BBC-ja sjell dokumentarin për Kurt Cobainin në 30-vjetorin e vdekjes së tij

BBC do ta publikojë muajin e ardhshëm një dokumentar kushtuar ikonës së rokut, Kurt Cobain.

Ky program njëorësh e nderon artistin amerikan në 30-vjetorin e vdekjes së tij.

“Momentet që drodhën muzikën: Kurt Cobain” do të emetohet pikërisht në prill, në muajin kur ai i kishte marrë vetes jetën.

Sipas një njoftimi për shtyp, dokumnetari do të “rrëfehet përmes pamjeve të rralla arkivore”, dhe ofron një “llogari viskerale të ditëve që i prinë atij momenti tragjik”.

Inteligjenca artificiale zbulon se si do të dukej sot Kurt Cobain nëse do të ishte gjallë

Pothuajse 30 vjet nga vdekja e Kurt Cobain, një imazh është publikuar në internet që tregon se si do të dukej ylli i Nirvana sot nëse do të ishte gjallë.

Duke përdorur një aplikacion AI, pra inteligjencën artificiale, është publikuar një fotografi që tregon se si do të dukej Cobain nëse do të ishte gjallë sot, në moshën 57-vjeçare.

Daily Star publikoi imazhin, i cili u krijua përmes Midjourney.

Kurt Cobain, i cili ishte përdorues heroine, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Lake Washington të Seattle, më 8 prill 1994. Trupi i tij kishte ditë të tëra atje dhe në të u gjetën sasi të mëdha heroine dhe gjurmë qetësuesish. Raporti i mjekut vlerëson se ai vdiq më 5 prill 1994.

Edhe sot e kësaj dite, shumë besojnë se ylli i rrokut 27-vjeçar është vrarë. Ai konsiderohet si një pionier dhe lider në historinë e grunge dhe muzika e tij ndikoi dhe vazhdon të ndikojë në skenën botërore të muzikës rock./balkanweb/KultPlus.com

Kurti mirëpriti familjarët e shkrimtarit të ndjerë, Moikom Zeqo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar të ndjerë, Moikom Zeqo.

“Me bashkëshorten Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, evokuan kujtime për të ndjerin Zeqo, që iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020”, ka thënë Kurti.

Zonja Miraj dhe Epidamni, që të dy autorë edhe vet, i dhuruan kryeministrit librat autorial të tyre bashkë me një libër të Moikom Zeqo, njofton Klankosova.tv.

Kryeministri Kurti falënderoi familjarët për vizitën dhe tha se kujtimi për Moikomin do të jetojë gjithmonë përmes librave, veprave, fjalëve dhe këshillave të tij.

Shkrimtari Moikom Zeqo, përveçse autor i suksesshëm, ishte edhe ministër i Kulturës, deputet i Kuvendit dhe Drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Tiranë. Vitin tjetër ai do të festonte 75-vjetorin e lindjes./klankosova/KultPlus.com