NASA regjistron për herë të parë “frymëmarrjen” e Diellit

Duket si muzikë në sfond në një film fantastiko-shkencor.

Është ”frymëmarrja” e Diellit, e kapur për herë të parë nga sonda ”Parker” e NASA-s, e cila regjistroi tingullin e erës diellore, të ngarkuara kryesisht me grimca protonesh dhe elektronesh, ”të dëbuara” nga Dielli me shpejtësi supersonike.

Valët e plazmës, të bëra nga grimca të ngarkuara elektrike, lëvizin nga një frekuencë në tjetrën duke lëvizur në erën diellore si një shfletues mbi valët.

“Këto ndërrime krijojnë zhurma më intensive më afër Diellit sesa Tokës”, vërejnë ekspertët e NASA-s.

Era diellore lëshohet nga rajoni sipërfaqësor i Diellit, kurora, dhe është e aftë të ndikojë në jetën në Tokë dhe në hapësirë.

Astronomët e kanë studiuar atë për më shumë se 60 vjet, por ende janë të befasuar nga disa prej sjelljeve të saj.

Dielli të jep përshtypjen se në br endësi të tij ka një motor të brendshëm që e ngroh. /KultPlus.com

Kosovarët bëhen gati për NASA

Disa të rinj kosovarë kanë dizajnuar një mjet që shërben për identifikimin e mineraleve.

Me këtë projekt ata po marrin pjesë në edicionin e pestë të garës NASA Space Apps në Prishtinë. Sipas tyre ky mjet do të iu kursejë dhe lehtësojë punën gjithë astronautëve. Klan Kosova / KultPlus.com

Ecja e parë në hapësirë nga astronautet

NASA bëri histori të premten në mëngjes kur astronautet Christina Koch dhe Jessica Meir dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar.

Ecja në hapësirë vetëm me astonaute është e para në llojin e saj “në historinë njerëzore”, tha agjencia amerikane e hapësirës. Ecja filloi në orën 7:38 të mëngjesit.

Astronautja Koch ishte e para që doli nga Stacioni Ndërkombëtar me një litar të kuq të bashkangjitur me kostumin e saj.

Meir pasoi shpejt, me një qese me vegla ndërsa doli nga stacioni në orën 7:49 të mëngjesit.

Ecja historike përreth orbitës jashtë laboratorit në hapësirë bëhet disa muaj pasi një ecje tjetër me astronaute femra u anulua sepse NASA nuk kishte kostume hapësinore në masën e duhur. Ecja e sotme është paralajmëruar si një hap i madh përpara për agjencinë në një kohë kur NASA vazhdon të punojë për të nënvizuar kontributet e grave.

Në një konferencë për mediat para ecjes 5-orë e gjysmë, Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se agjencia do të vazhdojë përpjekjet për të dërguar “burrin tjetër dhe gruan e parë” në Hënë deri në vitin 2024. /voa/ KultPlus.com

NASA prezanton kostumet e reja të hapësirës

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA  ka prezantuar kostumetqë do të përdoren në misionin ”Artemis” që synon të zhvillojë udhëtime me njerëz në Hënë.

Në aktivitetin e prezantimit të organizuar në qendrën e NASA-s në Uashington, u prezantuan prototipet e kostumeve hapësinore të quajtura “Njësia e zbulimit të lëvizjeve jashtë mjetit” (XEMU) dhe “Sistemi për shpëtimin e personelit” (OCSS).

Kostumet planifikohen të përdoren gjatë ecjeve në hapësirë si dhe për mbrojtjen e astronautëve.

NASA deri në vitin 2024 planifikon që të organizojë udhëtime me njerëz në Hënë në kuadër të misionit ”Artemis”.

Udhëtimet planifikohen të zhvillohen deri në vitin 2028.

Në orbitën e Hënës pritet të vendoset një stacion hapësinor, që do të përdoret si shkallë për të udhëtuar në Mars. /atsh / KultPlus.com

NASA shpejton daljen në hapësirë të ekuipazhit nga gra

Një ekuipazh astronomesh i përbërë vetëm nga gra do të dalë jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) këtë javë, deklaroi sot NASA.

Astronautet, Christina Koch dhe Jessica Meir, do të guxojnë të dalin në hapësirë, për të zëvendësuar një kontrollues të energjisë që u prish gjatë fundjavës, njoftoi agjencia hapësinore amerikane.

Dalja në hapësirë, e para nga dy astronome femra, është planifikuar për të enjten ose të premten.

Njësia e prishur nuk ka ndikim në sigurinë e ekuipazhit, ose eksperimentet e vazhdueshme, por nuk lejon një bateri të re jonike litium, e instaluar në fillim të këtij muaji, të sigurojë energji shtesë, shkroi NASA në një postim.

Megjithëse bateritë jonike nuk janë ende plotësisht funksionale, furnizimi i përgjithshëm me energjisë i stacionit, që bëhet nga katër grupe baterish dhe panelesh diellore, mbetet i mjaftueshëm për të gjitha operacionet.

NASA planifikon një konferencë për të zbuluar dy modele të reja kostumesh astronautësh për misionet e planifikuara në Hënë. Kostumet e veshur nga astronautët që dalin në hapësirë janë 40-vjeçarë dhe po bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u rregulluar./ ATSH / KultPlus.com

NASA shpall tri dizajnet më të mira për “shtëpitë” në Hënë, Mars dhe përtej (FOTO/VIDEO)

NASA ka ndërmarrë një hap tjetër për të bërë jetën interplanetare një realitet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së fundmi NASA ka emëruar tre finalistët kryesorë për sfidën e saj të radhës, që ka të bëjë me dizajnimin e një “shtëpie” në Mars.

Sfida, e cila filloi në 2015, ka parë ekipet që konkurrojnë për të dizajnuar “shtëpitë” e përshtatshme për Hënë, Mars dhe pse jo edhe përtej.

Siç bëhet e ditur, për nivelin e katërt të fazës së tretë të konkursit, 11 skuadrave iu kërkua të krijonin dizajne të plota duke përdorur softuerin e modelimit dhe video të shkurtra që shpjegonin zgjedhjet e tyre.

Secili model u vlerësua për paraqitjen arkitekturore dhe estetikën, si dhe për realizueshmërinë e ndërtimit dhe qëndrueshmërinë e tyre, ndër tiparet e tjera.

Fazat e mëparshme u përqendruan në paraqitjet arkitekturore dhe teknologjitë e nevojshme për të ndërtuar komponentët e secilës dizajn.

Ekipi i SEArch + / Apis Cor me bazë në Nju Jork fitoi vendin e parë me strukturën e tyre unike, e cila është e mbushur me vrima të vogla për të lejuar futjen e dritës natyrale.

Ekipi i dytë ishte ai i grupit “Zoperhous” ndërsa i treti “Inkubatori i Marsit”, një grup inxhinierësh dhe artistësh, që treguan një dizajn modular të përbërë nga katër hapësira të dallueshme, përfshirë një për bimët në rritje.

Të tre ekipet ndanë një çmim prej 100,000 dollarë mes tyre.

Në raundin e ardhshëm, të vendosur për fillim të muajit maj, finalistët do të modelojnë dizajnet e tyre 3D, ndërsa konkurrojnë për një çmim prej 800,000 dollarë.

Konkursi është vetëm zhvillimi më i fundit në misionin e NASA-s për të dërguar njerëzit në Hënë dhe, përfundimisht, në Mars.

Ndryshe, nëntorin e kaluar, agjencia njoftoi se nëntë kompanitë amerikane kishin të drejtë për të konkurruar për kontratat 2,6 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme për të ofruar shërbime në hënë, dhe në vitin 2017, presidenti Donald Trump nënshkroi Direktivën e Politikave Hapësinore 1 për “rifokusuar programin hapësinor amerikan në eksplorime dhe zbulime njerëzore”. / KultPlus.com

NASA në kërkim të një gruaje për në Mars

Gjurma e parë njerëzore në Mars mund të jetë ajo e një gruaje, gjithashtu edhe rikthimi në Hënë, njoftoi administratori i NASA-s, Jim Bridenstine duke folur për të ardhmen e eksplorimit të hapësirës.

 “Ne mezi presim të shohim edhe gruan e parë në Hënë,” shtoi Bridenstine.

Në intervistë, numri një i agjencisë hapësinore të SHBA-së gjithashtu tha se shumë shpejt do të  ketë dhe një shëtitje të parë hapësinore vetëm për gratë, e planifikuar për më 29 mars, jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, (ISS).

Vetëm pak ditë më parë, NASA ka bërë me dije se synon të zbarkojë sërish në hënë.

Këtë herë, megjithatë, për të qëndruar atje i mbështetur nga një buxhet prej 21 miliardë dollarësh, të destinuara për NASA-n nga qeveria federale amerikane për vitin 2020, Bridenstine njoftoi hapat e ardhshëm në eksplorimin e Hënës dhe Marsit, me programin #Moon2Mars.

NASA, së bashku me agjencitë hapësinore nga Europa, Kanadaja, Japonia dhe Rusia dhe me ndihmën e individëve privatë, do të ndërtojnë në orbitë një stacion hapësinor rreth Hënës.

E  para që ka fluturuar në hapësirë ka qenë kozmonautja sovjetike, Valentina Tereshkova, e cila në qershor të vitit 1963 realizoi 49 orbita tokësore, gjatë gati tre ditëve të misionit. / KultPlus.com

I riu nga Podujeva arrin të punësohet në NASA


Shumë të rinj nga Kosova ia kanë mësyrë botës. Edhe pse për ndonjërin një gjë e tillë nuk ka dalë si vendim i duhur, për shumicën diçka e tillë është treguar shumë e suksesshme. Këtë e dëshmojnë edhe të rinj të shumtë të Kosovës, njëri ndër ta është edhe Xhafer Rama nga Podujeva.

Xhafer Rama, 24-vjeçar me prejardhje nga fshati Turuçicë i Podujevës është llapjani që ka vazhduar me suksese në Amerikë. Si 21 vjeçar Rama ishte punësuar si asistent i matematikës në “Berea Collage” në Kentucky të Amerikës. Por, ai nuk u ndal me kaq. Së fundi Rama është punësuar edhe në NASA.

Vetëm 24-vjeçar dhe me gjithë këto suksese, për shumë kë duket paksa e çuditshme, por e arritshme për Ramën.  Në këtë universitet Rama thotë se është personi i parë që përfundon tri drejtime brenda një afati të shkurtë kohor. Ai thotë se tani punon si inxhinier në Agjencinë Hapësinore në Amerikë, NASA.

“Kam përfunduar tri drejtime, matematikë, shkenca  kompjuterike dhe ekonomi brenda katër viteve në “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës. Ky universitet njihet se Harvardi i Amerikës Jugore. Kam diplomuar si nxënës i dalluar, por njëkohësisht edhe nxënësi i parë në historinë e universitetit që përfundon të tri drejtime brenda  një kohe të shkurtër. Kam aplikuar në shume vende për punë, njëra prej tyre ishte edhe NASA. Aktualisht jam duke punuar si inxhinier i softuerit (Softëare Engineer) te NASA në Uashington. Puna ime është t’i zbatoj analizat matematikore në mënyrë që të dizajnoj dhe zhvilloj faqe të ndryshme të internetit, ku personeli i Ministrisë së Brendshme marrin rezultatet e që unë ua ofroj”, ka rrëfyer Rama për Llapi.info.

Por, kjo nuk është puna e vetme për të. Kjo, pasi që ai punon dhe në kompani tjera.

“Gjithashtu jam duke punuar në një kompani “Blue Raster”, ku menaxhoj data-bazat dhe faqet e internetit. Njëkohësisht kontraktoj edhe për firma të pasurive të patundshme, ku në bazë të algoritmeve që i përpiloj, ata janë në gjendje të dinë ku mund të ndërtojnë banesa dhe zyre që janë përfituese. Në bazë të ekspertizës që kam treguar në fushën e matematikës, ekonometrisë dhe programit jam gjithmonë në kërkesë në vendin ku punoj, po dhe në kompani të tjera që t’ua përpiloj algoritmet që me të vërtetë janë vendimtarë ku kompanitë do ta bëjnë hapin e radhës”, ka vazhduar ai.

Pas gjithë këtyre, Rama ka edhe një synim, që në të ardhmen të zotërojë një kompani.

“…Unë synoj që një ditë të kem kompaninë time, ku do t’ju dorëzoj klientëve të ndryshme në Amerikë softuerë që ua mundëson të marrin vendime se ku do të përhapet sëmundja e radhës apo ku është vendi më oportunist ku kompanitë mundem me hap ndërtesa që janë fitimprurëse. Në përfundim, unë jam veç 24 vjeç. Shkollën Fillore e përfundova në fshatin Orllan, ku edhe kam jetuar pas luftës, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë në shkollën “Prishtina High School”, derisa tani jeton në Uashington”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Rama ka marrë pjesë në shumë aktivitete, me ç’rast atij i janë ndarë edhe  shumë mirënjohje./KultPlus.com