‘U ndamë në errësirë se jeta ndarje ka, por zemra lamtumirë zemrës nuk i tha’

”Në bankat shkollore moj mike”, është një këngë që i këndon dashurisë së parë, asaj që fillon në moshën e adoloshencës, shkruan KultPlus.

Kjo këngë për herë të parë u këndua nga këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anita Take, për të mos u harruar më kurrë.

”Në bankat shkollore moj mike”, vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite, duke përcjellur çdoherë emocione të mëdha tek dëgjuesit.

Sonte, KultPlus ju sjell këtë këngë të kënduar nga grupi ”Korona”.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Në bankat shkollore moj mike
Dy zemra u deshën dikur
As vet nuk e di si më ike
Dhe zemrës i vure një gurë (2X)

U ndamë në erësirë, jeta ndarje ka
Porse zemra lamtumirë zemrës nuk i tha (2X)

Dashuria e parë nuk harrohet
Dëgjoje këtë fjalë që t´trondit
Se mali me mal nuk bashkohet
Por njerëzit takohen një ditë (2X)

U ndamë në erësirë, jeta ndarje ka
Porse zemra lamtumirë zemrës nuk i tha (2X)

U ndamë nga shkolla, mbaj mend
Por neve s’u ndamë për jetë
Askush nuk e zu vendin tënd
Dashuria e jonë ka mbetë (2X)

U ndamë në erësirë, jeta ndarje ka
Porse zemra lamtumirë zemrës nuk i tha (2X) / KultPlus.com