Në eventin më të rëndësishëm të vitit, Bella Hadid vishet nga disejnatorja shqiptare

Bella Hadid paraqiti një çmim në MTV VMA të vitit 2020 dhe vendosi të shkonte me diçka krejtësisht transparente.

Supermodelja u paraqit me një bluzë të krijuar nga Nensi Dujaka, estetikën e së cilës Forbes e quan si ‘dekonstruktive dhe avant-garde”, përcjellë KultPlus.

Një e sapodiplomuar e Central Saint Martins, kjo stiliste shqiptare themeloi markën e saj ndërsa përfundoi BA në Kolegjin e Modës në Londër vetëm tre vjet më parë.

Dhe kur bëhet fjalë për krijimin, ekziston një familjaritet qetësues me elementin e dekonstruksionit (sjell ndërmend kujtimet e Helmut të viteve ’90, Demeulemeester deri në fillimet e hershme me disa detaje McQueen) por gjithashtu duket shumë moderne pasi ajo merr frymëzime nga e sotmja. /KultPlus.com