Walker: Vuçiq e di çfarë ka ndodhur në Reçak, Kosova kurrë më pjesë e Serbisë

William Walker pak kohë më parë kishte komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kur ky i fundit kishte thënë se ai [Walker] nuk punoi për CIA-n dhe nuk ishte pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë. Ai tha se Vuçiq flet të pavërteta lidhur me masakrën e Reçakut dhe se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë, transmeton KultPlus.

Walker, në një intervistë për BBC në serbisht, kishte deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ende e përmend atë me informacion të pasaktë, të cilin Vuçiq e di se nuk është e vërtetë, “sepse ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Recçk”, dhe shton se kjo e irriton atë.

Ai e kujtonte presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si ministër të Informacionit nga Partia Radikale Serbe, Vojislav Sheshelit në regjimin e Slobodan Milosheviqit.

“Kanë kaluar njëzet vjet, dhe mund të falim dhe të harrojmë gjërat e pasakta që ata thanë për mua – Unë nuk kam punuar për CIA, nuk kam qenë pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë.

“është hipokrite që dikush nga regjimi i Milosheviqit të përmend gjenocidin dhe spastrimin etnik, duke aluduar se shqiptarët e Kosovës mund të përsërisin 17 marsin [2004], veçanërisht kur nuk ka fakte prapa pretendimit, dhe në të njëjtën kohë pretendohet se mbrojnë marrëdhënie të mira me Prishtinën”, ishte shprehur tutje ai.

“Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira nën regjimin e Milosheviqit…”, kishte theksuar Walker. / KultPlus.com

Nëna duke përqafuar me plot dhimbje e mall fotografinë e djalit të vrarë në masakrën e Reçakut

Janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, shkruan KultPlus.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, sot u bënë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, si dhe u mbajt akademi përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.

Shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Sot, në 22 vjetorin e kësaj masakre, Walker erdhi për vizitë në Reçak ku përveç homazheve, u pa edhe shumë i afërm me fëmijët e dëshmorëve.

Ajo çka ka mbetur e njëjtë sot e 22 vite, është dhimbja e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre.

Gjatë ditës, një nënë është fotografuar teksa përqafon fotografinë e djalit të saj, plot dhimbje e mall për të. Këto pamje edhe sot janë të vështira dhe prekin zemrën e secilit qytetar.

Fotografia ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale duke dëshmuar kështu për dhimbjen që i shoqëron këta njerëz tash e 22 vite. / KultPlus.com