Artistja Lori Lako të enjten në do të mbaj një performacë ligjëruese për Lasgush Poradecin në Graz të Austrisë, shkruan KultPlus.
Në njoftimin e bërë nga artistja ajo thekson se gjatë qëndrimit të saj në Graz ishte e pamundur të mos mendonte për Lasgush Poradecin, pionerin e letërsisë moderne shqipe, që kishte jetuar ne Graz gjatë viteve 1924 – 1933.
“Të enjten me 27 maj, falë një shkëmbimi tregimesh me njerëzit që jetojnë sot në banesën e tij, unë do të bëj një përpjekje ”për të rikthyer Poradecin” në Grazin e sotëm, në Klosterweissgasse 74, përmes reflektimeve mbi historinë, kujtesën, poezinë dhe arkitekturën”, ka shkruar ndër të tjera artistja.
Në kontekstin e performancës së ligjëratës, artistja Lori Lako bën përpjekjen për të “rikthyer” poetin Lasgush Poradeci në shtëpinë Klosterweisgasse 74, ku ai jetoi gjatë viteve 1924-1933, artistja është e interesuar të kuptojë historinë si një gjallesë që lidh njerëzit.
Performanca e kësaj ligjërate do të mbahet në anglisht dhe shqip./ KultPlus.com