Merkel paralajmëron për përkeqësim global të situatës humanitare

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi sot për përkeqësimin e situatës humanitare në të gjithë botën, duke vlerësuar se pandemia e koronavirusit të ri dhe ngrohja globale ka të ngjarë të çojnë në urgjenca të mëtejshme.

”Ne duhet të supozojmë se pandemia dhe ndryshimi i klimës do të ndryshojnë situatën për shumë njerëz në mbarë botën”, shtoi ajo në videomesazhin e saj të përjavshëm.

”Si shtet, është e rëndësishme të mobilizoni sa më shpejt ndihmën humanitare”, vazhdoi kreu i qeverisë gjermane, raporton ATSh.

Si shembuj, Merkel emëroi operacionet nga “Bundeswehr” dhe veprimtarinë e Agjencisë Federale për Ndihmë Teknike (THW) në Liban, pas shpërthimit në portit e Bejrutit.

Gjithashtu, duke përmendur Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare, më 19 gusht, kancelarja gjermane theksoi edhe rëndësinë e mbrojtjes së punonjësve të ndihmës. /KultPlus.com

German Chancellor Angela Merkel addresses a press conference at the Chancellery in Berlin on April 30, 2020 after holding a telephone conference with the leaders of the Federal states on the restrictions during the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Kay Nietfeld / POOL / AFP) (Photo by KAY NIETFELD/POOL/AFP via Getty Images)

Merkel: Virusi duhet të trajtohet në mënyrë serioze

Edhe pse Gjermania e ka përballuar relativisht mirë pandeminë e koronavirusit, ende nuk është jashtë rrezikut, deklaroi kancelarja Angela Merkel, duke paralajmëruar banorët të tregohen të matur.

“Rreziku i paraqitur nga virusi mbetet serioz”, theksoi ajo, duke treguar disa rajone ku shpërthimet po përhapen shpejt.

Ajo rikujtoi banorët se ndalimi i përhapjes së koronavirusit është detyrim i të gjithëve, gjë që do të thotë se duhet të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të distancimit social dhe higjenës.

“Merreni seriozisht, sepse është situatë serioze,” theksoi ajo.

Instituti Robert Koch (RKI), raportoi sot se në 24 orët e fundit ka regjistruar 687 raste të reja, duke e çuar në 193 243 numrin e përgjithshëm të rasteve. /KultPlus.com

Merkel për koronavirusin: Sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Kancalarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se kontrollimi i koronavirusit të ri, përbën sfidë të madhe për kohezionin e Evropës.

“Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, ka thënë ajo para Parlamentit gjerman.

Më vonë gjatë ditës së enjte, ajo do t’iu bashkohet liderëve evropianë, përmes një video-konference, për të diskutuar krizën.

Ajo ka thënë se duke vazhduar mbajtjen e “disiplinës maksimale, ne mund të kthehemi më shpejt në një jetesë të sigurt”.

Merkel ka paralajmëruar se një disiplinë e tillë është e nevojshme për të ndalur rinisjen e izolimit.

“Ne nuk mund të humbim atë që e kemi arritur tashmë”, ka thënë ajo, teksa ka përgëzuar efikasitetin e sistemit shëndetësor të Gjermanisë dhe asistencën e forcave të armatosura në luftimin e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ajo ka thënë se vendimet e qeverisë së saj ndaj krizës “nuk kanë model historik”.

Kancelarja gjermane ka thënë mes tjerash se Evropa duhet të rrisë kapacitetin për të prodhuar pajisje speciale mjekësore, në vend që të varet nga furnizimet globale.

Instituti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani. / KultPlus.com

Piktori nga Kosova realizon një profil të veçantë të Angela Merkel

Ky punim do të dorëzohet në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, në shenjë respekti për figurën e shquar, Angela Merkel.

Piktori shqiptar, nga Suhareka, i quajtur Rilind Morina, ka realizuar një punim të kancelarës gjermane, Angela Merkel, një nga femrat më të çmuarat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.

Rilind Morina e ka realizuar këtë profil të mrekullueshëm të saj, punim me anë të lapsit kimik, dhe pas pandemisë në ditët që do normalizohet gjendja, ky portret do të dorzohet në Ambasadën gjermane në Prishtinë, në shenjë respekti për figurën e shquar, Angela Merkel. Albinfo / KultPlus.com

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotot e këtij punimi:

Fotografia e Rilind Morina
Fotografia e Rilind Morina
Fotografia e Rilind Morina
Fotografia e Rilind Morina

Edhe testi i dytë për koronavirus del negativ për Merkelin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dalë negative për koronavirus për herë të dytë ndërsa do t’i nënshtrohet edhe një testi në fillim të javës së ardhshme, ka thënë një zëdhënës qeverie në një komunikatë për media, raporton Reuters.

Merkeli ka qenë në vetëkarantinë dhe po punon prej shtëpisë pasi mori një vaksinë nga një mjek të premten i cili më pas doli pozitiv me koronavirus, transmeton KOHA.

“Kancelarja e vazhdon punën nga karantina në shtëpi”, shtoi zëdhënësi.

Angela Merkel në karantinë, kishte kontakt me një mjek që ishte pozitiv me koronavirus

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është futur në karantinë pas kontaktit me një mjek i cili ishte pozitiv me koronavirus.

Merkel kishte shkuar për t’i kryer analizat për koronavirusin.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kanzleramt Steffen Seibert, njofton Bild.de përcjell Klan Kosova.

Kancelarja kishte njoftuar për këtë hap, të dielën kur edhe njoftoi për masat e reja që Gjermania do t’i ndërmerr për të parandaluar rrezikun e mospërhapjes së Covid-19.

Merkel ka njoftuar se angazhimin e saj do ta vazhdoj nga shtëpia. / KultPlus.com