‘Kam vendosur t’i rris ëndrrat e mia, ta rris jehonën e shpirtit tim’

Nga Entela Hidri

Po rritem…
Kam nisur të rris hapin e mendimit tim
Të rris hijen e veprimeve të mia tashmë
Po rris krahët e dëshirave
Dhe gjatësinë e ëndërrimeve të purpurta
Po, po.
Kam vendosur të rris imazhin tim në pasqyrat e shpirtit
Të rris pasqyrimet e ideve që më shëtisin në mendje
Kam vendosur të jem tashmë një Grua
Me hirin e qenies sime
Kam nisur ta rris edhe jehonën e zërit
Për të heshtur dhe folur kur unë dua
Sepse bota ka nisur të jetë tepër e ngushtë
Andaj për të qenë Unë,
Më duhet të rritem./KultPlus.com