Në peshën e mjerimit tim Posted on 24 Tetor, 202124 Tetor, 2021 by Kult Plus Poezi nga Marina Cvetaeva Në peshën e mjerimit timti sheh dhe hedh ndaj meje fjalë…Je monument, jam fluturim,je gur në vend, jam këngë e gjallë…E di, se majin plot freskinjë hiç e ka në tokë amshimi…Por jam një zog në lartësidhe ligj më mbushet fluturimi…/KultPlus.com
‘Ti je e mirë, dashuri’ Posted on 18 Tetor, 202118 Tetor, 2021 by Kult Plus Poezi nga Marina Ivanova Cvetajeva / Përktheu: Qazim Shemaj Dhe e putha djaloshin në kokë,S’ia gjeta dot buzën, s’e di!E prapë siç dihet me kohë,Ti je e mirë, dashuri. Një çikëz verë të gëzuarDhe tej e hedh qyrkun, e flak,Oh, siç është thënë e shkruar,I çmendur do ndizesh ti, gjak. Veç , jo-për kohën që patëmDashuria s’u bë dot grua!Vetë Venera, si mori sëpatën,Shkrepën ashkla kudo në katua. Me ferrin me akull e murtajë,Me dimrin vuri kurorë.Dashuria dy krahët e sajI do me çizme të forta për borë. Pa shih ç ’krijim i adhuruar,Ti thurma litarin, se ç ’fat,Dhe ulu sipas përvojës së shkruarSiç shtrihet vajza në krevat. Dhe mirupafshim vonë a herët,Në prapë do shihemi tok,Kur ne të mësojmë që djemtëT’i puthim më mir’ se në kokë./KultPlus.com
Ti je e mirë, dashuri Posted on 25 Maj, 201825 Maj, 2018 by KultPlus MARINA IVANOVNA CVETAJEVA / Përktheu: Qazim Shemaj Dhe e putha djaloshin në kokë, S’ia gjeta dot buzën, s’e di! E prapë siç dihet me kohë, Ti je e mirë, dashuri. Një çikëz verë të gëzuar Dhe tej e hedh qyrkun, e flak, Oh, siç është thënë e shkruar, I çmendur do ndizesh ti, gjak. Veç , jo-për kohën që patëm Dashuria s’u bë dot grua! Vetë Venera, si mori sëpatën, Shkrepën ashkla kudo në katua. Me ferrin me akull e murtajë, Me dimrin vuri kurorë. Dashuria dy krahët e saj I do me çizme të forta për borë. Pa shih ç ’krijim i adhuruar, Ti thurma litarin, se ç ’fat, Dhe ulu sipas përvojës së shkruar Siç shtrihet vajza në krevat. Dhe mirupafshim vonë a herët, Në prapë do shihemi tok, Kur ne të mësojmë që djemtë T’i puthim më mir’ se në kokë.