Çanta ‘Louis Vuitton’ me motive të flamurit shqiptar

Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës “Louis Vuitton”, është dizenjuar me motive të flamurit shqiptar.

“Flamuri më i bukur në botë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto të çantës së re “Louis Vuitton”.

Disa ditë më parë, marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me motive të flamurit shqiptar, ku dallon qartë shqiponja dykrenare në fushën e kuqe,  e cila ka filluar tashmë të shitet në internet./ KultPlus.com

Të jetosh mbi re kushton 170 milionë dollarë

Nëse doni të flini mbi re, dhe të jetoni në një prej apartamenteve më spektakolarë në botë, bëni gati 170 milionë dollarë. Papafingo magjike ndodhet në katin e fundit, të 96-in të një godine 426 metra të lartë në Manhatan.

Banesa, me një sipërfaqe totale prej 743 metrash katrorë, del për herë të parë në shitje prej pesë vitesh dhe për herë të parë publikisht. Brenda saj, orenditë janë të firmave luksoze si Louis Vuitton, Hermes dhe Bentley.

Pronari i saj është manjati saudit i pasurive të patundshme, Fawaz Al Hokair, i cili e ka blerë apartamentin në vitin 2016, për 88 milionë dollarë, për ta shitur tashmë për gati dyfishin e vlerës, sipas një raportimi të “Wall Street Journal”.

Apartamenti gjigant ka 6 dhoma dhe 7 tualete, një tavolinë ngrënieje oniksi për 12 persona, një piano mondane dhe një fasadë madhështore që sheh nga “Central Park”. Gjithashtu ka një bibliotekë private, një oxhak dhe një dhomë gjumi me mermer. Dyshemetë e tualeteve janë me ngrohje, ndërsa kuzhina e mbushur me elektroshtëpiake të fjalës së fundit të teknologjisë.

Godina ku ndodhet edhe papafingo quhet Park Avenue dhe është ndërtuar nga “Macklowe Properties” dhe “CIM Group”, me arkitekturën e Rafael Vinoly. Kur përfundoi në vitin 2015, shumë njujorkezë e kritikuan pasi thanë që stononte me panoramën e qytetit. / KultPlus.com

Louis Vuitton hedh në treg çantën si aeroplan, kushton 39 mijë dollarë

Shtëpia e modës Louis Vuitton është kthyer në qendër të vëmendjes këtë javë pasi ka krijuar një koleksion çantash që është në formën e një aeroplani. Ky koleksion u prezantua në Paris në janar dhe tani del në dyqane.

Drejtori krijues i Louis Vuitton Virgil Abloh, i cili është gjithashtu themeluesi i markës Off-White, doli me një çantë në formën e një aeroplan që shitet me 39,000 dollarë.

Abloh njihet për eksperimentimet e tij. Vitin e kaluar ai krijoi një cantë të mbushur me arushë të vegjël. Abloh, megjithatë, nuk është i parë që doli me çanta në formë të çuditshme, një mënyrë që ndjekin shtëpitë e modës për të tërhequr vëmendjen më shumë sesa të bëjnë shitje.

Çanta “Hektor” e stilistit amerikan Thom Browne, e cila është në formën e një qeni, është kthyer në një trend dhe kushton nga 26.000 dollarë në 30.000 dollarë për ato që e duan me lëkurë krokodili. / KultPlus.com

Një shqiptare për herë të parë e nominuar për çmimin e Louis Vuitton

Nensi Dojaka është shqiptarja që për herë të parë i bashkohet shtëpisë prestigjioze të modës Louis Vuitton. Të jesh pjesë e 20 stilistëve më të mirë në mbarë botën dhe sidomos në këtë markë botërore është padyshim një mundësi e rrallë.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër dhe me koleksionin e saj të modës ka arritur të shkojë në gjysmë finalen e ‘LVMH Prize’. Koleksioni do të vlerësohet nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë do të përfshihen edhe votat nga publiku, pasi sfilata do të mbahet online për shkak të rregullave anti-COVID.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria.

Nga data 6 deri më 11 Prill 2021 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ky edicion do të mbahet online në faqen e dedikuar lvmhprize.com, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja.

Koleksioni i shqiptares së talentuar, Nensi Dojaka renditet i 12-ti , ku ju mund të jepni edhe votën tuaj për të mbështetur stilisten shqiptare. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Bluza më e shëmtuar në botë shitet me çmim marramendës

Louis Vuitton është bërë objekt talljeje pasi ka nxjerrë në shitje, për rreth 6000 euro, një bluzë të mbuluar me kukulla.

Bluza ka të ngjitura 14 kukulla, ku përfshihen një bretkosë e gjelbër, një panda dhe një oktapod gri.

Shumë persona shkruan komente tallëse në faqen e markës së modës.

“Më në fund, një mënyrë për të futur në punë lodrat e vjetra që kam në shtëpi”, “Dhe thonë që e ka fajin Covid-19 për humbjen e shijes…” apo “Kjo është bluza më e shëmtuar në botë”, ishin disa nga komentet. / KultPlus.com

Fotografi Arton Sefa në kështjellën e parfumeve në Francë, realizon fotografi për Louis Vuitton dhe Vogue të Gjermanisë (FOTO)

Les Fontaines Parfumées kishte hapur portat për fotografin shqiptar Arton Sefa, i cili në një ambient si të përrallave së fundi ka realizuar fotosesionin për Louis Vuitton dhe Vogue të Gjermanisë, shkruan KultPlus.

Të hysh në këtë ambient ku prodhohen parfumet më të njohur botëror, të shijosh nga afër lulet e këtij kopshti, ku të njëjtat lule përdoren për krijimin e aromave më të fuqishme botërore, e që shumëkujt do ti kujtojë momente të rëndësishme të jetës, konsiderohet një eksperiencë e paharruar, por që në të njëjtën kohë me fotografi të vuloset suksesi i këtyre kompanive të mëdha botërore, me modelen emblemë të Lois Vuitton, është vetëm një sukses i radhës i fotografit shqiptar Arton Sefa.

Ai ka treguar për KultPlus për këtë fotosesion, dhe përvojën e tij në Les Fontaines Parfumées që gjendet në Grasse të Francës.

Sefa ka shpjeguar se me modelen Emmy Rappe, ai ka fiksuar fotografi nga kopshti i parfumerisë, që ka pas për qëllim që të tregojë edhe këtë vend magjik se prej ku dalin kaq shumë parfume të njohura. Në të njëjtën kohë ai ka treguar se janë fotografuar edhe proceset e krijimit të këtyre parfumeve, që janë të shtrira nëpër kate të ndryshme të  Les Fontaines Parfumées.

““Les Fontaines Parfumées” është një vend që ka një traditë që klientë të shumtë, shkojnë po në këto hapësira të blejnë parfumet e tyre, pikërisht në vendin edhe ku krijohen.

Arton Sefa ka ndarë me lexuesit e KultPlus edhe fotografitë e këtij sesioni që janë realizuar në Grasee të Francës.

Arton Sefa është fotograf i njohur nga Kosova që tashmë e sa vite bashkëpunon me revistat më prestigjioze të botës, dhe përvoja e tij me fotografinë tashmë është shtrirë në shumë vende të botës. / KultPlus.com

Marka luksoze “Louis Vuitton” porosit 40 milion maska nga Kina për Francën

Louis Vuitton, grupi më i madh në botë i mallrave luksoze, po porosis 40 milion maska ​​shëndetësore nga një furnizues kinez për të ndihmuar Francën të përballet me shpërthimin e koronavirusit.

Porosia e parë, me rreth 10 milion maska, do të dorëzohet në ditët në vijim, tha LVMH në një deklaratë. Dërgesa fillestare do t’i jepet shërbimit shëndetësor francez për t’u shpërndarë atyre që kanë nevojë në fillim të javës tjetër.

LVMH, pronar i markave të tilla si Louis Vuitton dhe Christian Dior dhe i kontrolluar nga njeriu më i pasur i Francës Bernard Arnault, tashmë është duke prodhuar dhe shpërndarë sanitizues dore falas për spitalet franceze.

Vende në të gjithë botën po mundohen të merren me krizën më të madhe të shëndetit publik që nga pandemia e gripit të vitit 1918, me pajisje mjekësore dhe mjete mbrojtëse me furnizim të shkurtër.

Shumë profesionistë të shëndetit në Francë kanë kritikuar mungesat ndërsa vendi lufton koronavirusin. (Reuters) /KultPlus.com