Laura Fazliu në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Loriana Kuka eliminohet

Laura Fazliu ka treguar paraqitje fantastike, për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ndërsa Loriana Kuka është eliminuar në raundin e tretë.

Laura në raundin e dytë pati punë me garuesen nga Ukraina Yuliia Hrebenozhko, të cilën e kaloi pa vështirësi, duke e mposhtur me IPPON, për të kaluar në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogram.

Në çerekfinale do të ketë punë me francezen Clarisse Agbegnenou, ku do të kërkojë me çdo kusht një vend në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Loriana Kuka edhe pse ishte shumë aktive dhe e fitoi raundin e dytë, pasiviteti ia humbi ndeshjen në raundin e tretë ndaj holandezes Sanne Van Dijke, kështu për të mbyllur eksperiencën e saj në këtë Kampionat Evropian./Nacionale/KultPlus.com

Trajneri Kuka pas fitores së Fazliut në Masters: Ditë e lumtur, sporti po i shfaq vlerat gjithmonë

Sot, me fitoren e xhudistes kosovare, Laura Fazliu, trajneri Driton Kuka është shprehur se ndihet i lumtur, duke thënë se sporti po arrin shfaq t’i vlerat gjithmonë, shkruan KultPlus.

Sportistja Fazliu, sot në podium ka ka arritur të mposhtë dy Japoneze ish-Kampione Botërore dhe Clarise francezen 6 herë Kampione.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të trajnerit Kuka:

Çfarë Laure 🏅
World Judo Masters 2023
Laura Fazliu e artë!
Çfarë podiumi dy Japoneze Ish Kampione Botërore dhe Clarise Francezja 6 x Kampione Botërore e Kampione Olimpike e Laura Fazliu e artë 🏅
Një performancë e shkelqyeshme e saj.
Dominoj ajkën Botërore.
1800 Pikë Olimpike dhe ajo tashmë po paralajmërohet si një ndër favoritet për medalje Olimpike në #paris2024
Një ditë e bukur dhe e lumtur për mua.,ekipin dhe shtetin tonë që përmes sportit po shfaq vlerat gjithmonë!
Laura sot drejt të artës mposhti të dy japonezet,Izraeliten Gefen dhe Rumunen Ivanescu !
Performancë të mirë dhe tashmë me 488 pikë do hyj nē Normë Olimpike kishte edhe Akil Gjakova fitoj dy lufta dhe pësoj dy herë vendi i 7 dhe tash lirisht po them që u rikthye në krye të detyres.
Kosova mbi të gjitha …
Foto pas garës na u bashkangjit Clarise Agbegnenou legjenda e xhudos që sot ishte e bronztë në kategorinë e Laures deri 63 k./KultPlus.com

Laura Fazliu, e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit, mposhti rusen

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit.

Fazliu në përballjen për medalje të bronztë fitoi ndaj ruses Dali Liluashvili me waza-ari, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura Fazliu shënoi dy fitore dhe humbi një deri në ndeshjen për repasazh.

Ndërkohë sot garuan edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, por që nuk arritë medalje.

Teksa dje Nora Gjakova siguroi medaljen e bronztë. /Klankosova.tv./KultPlus.com

Laura dhe Petrarka, dashuri që nënshtroi me zjarrin e pasionit një zemër dhe ndërtoi një monument

Nga Albert Vataj

Të merituara do të ishin gjithëçfarë nderimi dhe mirënjohje për t’rrallin burrë që kultivoi një gjuhë, që hyjnizoi një ndjenjë dhe jetësoi modelin e tokësorit që preku apogjeun. T’pamatën ndjenjë që s’reshti së s’kalituri me daltën e pasionit një dashuri epike.

Dashuria marroke për Laureta de Noves, 336 sonetat-psalme hyjnizese të këtë marrëdhënie, kësaj dashurie që harbohej pengimesh e zjarresh pasionuese, i mëkoi amshimin “babait të Rilindjes Italiane”. Krejtçfarë sendërtoi këtë personalitet krejt të pazakontë, të dijes dhe kulturës, humanizmit dhe sharmit estetik, u kredh në gjunjët e kësaj dashurie platonike, e cila shkreptiu në mëngjesin e 6 prillit të vitit 1327 në Avinjon, ku ai behte i mirëpirtur në oborrin papal, pas studimeve të jurisprudencës që i kishte kryer në Monpelie dhe Bolonjë. Ishte ky shigjetim Kupidi që do të tejpërtejtë zemrën e tij dhe do të plazmonte shkëlqimin më të ambroztë të memories italiane, prej lirikave që ky shpirt pasionesh të stuhishme gatoi.

Po Laura kush është, ajo së cilës Petrarka i këndoi që nga çasti që e njohu, me rimat më të ëmbla dhe tinguj të panjohur. Letërsia që po lindte pas muzgun e Mesjetës i është mirënjohës këtij takimi, këtij akti sublim, të dashurisë me shikim të parë. Sikundër Beatriçe e Dantes, edhe Laura ishte një tjetër italiane e mrekullueshëm, së cilës i detyrohet aq shumë letërsia e atij vendi. Aq me shkëlqim e ëmbëlsi, ngjyra dhe pasion, kushtim e amshim iu këndua asaj gruaje, sa asokohja dhe e mëvonshmja, do ta kishte të pamundur ta besonin se ishte një person real. Mosbesuesit dhe të mëdyshtit thanë se Petrarka nuk bëri as më pak e as më shumë se atë që bënë piktorët e mëdhenj, para dhe pas tij, të cilët krijuan një përfytyrim idilik, të një gruaje të virtytshme, një kreaturë të kulluar, për të derdhur në të format magjepsëse frymëzimet e tyre. Kundërshtitë dhe dilemat, zelli për të hedhur dritë mbi të vërtetën çoi deri atje sa të hapej varri ku preheshin eshtrat e Laurës, dhe kjo ndodhi diku në shekullin e XVI. / KultPlus.com