22 vjet nga Masakra e Suharekës, hapet muzeu i martirëve të ‘Familjes Berisha’ (FOTO)

22 vite më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 52 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

Është  një ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, por edhe një ndër historitë më trishtuese.

Shyhretja ,Vjollca dhe Gramozi u rikthyen në këtë vend për të qenë dëshmitarë të trishtimit që përjetuan. / KultPlus.com

Në 22 vjetorin e masakrës, hapet Muzeu i Martirëve të familjes Berisha

Me rastin e përvjetorit të 22-të të vrasjes së 52 anëtarëve të familjes Berisha, sot është hapur Muezu i Martirëve e familjes së tyre, duke zëvendësuar themelet e lokalit të djegur, shkruan KultPlus.

Para 22 viteve në Suharekë, paramilitarët serb masakruan 52 anëtarë të familjes Berisha, duke lënë të mbijetuar vetëm Gramoz Berishën i cili atëherë ishte vetëm 8 vjeçar, të ëmën e tij, Vjollca Berisha dhe gruan e axhës, Shyhrete Berisha.

Ky krim njihet si njëri ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, njëkohësisht edhe njëra ndër historitë më trishtuese dhe rrëqethëse të paramenduara ndonjëherë.

Të tre të mbijetuarit me këtë ringjallje emocionale, u rikthyen në këtë botë për të qenë dëshmitarë të tmerrit që ata përjetuan.

Përmes një postimi në Facebook, , i mbijetuari Gramoz Berisha ndau lajmin për hapjen e muzeut. Përveç kësaj, u zhvillua edhe një homazh i cili la pas edhe fjalët e tij, “Ne jemi sepse ishit ju. Sepse po të mos ishit ju nuk do të ishte liria. Nuk do të ishim ne dhe gjithçka do të ishte e pakuptimë”, thotë Berisha. / KultPlus.com

19 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

19 vite më parë, mëngjesi i kësaj dite e gjeti familjen Berisha në Suharekë, të rrethuar nga forcat serbe. Tanket u pozicionuan në drejtim të shtëpive të tyre atje, shkruan KultPlus.

Këto forca urdhëruan banorët të dilnin nga shtëpitë. U ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe u vranë gjashtë anëtarë të familjes. Forcat serbe çuan anëtarët e tjerë në drejtim të një kafeneje. Këta anëtarë u futën në kafene, bashkë me tri grupe të familjes së gjerë të Berishëve. Pastaj forcat serbe hynë në kafene dhe hapën zjarr kundër njerëzve aty brenda. Aty u hodhën edhe eksplozivë duke lënë kështu të vrarë gjithsej 50 anëtarë të kësaj familje.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar./ KultPlus.com