Në 22 vjetorin e masakrës, hapet Muzeu i Martirëve të familjes Berisha

Me rastin e përvjetorit të 22-të të vrasjes së 52 anëtarëve të familjes Berisha, sot është hapur Muezu i Martirëve e familjes së tyre, duke zëvendësuar themelet e lokalit të djegur, shkruan KultPlus.

Para 22 viteve në Suharekë, paramilitarët serb masakruan 52 anëtarë të familjes Berisha, duke lënë të mbijetuar vetëm Gramoz Berishën i cili atëherë ishte vetëm 8 vjeçar, të ëmën e tij, Vjollca Berisha dhe gruan e axhës, Shyhrete Berisha.

Ky krim njihet si njëri ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, njëkohësisht edhe njëra ndër historitë më trishtuese dhe rrëqethëse të paramenduara ndonjëherë.

Të tre të mbijetuarit me këtë ringjallje emocionale, u rikthyen në këtë botë për të qenë dëshmitarë të tmerrit që ata përjetuan.

Përmes një postimi në Facebook, , i mbijetuari Gramoz Berisha ndau lajmin për hapjen e muzeut. Përveç kësaj, u zhvillua edhe një homazh i cili la pas edhe fjalët e tij, “Ne jemi sepse ishit ju. Sepse po të mos ishit ju nuk do të ishte liria. Nuk do të ishim ne dhe gjithçka do të ishte e pakuptimë”, thotë Berisha. / KultPlus.com