Në mbledhjen e mbajtur më 20 qershor 2025, pas propozimit të Këshillit Shkencor, Këshilli Drejtues ka caktuar bashkëpunëtoren e lartë shkencore (prof. asoc. dr.), znj. Meliza Krasniqi, u.d. të drejtoreshës së Institutit Albanologjik.
Meliza Krasniqi (1979) është studiuese e letërsisë, përkthyese; ka doktoruar në letërsi. Është bashkëpunëtore e lartë shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ka botuar librat studimorë “Shkreli prozator” (2015), “Vepra e Musinesë” (2019), “kritika dhe letërsia” (2021) dhe “Shkrimtaret shqiptare 1954–1990” (2024), i cili u shpërblye me Çmimin “Ibrahim Rugova” për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë, dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ka përkthyer nga anglishtja disa nga veprat më të rëndësishme të teorisë letrare, si “Aspekte të romanit” të E.M. Forster (2017), “Hyrje në poetikë” të Tzvetan Todorov (2018), “Narratologjia” e Mieke Bal (2021) dhe “Arti i fiksionit” i David Lodge, përkthimi i të cilit u shpërblye me Çmimin Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022. Në vitin 2024 botoi librin për fëmijë “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”.
Instituti Albanologjik-Prishtinë ka falënderuar u.d. drejtorin e deritashëm, bashkëpunëtorin e lartë shkencor (prof. asoc. dr.), z. Naim Berisha, për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e punëve në institucionin tonë kërkimor-shkencor./ KultPlus.com
Në letërsinë tonë dhe në atë botërore figura e gruas na shfaqet si një objekt letrar i ndërtuar përmes këndvështrimit të burrave që paraqiste idealet e kohës patriarkale. Aristoteli ka folur për gratë në disa vepra të tij, por pikëpamjet e tij shpesh kanë qenë patriarkale si inferioriteti natyror i gruas ku ai e konsideronte gruan si ‘ nën burrin ‘ duke thënë se ajo është ‘ një mashkull i paplotë ‘ ( mulier est mas occasionatus) , besonte se burrat kanë më shumë logjikë dhe forcë vendimmarrëse përndryshe grave që janë më emocionale dhe më të prirura për të qenë të nënshtruara.
Gratë u inkurajuan të dalin nga kufinjtë e shtëpisë për të marrë pjesë aktive në jetën publike, nëpër shkolla e institucione duke e lënë pas analfabetizmin e mentalitetin e kohës. Duke qenë se në shoqërinë tradiconale shqiptare roli i gruas ishte tejet i kufizuar edhe brenda mureve të shtëpisë ku nënshtrohej ndaj të atit, burrit, e vjehrrit ku konsiderohej e pabarabartë, e pa aftë , naive, inferiore e të preokupuara në ambient shtëpiak ku kjo e gjitha mposhtet me paraqitjen e gruas si personazh në letërsi deri në vitet e 30 ku në këtë periudhë autorët shqiptaro të ndikuar nga lëvizjet emancipuese filluan të eksploronin rolin e gruas në kontekst të gjerë dhe e nxorën nga margjinalizmi.
Por, fillimisht gratë shkruanin në fshehtësi dhe me pseudonime . Kështu , emancipimi i gruas është ndër arritjet më të mëdha ku sot gruaja konsiderohet si ndër figurat më të përsosura gjë e cila mungonte shekuj me radhë.
Duke qenë se mungesa e pranisë së gruas ndjehej kudo e pikërisht këto autore shqiptare nuk i hasim në kurikula shkollore e as nëpër histori të letërsisë shqipe , nga nivelet fillore e deri më tutje,ishte ndër arsyet që e shtyu Melizën t ‘i mvishej kësaj pune gjithsej për katër vite radhazi, duke identifikuar mbi 60 autore shqiptare me gjithsej 237 vepra .
Monografia: ‘ Shkrimtaret shqiptare 1954-1990 nga Meliza Krasniqi ’ vë në qendër kontributin e grave në letërsinë shqipe , ku prej kohësh është ndjerë nevoja për një vështrim të plotë dhe të strukturuar të letërsisë shqipe të shkruar nga gratë, një aspekt ky mjaft i rëndësishëm për historinë tonë shqiptare sepse mungesa e gruas ishte fenomen i përjashtuar historik e shoqëror .
Përmes kësaj monografie ajo synon të mbush zbraztësinë duke na ofruar një pasqyrim të krijimtarisë së shkrimtareve që nga fillimet e vitit 1954 gjer në vitin 1990.Përgjithësisht, libri është i realizuar në katër pjesë që ndërlidhen pikërisht me prejardhjen e shkrimtareve
: Shkrimtareve shqiptare – Shqipëri
Shkrimtareve shqiptare – Kosovë
Shkrimtareve shqiptare – Maqedoninë e Veriut
Shkrimtareve shqiptare – Itali.
Monografia fillon me : Hyrjen , kapituj teorik- historik, dhe ndahet ne katër pjesë.
Në pjesën e parë Meliza analizon shkrimtaret shqiptare të Shqipërisë me dyzet e katër nga gjashtëdhjetë emra shkrimtaresh , pjesa e dytë përfshin shtatëmbëdhjetë autore nga Kosova , ndërsa pjesa e tretë me dy autoret nga Maqedonia e Veriut dhe pjesa e fundit gjashtë shkrimtaret shqiptare të Italisë dhe në përmbyllje të monografisë na shfaq bibliografinë e veprave të autoreve shqiptare.
Jo befas Meliza përzgjedh përkufizimet kohore në monografinë e saj ,prej vitit 1954 deri më 1990 sepse ishin këto vitet e para kur filluan të shkruhen e botohen librat e parë në fushën e letërsisë dhe në anën tjetër viti 1990 periudhë kjo e rëndësishme në aspektin socialo-politik në Shqipëri e Kosovë.
Sfida me të cilën ballafaqohej gjatë gjithë kohës Meliza ishte gjetja e librave nëpër biblioteka ( Biblotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe atë të Shqipërisë) hulumtimi nëpër librari, dyqane të ndryshme e disa prej veprave të botuara nuk mund t’i gjente sepse nuk ishin ribotuar më e në atë kohë Shqipëria ishte në komunizëm e shkëmbimi librave nuk lejohej, as e leximi jashtë mureve të bibliotekës nuk ishte i mundur por megjithatë atë nuk e ndaloi të bëj eksplorimin e mëtutjeshëm.
Metodën të cilën Meliza e përdor në monografinë e saj fillimisht bazohet në një eksplorim, lexim, analizë, shqyrtim, interpretim, të hollësishëm të veprave letrare të grave ku më tutje realizon qasje shumëdimensionale.
Monografia përfshin disa metoda : metoda pozitiviste ku përshkruan detajet mbi jetën e krijimtarinë e autoreve që i përfshin , sociologjike, krahasimtare (ku i krahason shkrimtaret e Shqipërisë , Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë) metoda mbi teorinë e gjinokritikës, ( metodë e cila vlerëson veprat e grave si pjesë e një tradite të pavarur ) dhe metodën e analizës së tekstit. Ajo shqyrton thellësisht strukturat narrative, motive, figura stilistike që janë të pranishme në krijimtaritë e shkrimtareve .
Struktura e kësaj monografie realizohet sipas rendit kronologjik duke nis nga përshkrimi i biografisë së secilës nga shkrimtaret e duke depërtuar në analizë të detajuar të veprave ku karakterizohet me një diversitet formash dhe zhanresh ku prej formave dominante janë : poezia, tregimi, novela, romani dhe drama, me kontekst social- realist.
Gjatë analizimit, shqyrtimit e interpretimit Meliza, emocionohet sidomos në pjesën kur shkruan për shkrimtaret shqiptare në Kosovë e cila ishte më vonë e pranishme se sa në Shqipëri ku si formë e pavarur e botimit proza madje nuk u shfaq deri pas viteve 1990 ku këto shkrimtare shqiptare u përballuan me rrethanat shoqërore, politike e kulturore të kohës që i bëri ato të jenë kontribuese në një kontekst më të gjerë.
Një aspekt me rendësi të cilin e shfaq Meliza është edhe letërsia për fëmijë , më tutje letërsia e grave në Maqedoninë e Veriut me vlerat e saj dhe letërsia e shkruar nga Arbereshet në Itali paraqet një kontribut të veçantë në trajtimin e temave të sensibilitetit, mallit e mërgimit. Ku secili shkrim, secila shkrimtare, mbartin pas vetës një ndjeshmëri të veçantë .
Veprimtaria e këtyre shkrimtareve të përmendura nuk ishte vetëm e natyrës letrare por dominonte edhe ajo shoqërore e kulturore duke e afirmuar zërin e gruas në periudhën kur shoqëria e kufizonin rolin e saj.
Meliza bëri një punë të palodhshme dhe të shkëlqyeshme e e cila i mori një kohë mjaftë të gjatë hulumtimesh duke na ofruar si referencë në të ardhmen për këdo që dëshiron të merret me shkrimtaret shqiptare si një objekt frymëzimi./ KultPlus.com