Disney kritikohet për xhirimin e filmit në provincën e Xinjiangut në Kinë

Disney është kritikuar për xhirimin e filmit të ri Mulan në pjesë të Kinës ku qeveria është e akuzuar për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Filmi tashmë është bërë target i bojkotit pasi aktorja kryesore mbështeti shtypjen e protestuesve të Hong Kongut.

Disney nuk ka komentuar lidhur me vendndodhjen e xhirimeve.

Kina tha se ndalimi i kampeve në Xinjiang është i domosdoshëm për të dëshmuar sigurinë.

Filmi aksion, i cili është një nga realizimet më të mëdha të vitit, është ribërje e filmit të animuar të vitit 1998, ngjarje e një vajze të re e cila merr vendin e babait në ushtri.

Por mbështetësit e disa vendeve aziatike kanë thirrur për bojkot pasi aktorja me prejardhje kineze Liu Yifei ka bërë disa komente duke mbështetur policinë e Hong Kongut e cila është akuzuar për dhunë kundrejt protestuesve në muajt e fundit./ KultPlus.com

“Mulan” së shpejti nëpër kinema

Krahasuar me vitin e kaluar, studioja “Disney” i është rikthyer ripërpunimit të projekteve të bazuara në filma të animuar. Po ashtu, kësaj radhe ata kanë vendosur ta rikthejnë në ekran të madh një personazh shumë të dashur për publikun, heroinën kineze të njohur me emrin Mulan.

Traileri i ri i këtij projekti të shumëpritur të bazuar në filmin e animuar hit të vitit 1998, u publikua të dielën gjatë finales së Kampionatit të Futbollit Amerikan “Super Bowl”, dhe cili i zbuloi disa skena interesante duke na lënë të nënkuptojmë se ky është një projekt më ndryshe i studios “Disney” dhe e sjellë një version më ndryshe të historisë së famshme, transmeton Koha.net.

Në filmin e ri “Mulan”, emri i protagonistes është ndryshuar nga Fa në Hua, janë eliminuar këngët që e shoqëronin filmin e animuar, përfshirë këtu personazhin e dragoit të vogël që e shoqëronte Mulanin, si dhe janë shtuar disa personazhe të femrave, si motra e vogël e saj dhe një shtrigë e keqe e cila lufton për armikun.

Në rolet kryesore të filmin vijën aktorët: Liu Yifei, Donnie Yen, Yoson An, Chen Honghui, Tzi Ma dhe Jet Li. Ndërsa regjinë e këtij projekti të shumëpritur kinematografik e ka bërë regjisorja nga Zelanda e Re, Niki Caro.

“Mulan” lansohet nëpër kinematë botërore më 27 mars të këtij viti.