e grave. Fitimi i bronzit në Kupën e Botës 2019 bëri që mbështetja për ekipin të rritet në mënyrë dramatike dhe më në fund u tha se Asllani është një nga meritoret më të mdha në njohjen që meritojnë me të vërtetë. /Albinfo.ch. / KultPlus.com

Kosovare Asllani e nominuar për Topin e Artë

Futbollistja Kosovare Asllani është dominuar për ta fituar Topin e Artë në vitin 2019.

Ajo ndodhet në mesin e 20 futbollisteve që konsiderohen si më të mirat për ta fituar këtë çmim, njofton Klan Kosova, transmeton KultPlus.com

Lista e plotë e futbollisteve të nominuara për Topin e Artë:

Sam Kerr (AUS/Chelsea)

Ellen White (ENG/Manchester City)

Nilla Fischer (SWE/Linkopings)

Amandine Henry (FRA/Lyon)

Lucy Bronze(ENG/Lyon)

Alex Morgan (USA/Orlando Pride)

Vivianne Miedema (NED/Arsenal)

Dzsenifer Marozsan (GER/Lyon)

Pernille Harder (DEN/Wolfsburg)

Sarah Bouhaddi (FRA/Lyon)

Megan Rapinoe (USA/Reign FC)

Lieke Martens (NED/Barcelona)

Sari van Veenendal (NED/Atletico Madrid)

Wendie Renard (FRA/Lyon)

Rose Lavelle(USA/Ëashington Spirit)

Marta (BRA/Orlando Pride)

Ada Hegerberg (NOR/Lyon)

Kosovare Asllani (SWE/CD Tacon)

Sofia Jakobsson (SWE/CD Tacon)

Tobin Heath (USA/Portland Thorn)

Shpërblehet Kosovare Asllani

‘Sulmuesja më e mirë e vitit’, Kosovare Asllani është shpërblyer në Suedi.

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani, është duke i shijuar momentet më të mira në karrierën e saj si futbolliste.

Futbollistja nga Mitrovica, që shkëlqeu me Suedinë në Kampionatin Botëror të femrave, sonte, në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Suedisë, është shpërblyer me çmimin ‘Sulmuesja më e mirë e vitit’.

Asllani deri më tani ka bërë 126 paraqitje për Kombëtaren e Suedisë, ka shënuar 32 gola. KultPlus.com