Nicolas Cage do të luaj në një film në lidhje me të

Nicolas Cage raportohet se është në bisedime për të luajtur veten në një film në lidhje me të.

Kjo duke u përpjekur të fitojë një rol në filmin e ri të Quentin Tarantinos.

Filmi i titulluar “Unbearable Weight of Massive Talent” po kalon negociatat përfundimtare që do të merren nga Lionsgate, sipas The Hollywood Reporter.

Filmi është shkruar nga Tom Gormican dhe Kevin Etten , me Gormican të bashkangjitur në regji.

Në film, Cage flet për një version egoist të tij gjatë periudhës së viteve të 90’ta, i cili tallet me të ardhmen e tij për të mos qenë i famshëm, si dhe për të realizuar shumë filma me buxhet të ulët.

Aktualisht nuk ka asnjë indikacion nëse aktorë të tjerë po konsiderohen për rolin e Nicolas Cage, përveç vetë Nicolas Cage. Klan Kosova / KultPlus.com

Nicolas Cage: I urrej rrjetet sociale

A ka ndonjë që vazhdon ti pëlqejë rrjetet sociale? Ish presidenti i Facebook, Sean Parker shprehu shqetësimin për trurin e fëmijëve nga mediat sociale.

Dhe administratori i Apple, Tim Cook, tha se nuk do e lejonte nipin e tij të qëndronte pranë tyre.
Por tashmë Facebook ka një kundërshtar edhe më të fortë, dhe ai është Nicolas Cage.
Aktori mjaft i njohur shpreh ndjesitë e tij ndaj rrjetit social, në Sundance Film Festival në Park City, Utah, shkruan koha.net.

“I urrej rrjetet sociale. Jam nga një kohë tjetër. Më vjen të ulëras. Nuk kam as Twitter, as Facebook apo Instagram”, e nis Cage. Ai është partizan i kohës së vjetër. “Unë dua të mbaj çdo gjë të epokës së artë, aurën misterioze sepse nuk dua të jem pjesë e atij klubi”, ka thënë ai./KultPlus.com