Vasfije Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës përdhunimin

Heroinat, gratë e mbijetuara të dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi -Goodman dhe Shyrete Tahiri – Sulejmani, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar në luftën e fundit të Kosovës, duke kërkuar drejtësinë ende të paardhur.

“Qëndroj para gjithë njerëzve të botës për t’i rikujtuar që Kosova asnjëherë s’ka luftuar për hakmarrje apo për shkatërrim të të tjerëve. Ne kemi luftuar për liri nga regjimi i Millosheviqit dhe krimet që u kryen ndaj popullit tonë”, ka thënë Krasniqi – Goodman në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kërkesa e saj ka qenë mos duartrokitja për guximin e saj për rrëfimin e dhunimit, por kërkimi i llogarisë për historinë e saj dhe të mijëra grave e burrave që kanë pasur të njëjtin përjetim.

“Unë kam mbijetuar armën më mizore të luftës, por për ne si të mbijetuar shumë prej këtyre përjetimeve nuk marrin fund kurrë. Drejtësia nuk është ndarë, bëjë thirrje ndaj institucioneve që t’i thërrasin në llogari të gjithë kryerësit e krimeve ndaj meje dhe dhjetëra mijëra të tjerëve si unë”, ka thënë Krasniqi – Goodman.

Vasfije Krasniqi – Goodman ka bërë kthesën e madhe, duke qenë e para e mbijetuar e dhunës seksuale që në mënyrë publike ka treguar rrëfimin e saj të përdhunimit, duke u bërë zë i mijëra të mbijetuarve burra e gra.

Ndërkaq Shyrete Tahiri – Sulejmani ishte gruaja e parë që në mënyrë publike dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për të rrëfyer më vonë edhe historinë e saj në mënyrë të plotë.

Për shkak të shiut, shtyhet meçi i boksierit Robin Krasniqi

Për shkak të reshurave të shiut, janë shtyrë meçet e boksit të cilat ishin paraparë të nisin në orën 19:00 në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, meçet janë shtyrë për të paktën gjysmë orë, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se sonte, boksieri Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë ndoshta meçin më të veçantë në karrierën e tij të bujshme.

Krasniqi do të ballafaqohet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda./KlanKosova/KultPlus.com

Krasniqi ndalet në gjysmëfinale të Botërorit, lufton për të bronztën

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Doha të Katarit.

Krasniqi në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë, u mposht nga japonezja Uta Abe, me IPPON.

Ajo tani ende mbetet në garë,  ku do luftojë për medaljen e bronztë, ndaj italianes Odette Giufrida./klankosova/KultPlus.com

Krasniqi, mbiemri më i përhapur në Kosovë

Të gjithë e dimë se mbiemri është pjesë e rëndësishme e identitetit tonë.

Por a e keni ditur se cilët janë mbiemrat më të përhapur në Kosovë?

Krasniqi, Gashi, Berisha, Morina, Shala, Bytyqi, Hasani, Kastrati, Kryeziu dhe Hoti dhe janë top dhjetë mbiemrat më të përdorur në Kosovë, përcjellë albinfo.ch.

Statitstikat e sjellura nga Buletini ekonomik tregojnë edhe numrin e njerëzve që bartin këta mbiemra.

Krasniqi – 58199 njerëz

Gashi – 57396 njerëz

Berisha – 43727 njerëz

Morina – 27222 njerëz

Shala – 25585 njerëz

Bytyqi – 18840 njerëz

Hasani – 13187 njerëz

Kastrati – 13015 njerëz

Kryeziu – 12882 njerëz

Hoti – 12709 njerëz