Ne të dy

Poezi nga Marina Cvetaeva

Shqipëroi: Dritëro Agolli

Ne të dy si dy jehona shkojmë,
heshte ti, pas teje hesht dhe unë…
Ne të dy si dylli nuk durojmë
fati me pak zjarr na djeg pa zhurmë…
Dhe kjo ndjenjë, armikja jonë e mirë,
shpirtrat tanë i hedh në zjarr të gjallë,
ndaj të quhesh mik është e vështirë,
por dhe për armik nuk bëhet fjalë…
Buzëqeshja mbetet e helmuar,
pikëllimi: lodhje e përgjumur,
S’m’ë vjen keq për fjalën e shpenzuar,
më vjen keq për mallin tim të humbur…
Si anatomist ti më mësove,
një të keqe, helm me ëmbëlsirë…
Po, nëse nga vetja s’m’ë largove,
të të quaj mik e kam vështirë…/KultPlus.com

Ne të dy

Poezi nga Marina Cvetaeva
Shqipëroi: Dritëro Agolli

Ne të dy si dy jehona shkojmë,
heshte ti, pas teje hesht dhe unë…
Ne të dy si dylli nuk durojmë
fati me pak zjarr na djeg pa zhurmë…
Dhe kjo ndjenjë, armikja jonë e mirë,
shpirtrat tanë i hedh në zjarr të gjallë,
ndaj të quhesh mik është e vështirë,
por dhe për armik nuk bëhet fjalë…
Buzëqeshja mbetet e helmuar,
pikëllimi: lodhje e përgjumur,
S’m’ë vjen keq për fjalën e shpenzuar,
më vjen keq për mallin tim të humbur…
Si anatomist ti më mësove,
një të keqe, helm me ëmbëlsirë…
Po, nëse nga vetja s’m’ë largove,
të të quaj mik e kam vështirë…/ KultPlus.com

Dhe më në fund e gjeta

Poezi nga Marina Cvetaeva

Dhe më në fund e gjeta
Atë që më është i nevojshëm:
dikë që ka nevojë për mua
– si ajri.

Sa më e zezë dhe vdekjeprurëse –
më e domosdoshme është nevoja
e tjetrit – për ty. I cili
nuk mund të bëjë më pak

për mua – buka dhe frymëmarrja e tij.
I lipsem – dikujt:
lipset, përgjigjem
me thirrjen e parë.

Më i lartë, më i sigurt dhe dhe siguri
e maleve: kujtdo
i duhet një dorë: imja!
në plagë!

Dhe gjithë krahun – në zjarr!
Më shumë se drita e syve
më shërben nevoja njerëzore
mua- si fryma./ KultPlus.com