Mbretëresha Elizabeth shënon përvjetorin e parë të martesës që nga vdekja e Princit Philip

Dita e sotme, e cila shënohet shtatë muaj pasi Philipi vdiq në moshën 99-vjeçare, do të kishte paraparë çiftin mbretëror të festonte 74 vite martesë, shkruan DailyMail.

Redaktori mbretëror të ITV News, Chris Ship tha: “Ajo [Mbretëresha] është në Kështjellën Windsor, duke shënuar përvjetorin e martesës “privatisht” sipas ndihmësve të pallatit”.

Sot gjithashtu bëhen një muaj që kur Mbretëresha u shtrua në spital gjatë natës për hetime paraprake dhe u urdhërua nga mjekët e saj mbretërorë të pushonte.

95-vjeçarja, e cila gjithashtu e ndrydhi shpinën dhe u tërhoq nga shërbimi i së dielës, ka kryer vetëm detyra të lehta që nga qëndrimi i saj në spital më 20 tetor, duke përfshirë një fjalim ballë për ballë këtë javë me ushtrinë në largim, dhe me shefin gjeneral, Sir Nick Carter.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se Mbretëresha është e vendosur të marrë pjesë nesër në pagëzimet e përbashkëta të stërnipërve të saj në Kështjellën Windsor.

Ajo u ka thënë oborrtarëve se do të jetë e pranishme këtë fundjavë teksa mbesat e saj, Princesha Eugenie, 31 vjeçe, dhe Zara Tindall, 40 vjeçe, pagëzojnë foshnjat e tyre në Windsor Great Park, thuhet sipas tabloidit britanik The Sun.

Besohet se ajo do të marrë një ‘vendim të orës 11’ dhe po merr këshilla nga mjeku i saj personal, me një burim që thotë se ajo është ‘e etur të jetë atje’ pasi ajo ‘e di se sa e rëndësishme është’ për fëmijët dhe stërnipërit e saj.

Princesha Elizabeth u martua me togerin e guximshëm, Philip Mountbatten në Westminster Abbey më 20 nëntor 1947./KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeth refuzon çmimin për të moshuarit: Njeriu plaket kur do vetë

Mbretëresha Elizabeth II, e cila mbushi 95 vjeç prillin e kaluar, refuzoi me mirësjellje, por me vendosmëri  një çmim që i ishte caktuar për arsye moshe, duke e bërë të qartë se ajo nuk ndihej e moshuar.

Kjo u raportua nga revista “The Oldie”, një botim i rezervuar për botën e të moshuarve, i cili çdo vit jep çmimin në fjalë, të titulluar “Oldie of the Year” ose në shqip “E moshuara e vitit”.

Muajt ​​e fundit, menaxhmenti i revistës iu drejtua sovranes, përmes kanaleve të gjykatës, për ta pyetur me respekt nëse ishte e gatshme të pranonte çmimin.

Por në përgjigjen, transmetuar më 21 gusht nga rezidenca mbretërore skoceze e Balmoral, përmes një komunikimi që iu besua sekretarit të saj privat, Tom Laing –Baker, vajza e George VI bëri të ditur se nuk ishte ky rasti. “Madhëria e Saj beson se njeriu plaket kur ndihet i tillë”, lexojmë në letrën e Laing -Baker të publikuar sot.

Prandaj, Mbretëresha, e cila ka kaluar gati 70 vjet në fron, nuk beson se ajo i plotëson kriteret “e parashikuara për marrjen e një çmimi dhe shpreson se do të gjejë një marrës më të përshtatshëm”.

Marrësi i identifikuar në fund nga revista është artistja e famshme franko-amerikane e kinemasë hollivudiane, Leslie Caron, e cila është 90 vjeç, pesë më pak se Mbretëresha Elizabeth./KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeth detyrohet të thyejë traditën 33-vjeçare

Familja mbretërore ka disa rregulla strikte, megjithatë duket se ndonjëherë dhe rregullat e familjes mbretërore duhet të thyehen.

Këtë herë bëhet fjalë për një traditë të familjes mbretërore, e cila ka të bëjë me festimin e festave të fundvitit. Gjatë periudhës së festave pjesë nga stafi i familjes mbretëreore shkojnë në Sandrighan për të bërë përgatitjet e Krishlindjeve, por këtë vit ata nuk kanë pranuar që të largohen nga familjet për shkak të pandemisë. Kjo do të thotë që për herë të parë pas 33 vitesh mbretëresha do jetë e detyruar t`i kalojë festat e fundvitit në Kështjellën Windsor, duke thyer traditën.

“Mbretëresha është nxehur keq. Stafi duke përfshirë kuzhinierët, kamerierët dhe pastruesit është i revoltuar. Ata nuk duan të tregohen jobesnikë, ama nuk mund as të lënë familjet e tyre në kohë pandemie.”, – thotë një burim pranë familjes mbretërore për The Sun./ KultPlus.com