Lasgushi letër të bijës: Jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet

Poeti dhe shkrimtari shqiptar Lasgush Poradeci në një letër drejtuar vajzës së tij të madhe Kostandina, në vitin 1974, i drejtohet me këto fjalë:

 “… që të jetë njeriu vetëm duhet fuqi e madhe e zemrës, si dhe fuqi e madhe e shpirtit, them që e kam atë fuqi durimtare aq të madhe, d.m.th.aq sa më duhet për valët e jetës. Shumë herë dëshpërohem me një dëshpërim humbas kurajën, kurajën e madhe, shumë herë më ka lëshuar kurajo po prapëseprapë kam mundur t’a marr veten, t’i kaloj valët, t’a kaloj ujin, edhe kështu, bijë e babit, jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet. Kjo është filozofija e babkës tënd, tjetër filozofi nuk gjeta dot, tjetër filozofi nuk kishte si të qëndroj të mos rrëzohem dhe të kaloj një çikë më tej”.

Letra është publikuar nga vajza e tij Marie Poradeci / KultPlus.com