“Mbretëresha e Rrushit 2022, Hardh Fest fton vajzat nga qytetet e Kosovës të aplikojnë

“Hardh Fest 2022” fton të gjitha vajzat të interesuara nga komuna e Rahovecit dhe qytetet tjera të Kosovës për të aplikuar për “Mbretëreshën e Rrushit 2022”, shkruan KultPlus.

Ata kanë njoftuar për këtë në rrjete sociale, ku u tha se të interesuarat duhet të paraqiten tek Arbnora Sokoli.

“Nën përkujdesjen e profesoreshës Arbnora Sokoli, pjesëmarrëset në konkurs do të fillojnë pregatitjet koreografike dhe të defilimit”, shkruhet në postimin e tyre.

“Hardh Fest” do të mbahet në datat 2, 3 dhe 4 shtator, derisa është konfirmuar një numër i konsiderueshëm i performuesëve. /KultPlus.com