Publikohet “Tukoh Taka”, himni zyrtar i Kampionatit Botëror (VIDEO)

Të premten, më 18 nëntor, FIFA publikoi videoklipin e “Tukoh Taka” ku marrin pjesë reperja Nicki Minaj, sensacioni ndërkombëtar Maluma dhe këngëtarja dhe aktorja Myriam Fares.

Kënga, e cila është himni zyrtar për Kupën e Botës, është kënga e parë tregjuhëshe e frymëzuar nga turneu ndërkombëtar i futbollit me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht. Në pamjet vizuale, të tre artistët paraqiten në shkretëtirat në Katar për të performuar këngën.

Përveç të gjitha rutinave të kërcimit elektrik, ka edhe skena nga ndeshje të ndryshme futbolli të përfshira në mes vargjeve të tyre.

“Tukoh Taka” është kënga më e fundit e publikuar si pjesë e kolonës zanore përuruese të Kupës së Botës. Kënga u prodhua nga Gordo, Play-N-Skillz dhe Massari.

Kupa e Botës 2022 mbahet në Katar dhe fillon këtë të diel, më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

Dëgjojeni më poshtë këngën zyrtare të “World Cup 2022”. / KultPlus.com

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares të premtën lansojnë himnin e “Katar 2022”

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares, do ta publikojnë nesër (e premte, 18 nëntor) himnin e ri të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, të titulluar “Tukoh Taka”.

Kjo këngë është e para në historinë e Botërorëve, në të cilën do të kombinohen gjuhët angleze, spanjolle dhe arabe. Sigurisht, kënga do të publikohet me videoklip.

Ky është një bashkëpunim midis shtëpive diskografike Universal Arabic Music, Universal Music dhe Republic Records.

“Ky bashkëpunim është një përzierje e përsosur e talenteve të Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares. Kënga ka të bëjë me bashkimin e fansave në mbarë botën dhe festimin e diversitetit”, ka raportuar revista muzikore, Billboard.

Shumë fansa të reperes janë emocionuar për këngën e re. Megjithatë, disa prej tyre e kritikuan për të qëndrimit të saj diskriminues ndaj personave LGBT. / KultPlus.com

(Foto: Getty Images/POPLine)

Hapi koncertin e Malumës, mediat greke shkruajnë për Eleni Foureira

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka qenë e përzgjedhura për të hapur koncertin e këngëtarit kolumbian, Malumës, në Greqi.

Përveç të pranishmëve në koncert, Eleni ka rrëmbyer dhe vëmendjen e mediave të cilat kanë përshkruar performancën e saj, duke e cilësuar si “shpërthyese”.

“Ajo bëri hapjen e koncertit në OAKA të mbushur plot të premten mbrëma, duke argëtuar të pranishmit në mënyrën e saj unike. Ndonëse i ftohti ishte i hidhur, Foureira ishte një zjarr përmes veshjes transpartente dhe plot kristale me të cilën zgjodhi që të ngjitej në skenë,” shkruan Protothema. / KultPlus.com

Elgit Doda dhe Ronela Hajati do të performojnë krah Malumas në Tiranë

Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Ai do të jetë kësaj here i pranishëm në ditën e verës, pas dy vitesh që koncerti i tij madhështor shtyhet për shkak të pandemisë Covid-19.

Sigurisht, vajzat mezi e kanë pritur ardhjen e tij dhe po ju tregojmë se në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. “Revista Who” bën me dije se gjithashtu Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.

Koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë.

Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.

Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.

Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij.

I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy”  i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.

Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón./ KultPlus.com

Maluma publikon datat e koncertit, një prej atyre vendeve Tirana

Maluma, ka konfirmuar zyrtarisht se do të vijë në Tiranë. Koncerti i tij ishte paralajmëruar shumë kohë më pare, por pandemia bëri të anulohej.


Pak orë më parë, këngëtari ka publikuar të gjitha datat e turit të tij në botë.

Edhe vihet re që më 14 mars 2022 do të jetë në Shqipëri. Pikërisht, kjo datë konsiston edhe Ditën e Verës./lapsi.al/ KultPlus.com

JLo dhe Maluma të enjten i lansojnë dy këngë së bashku

Jennifer Lopez i ka entuziazmuar fansat e muzikës latine anembanë botës, me ta bërë të ditur lajmin se së shpejti do ta lansojë bashkëpunim e parë muzikor me këngëtarin, Maluma.

JLo e bëri të ditur këtë lajm përmes rrjeteve sociale, me ç’rast i informoi 131 milionë ndjekësit e saj se ky videoprojekt i përfshinë dy këngë në një vend, “Pa Ti” dhe “Lonely”.

Dyshja e famshme e muzikës latine po ashtu ka ndarë pamje prapa xhirimeve të klipit, dhe si gjithmonë 51-vjeçarja Lopez shfaqet tejet tërheqëse dhe në disa skena edhe shumë intime me këngëtarin kolumbian, Maluma, transmeton Koha.

Këngët e fundit të lansuara nga JLo janë “Medicine” në bashkëpunim me reperin French Montana dhe “El Anillo”, këngë kjo e cila u publikua para dy vjetëve dhe i numëron më shumë se 330 milionë klikime në YouTube.

Megjithëse këngët, “Pa Ti” dhe “Lonely” e shënojnë bashkëpunimin e parë muzikor të dyshes, JLo dhe Maluma, ata së fundmi e kanë realizuar një film se bashku me titull “Marry Me”, dhe ku krahas tyre luan edhe aktori i njohur hollywoodian Owen Wilson. Me regji të Kat Cairo, filmi që i takon zhanrit komedi dhe romancë do të lansohet nëpër kinema, më 12 shkurt të vitit 2021.

Po ashtu, këngëtarja, valltarja dhe afaristja amerikano-latine Lopez, së bashku me këngëtaren kolumbiane Shakira, e përfaqësuan denjësisht komunitetin e tyre me performancën e jashtëzakonshme në finalen e futbollit amerikan “Super Bowl”. Kjo performancë 15 minutëshe e cila në vete i ngërthen disa prej hiteve më të njohura të dy yjeve të muzikës, vazhdon të jetë më e shikuara në platformën muzikore YouTube, me 184 milionë klikime. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFZjLIEJREd/