Malda Susuri dhe Rudina Voca me ekspozitë në Prizren


Këngëtarja Malda Susuri dhe kuratorja Rudina Voca do të mbajnë një ekspozitë në Prizren që për qëllim ka nxitjen e debatit për objektifikimin e grave pavrësisht identiteteve të tyre.

Për këtë inciativë ka shkruar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila e ka vlerësuar lartë këtë ekspozitë.

“Një iniciativë shumë e mirë e artistes Malda Susuri dhe kuratores Rudina Voca që synon të hapë debatin mbi objektifikimin e grave që jetojnë në Kosovë pa dallim moshe, etniciteti, statusi, besimi apo orientimi seksual. Shpresoj të shihemi në ekspozitën “Molla”, ka shkruar Jahjaga në Facebook. / KultPlus.com

Magjia e Malda Susurit (VIDEO)

E kemi zakon të kujtojmë këngëtarë të cilët me këngët e tyre e kanë pasuruar bagazhin muzikor modern në Kosovë.

Plot këngë dëgjohen edhe sot e janë krijuar para plot vitesh, duke të dhënë ndjenjën se janë të reja dhe të freskëta.

Njëjtë është edhe me këngët e Malda Susurit. Edhepse Malda ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, ato këngë të cilat ajo i ka krijuar ndër vite kanë hijeshinë dhe veçantinë e tyre.

Para ndoshta dhjetë vitesh Malda realizoi këngën “Vetëm shko”. Kjo mbetet ndër këngët më të mira të Maldës, me një videoklip nostalgjik që është krejt relevant edhe për ditët e sotme. Nuk ka dyshim që zëri i Maldës mbahet mend gjatë.

Një këngë tjetër që kujtohet prej Maldës është ‘Larg Vetes’, me tekst dhe muzikë të Vullnet Ibraimit. Malda e solli në mënyrën më të mirë, sidomos tekstin i cili është thellë dhe tregon se gjithmonë njeriu kthehet tek vetja, për reflektim në kokën e tij.

Dhe kënga legjendare e Maldës, me të cilën ajo edhe fitoi çmime muzikore, mbetet “Dashuri e hidhur” e realizuar para shumë vitesh dhe pjesëmarrëse në TOP FEST në Shqipëri. Me këto tri këngë vendosëm sot si KultPlus ta kujtojmë Maldën, një zë dhe paraqitje që i mungon muzikës. / KultPlus.com