Nxënësit shqiptarë marrin pjesë në kuizin e diturisë në Itali

Në qytetin Asti të Italisë dje për herë të parë u mbajt kuizi i diturisë i nxënësve shqiptarë me mësimin plotësues në gjuhën shqipe në këtë vend.

Kuizi u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Itali.
Nga 18 shkolla të pranishme, 13 morën pjesë në gara, njofton MDIS. Në kuiz morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës. Secili grup kishte 6-8 nxënës, përcjell albinfo.ch.

Juria, e përbërë nga mësues të mësimit plotësues në Itali dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës i shpalli fitues të gjithë pjesëmarrësit.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike gjatë dy javëve të ardhshme do të organizojë kuize të diturisë në Austri, Zvicër dhe Greqi, në bashkëpunim me lidhjet e mësuesve të këtyre tri vendeve. / KultPlus.com