Dhimitra Tsina, mjekja e parë shqiptare diplomuar në Amerikë

Vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë ishte Dhimitra Tsina. Ajo i përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Bostonit më 1929 dhe diplomën e mori të martën me 18 Qershor 1929. Njoftimin në atë kohë e ka dhënë gazeta “Dielli” organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës ”VATRA” në numrin e saj 5084(877), qershor 1929. Kryeredaktor i Gazetës në atë kohë ishte Aqile Tas.

Diplomimi në mjekësi i së parës vajzë shqiptare në SHBA, dhe jo vetëm, përcillet nga shqiptaret si një arritje e madhe e emancipimit dhe shkollimit të femrave shqiptare. Dielli shënon se ajo ishte e para vajzë shqiptare në botë, përfshi edhe Shqipërinë, që bëhej mjeke. Dielli dhe Vatra e përgëzojnë zonjushën Tsina, e cila i përfundoi studimet shkëlqyshëm.

Gazeta “Dielli” në kronikën e kohës sjell edhe këtë hollësi:

“Megjithëse Dr. Tsina kishte të drejtë që pas diplomimit të hapte zyrë mjekësie kudo në Amerikën e Veriut, meqënëse provimet i kreu me sukses përapara se të përfundonte viti shkollor në Universitet, këtë mot ajo do të hyjë për praktikë në “New England Hospital for Women and Children.

Pas ca kohe praktikë në SHBA, zonjusha Tsina ka nder mend të shkojë në Shqipëri që t’i shërbejë vendit të saj”.

“Besojmë se vlen të shënohet me këtë rast, se në të gjithë vjetët që ka vazhduar mësimet universitare, zonjusha Tsina s’ka patur tjetër përkrahje për të zënë në gojë, përvec përkrahjes së vëllait të saj Vasil Tsina. Vetëm sivjet (pra për vitin 1928-1929) ajo mori një dhuratë nga Mbreti Zog I prej 250 dollarësh (dyqind e pesëdhjetë) për rezultatet e larta që arriti. Këtë dhuratë asaj ia pat dorëzuar Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington, shkëlqesia e Tij Faik Konitza”, theksonte “Dielli”.

Doktoresha Dhimtra Tsina është shumë e njohur për vatranët e vjetër përmes gazetës “Dielli”. Ajo shpesh ka botuar shkrime mjekësore, këshilla, dhe ka trajtuar cikle të tëra shkrimesh për problemet mjeksore, vecanërisht për gratë dhe fëmijët.

Dr. Dhimtra u specializua për gjinekologji. Ajo u martua me Dr. Andrew Elia, i cili kishte shërbyer si komandant në Marinën e SHBA-së. Ai ishte oficer-mjek, në një anije furnizimi gjatë Luftës së Dytë Botërore. / Dalip Greca/ Dielli / KultPlus.com

Kur mjekja e parë shqiptare u kthye në atdhe

Më 19 gusht 1937, Xhanfize Frashëri-Basha u kthye në atdhe pas studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Filadelfias.

Ajo ishte e specializuar në pediatri dhe ishte mjekja e parë që punonte për shëndetin e fëmijëve shqiptarë.

Doktoresha Xhanfize Frashëri, e diplomuar për mjekësi në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, më 27 Shtator 1937 hapi klinikën e parë private për sëmundjet gjinekologjike dhe pediatrike.

Ajo ishte mjekja e parë në vëndin tonë. / KultPlus.com

Dhimtra Tsina, vajza e parë shqiptare që u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Amerikë

Vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë quhej Dhimtra Tsina.

Ajo i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekesise në Universitetin e Bostonit në vitin 1929. Gazeta “Dielli” organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në numrin e saj i bën një jehonë të madhe diplomimit te mjekes së parë shqiptare nga gjiri i emigranteve shqiptar.

Ndër të tjera gazeta shkruan se Zonjusha Tsina mori një dhuratë nga Mbreti Zog prej 250 dollarësh për rezultatet e larta që arriti. Këtë dhuratë asaj ia pat dorëzuar Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington.

Pas ca kohe praktikë në SHBA, Zonjusha Tsina ka nder mend të shkojë në Shqipëri që t’i shërbejë vendit të saj, shkruante Dielli.

Besojmë se vlen të shënohet me këtë rast, theksonte Dielli,- se në të gjithë vjetët që ka vazhduar mësimet universitare, zonjusha Tsina s’ka patur tjetër përkrahje për të zënë në gojë, përvec përkrahjes së vëllait të saj Vasil Tsina. Vetëm sivjet(pra për vitin 1928-29) ajo morio një dhuratë nga Mbreti Zog I prej 250.00 dollarësh (dyqind e pesëdhjetë) për rezultatet e larta që arriti. Këtë dhuratë asaj ia pat dorëzuar Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington, shkëlqesia e Tij Faik Konitza.

Doktoresha Dhimtra Tsina është shumë e njohur për vatranët e vjetër përmes gazetës Dielli. Ajo shpesh ka botuar shkrime mjeksore, këshilla, dhe ka trajtuar cikle të tëra shkrimesh per problemet mjeksore, vecanërisht për gratë dhe fëmijët.

Dr. Dhimtra u specializua për gjinekologji. Ajo u martua me Dr. Andrew Elia, i cili kishte shërbyer si komandant në Marinën e SHBA-së. Ai ishte oficer-mjek, në një anije furnizimi gjatë Luftës së Dytë Botërore. / KultPlus.com