Kumbaro: Mediet botërore, jehonë Shqipërisë për titullin ‘Vend Nderi 2025’ në ITB Berlin

Mediet e huaja të njohura në fushën e turizmit dhe udhëtimeve i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë, që u nderua pak ditë më parë zyrtarisht me titullin “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, që është panairi më i madh në botë për turizmin.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi foto nga të shkrimeve nga këto medie, teksa shkroi se “mediet e njohura të turizmit dhe udhëtimeve kanë kanë qenë tërë sy e vesh nga Shqipëria duke i shtuar jehonën titullit që sapo morëm në Berlin si “Vendi i Nderit 2025”, për të theksuar rritjen turistike dhe modelin unik të mikpritjes shqiptare”.

Kumbaro e cilësoi jehonën e shtypit të huaj për vendin tonë, pjesë të promovimit të Shqipërisë turistike.

“Nis kështu promovimi 1-vjeçar i rrugëtimit tonë me panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin”, tha ajo.

Në edicionin e këtij viti Shqipëria mori pjesë me një koncept të ri të promovimi, me një ekip prej 26 turoperatorësh dhe 7 bashkish turistike që prezantuan në mënyrë gjithëpërfshirëse nën sloganin “Albania All Senses” potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit.

Gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin, ministrja Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili firmosën marrëveshjen e organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Europën të UNWTO në Tiranë, në datat 7-9 prill.

UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rikuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizitua nga 1 milion vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit./atsh/KultPlus.com

Shpaloset raporti ‘Hate O Meter I-II’, hulumtimi mbi gjuhën e urrejtjes në mediet e Kosovës

Sot, në konferencën e mundësuar nga ‘Advocacy Training & Resource Center’, që pati për qëllim diskutimin për hulumtimin e bërë mbi gjuhën e urrejtjes në medie në Kosovë, në përgjithësi u diskutua për gjuhën e urrejtjes që përdoret në media dhe se sa ka ndikim ajo te personat që i përcjellin ato lajme, shkruan KultPlus.

Është konsideruar se përdorimi i gjuhës së urrejtjes në media paraqet komunikimin në çfarëdo forme, të bazuar në paragjykime, gjë kjo që mund të nxis qëndrime negative tek individët apo edhe grupet e caktuara të njerëzve të cilët ndikohen nga lajmi i dhënë.

Në këtë konferencë u paraqitën gjithsej dy raporte hulumtuese mbi përdorimin e gjuhës së urrejtjes në mediat e Kosovës, të organizuar nga ‘ATRC’ në partneritet me ‘RADC’, me mbështetje nga Ambasada Holandeze në Kosovë.

Diskutimin e hapi drejtori ekzekutiv i ATRC-së, Kushtrim Kaloshi, i cili në fjalën hyrëse pohoi faktin se përdorimi i gjuhës së urrejtjes është mjaft e shprehur në artikuj të shkruar e sidomos në emisione televizive, ku kjo e fundit shprehet si ‘gjuhë nxitëse’ që ndikon të dëgjuesit apo lexuesit.

“Janë analizuar rreth 2300 artikuj të shkruar në periudhën Janar – Qershor 2019 dhe Janar – Qershor 2020; në periudhën e dytë për raportin e dytë, Korrik – Dhjetor 2019 dhe Korrik  Dhjetor 2020. Janë analizuar me kujdes fjalët e përdorura dhe në çfarë konteksti janë përdorur ato”, thotë Kaloshi.

Sipas tij, bëhet një lloj përgjithësimi me komunitete të caktuara, si për komunitetin rom, egjiptian, ashkali, serb, me ç’rast ato lajme vendosen në ‘kronikën e zezë’.

“Publikimi i këtyre lajmeve ka ndikuar te individë të caktuar ku ka pasur gjashtë artikuj që kanë pasur ftesë – thirrje për vrasje, drejtuar komunitetit ‘LGBT’, gjë kjo më e skajshmja që mund të ndodh. Po ashtu, rasti i gruas rome që u rrah në Ferizaj dhe Lipjan, mediat bënë thirrje që nëse e shihni këtë grua, është ajo që po dhunon fëmijët. Disa të rinj morën drejtësinë në dorë, të cilët e sulmuan dy herë këtë grua. Të rinjtë u morën nga Policia e Kosovës, por çfarë ndodhi me mediat të cilat publikuan këto lajme dhe çfarë masash u morën ndaj tyre, nuk dihet”, thotë Kaloshi.  

Ndërsa, kryetari i bordit, Xhemajl Rexha foli për rolin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në monitorimin dhe promovimin e një gazetarie sa më profesionale si dhe për parandalimin e përhapjes së ‘gjuhës së urrejtjes’ në mediat e Kosovës.

Rexha është shprehur se po punohet në drejtimin për minimizimin e ‘gjuhës së urrejtjes’ të përdorur nga mediat tona.

“Niveli i komenteve te mediat online është i tmerrshëm, ku u paraqit kërkesa e heqjes së sektorit të komenteve nga mediat online. Komentet vazhdojnë të jenë prezente dhe nw rrjetin social Facebook, ato natyrisht që nuk kontrollohen dhe nuk fshihen nga lajmet. Kemi për qëllim që në të ardhmen t’i trajnojmë gazetarët, në mes të tjerash, për të përdorur termat e nevojshëm, termat e duhur për komunitetet e ndryshme”, thotë Rexha.

Tutje, drejtori ekzekutiv i KMShK-së, Imer Mushkolaj, diskutoi për rolin e Komisionit të Pavarur për Media në parandalimin e ‘gjuhës së urrejtjes’.

“Për fat të keq në Kosovë për momentin nuk shtypet asnjë gazetë. Ne momentalisht jemi duke punuar me një grup të rinjsh të cilët përmes një organizate joqeveritare tash e tre vite, monitorojnë portale të caktuara”, thotë Mushkolaj, duke u bazuar se jemi një nga vendet e vetme ne Evropë që nuk ka gazetë të shkruar.

Gjithashtu, nënkryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Granit Musliu, falënderoi publikisht ‘ATRC-në’, që me punën e bërë ndihmuan mjaft shumë organizatën e tyre.

Më pas, menaxhere e projekteve, Mediana Bislimi, bëri prezantimin e raporteve “Hate O Meter I – II”, të cilat KultPlus ju sjell më poshtë:

Kështu, krejt në fund u zhvillua edhe një diskutim i hapur mes pjesëmarrësve në konferencë. / KultPlus.com

Mediet e huaja për ilirët

Ilirët ishin fise të lashta Indo-Evropiane, të cilët jetuan në një pjesë të Ballkanit perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 p.e.s. Pak është bërë e ditur nga sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë dëshmi të pallateve të para të njohura të mbretërve ilirë, shkruan Daily Mail.

Hulumtimi vjen nga antikiteti i Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, i cili ka qenë duke studiuar zonën që nga viti 2000.
Arkeologët zbulojnë dy vende që i takojnë mbretërisë së lashtë Indo-Evropiane në Malin e Zi, ata besojnë se mund t’i takojnë mbretit Ballaios dhe mbretëreshës Teuta, sundimtarëve të lashtë të ilirëve

Ilirët ishin një grup i fiseve të lashta Indo-Evropiane, të cilët jetuan në një pjesë të Ballkanit perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 p.e.s.
Pak është bërë e ditur nga sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë dëshmi të pallateve të para të njohura të mbretërve ilirë, shkruan Daily Mail.

Arkeologët gjetën dy pallatet në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një “zbulim të madh dhe kryesor”. Hulumtimi vjen nga antikiteti i Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, i cili ka qenë duke studiuar zonën që nga viti 2000.

Profesori Piotr Dyczek, i cili udhëhoqi studimin, tha se “Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë tregojnë se ne kemi zbuluar një kompleks pallati të sundimtarëve të Rhizon-it (Risan). “Këto janë struktura e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, të cilat mund t’i përkasin mbretit Ballaios(Ballai) dhe Teutës. “Deri më tani ne nuk e kemi ditur as që ekzistojnë struktura të tilla”.

Mbreti Ballaios ishte një mbret ilir i Ardianëve. Edhe pse një bollëk i monedhave të argjendit dhe bronzit janë gjetur më parë, ky hulumtim është i pari që zbulon një pallat, ku ai mund të ketë jetuar. Pas vdekjes së mbretit Ballaios, besohet se Mbretëresha Teuta mori përsipër udhëheqjen e perandorisë ilire./KultPlus.com

Shqipëria e Kosova diskutojnë zgjerimin e tregut të medieve audiovizive mes dy vendeve

Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për zgjerimin e tregut të medieve audiovizive mes dy vendeve. Kryetari i AMA-s Gentian Sala dhe homologu i tij Adnan Merovci, zhvilluan një takim për përfshirjen e kanaleve të Shqipërisë ne platformat qe operojnë ne Kosove dhe anasjelltas.

Gjate bisedës mes tyre, u trajtuan edhe shqetësimet në lidhje me respektimin e të drejtave te transmetimit. Krerët e dy autoriteteve deklaruan se do te bashkëpunojnë për zbatimin e praktikave me te mira audiovizive bazuar ne standardet perëndimore./ KultPlus.com