Oda shqiptare

Nga Vendos Krasniqi

Oda shqiptare ishte gjenezë, universitet i vogël, ku rreheshin të gjitha temat Kombëtare si: dituria, shkollimi, por edhe mosmarrëveshjet në popull. Këtu mësohej historia, tradita, kultura e besa shqiptare. Oda ishte një shkollë për popullin tonë, një zakon e një kulturë e trashëguar brez pas brezi me shekuj të tërë.

Pra, oda zinte një vend të rëndësishëm në traditën shqiptare.

Do t’i kisha veçuar tri oda shqiptare:

Oda shqiptare për çështje kombëtare:
Oda për çështje spiunllëk-u (spiunim)
Oda për çështje fetare.

Në odën shqiptare gjithmonë rol të madh zinte Kuvendi shqiptar, në të cilin  janë mbajtur shumë kuvende të rëndësishme për historinë dhe popullin tonë, ku bëhej falja e gjakut.

Në odën kombëtare merrnin pjesë gjithmonë më mendjendriturit, burrat që ishin më mendjehollët e më pleqnarët, ku fjala e tyre ishte e qartë, e prerë, unike dhe ligj, si një Kushtetutë.

Në odën kombëtare rol të madh zinte çështja për Kombin shqiptar, robëria ndër shekuj dhe përpjekjet deri te ardhja e lirisë.

Kombi ishte ushqim shpirtëror për ta, të cilët rrinin në odat kombëtare dhe synonim ngritjen e vetëdijes kombëtare, nacionalizmi shqiptar, pajtimin e gjaqeve etj.

Kur serbët mbyllën shkollat, oda mbeti shkollë ku flitej për  drejtësi e bëhej kuvend, ku fjala e burrit kishte peshë, e ku të gjithë pleqnarët nga të gjitha trevat mblidheshin në këtë odë dhe zgjidhej çdo problem që kishte populli jonë.

Duhet përmendur edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, ligj i trashëguar ndër breza .

Dua t’i përmendi disa oda me rendësi të madhe si: Oda e Kievës, Oda e Obrisë, Oda e Binak Aliut-Tropojë dhe Oda e Jasharëve, në të cilën mblidheshin trimat  për të kuvenduar se si të vinin deri te liria.

Në odën fetare rol të madh kishin hoxhallarët, ku qëllimi i të cilëve ishte përhapja e fesë.

Fjalimet e tyre gjithmonë fillonin me luftëtarët arab, ku merreshin  si shembuj tradita dhe ligjet e tyre, ndërkaq ndaj heronjve tanë shprehnin  urrejtje, sidomos ndaj Skënderbeut dhe  Nënë Terezës.

Në të tilla oda manipulohej me popull “Shpëlarje truri” dhe i shkonin për shtat sistemit serb.

Me këto veprime cenohej kultura e tradita jonë, cenohej e drejta jonë kombëtare si populli më i lashtë në Ballkan, me të tilla ligjërate do të identifikoheshim si popull aziatik, si pasoj e ligjërueseve fetar, një numër i të rinjve e hedhin poshtë historinë tonë, shkencën dhe epokën e rilindësve.

Shqiptari duhet të besojë në Zot, të jetë tolerant ndaj të gjitha feve, por jo me kulturë greke, sllave, turke, arabe, por me një kulturë ilire, arbërore, shqiptare.

Oda për spiunim

Bashkëpunim me pushtetin? Këtu mblidheshin shërbimet e huaja, policia pushtuese, ku mikpritës ishin disa të mjerë, që spiunonin vëllezërit e tyre. Në plan program kishin ata që nuk bashkëpunonin me serbi dhe t’u bëhej ndonjë kurth.

Të shkolluarit e të diturit të zhdukeshin, por në të njëjtën kohë edhe familjet patriotike të eliminoheshin.

Mund të thuhet lirisht se në këto tubim merrnin pjesë shqiptaro viçat dhe shqiptarohiqat, të cilët ishin njerëz  të pabesë ndaj çështjes kombëtare./ Epoka e re / KultPlus.com

”Oda Shqiptare”, promovim turizmit përmes figurave të spikatura

Personalitete nga arti, kultura, biznesi dhe politika u bënë bashkë në një mbrëmje të veçantë, për të udhëhequr një mision të ri, atë të promovimit të turizmit në Shqipëri.

Nisma, e cila synon të krijojë një fushatë të gjerë promovuese në rrjetet sociale përmes figurave të spikatura të vendit tonë në botë, u lançua nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në eventin “Oda Shqiptare”.

“Jemi këtu për një qëllim shumë të thjeshtë; të bëhemi bashkë. Vendet me tradita turistike kanë një nga armët më të forta të promovimit të vlerave kombëtare, përmes emrave të njohur të vendeve të tyre. Kjo është ajo që duam të bëjmë të gjithë bashkë, themelimin e rrjetit shqiptar të turizmit, nga Oda e traditave shqip”,- tha ministri Klosi.

Duke bërë një panoramë historike të imazhit të Shqipërisë në shekuj, Klosi kërkoi nga 200 personalitetet e pranishëm që të shpërndajnë përmes teknologjisë jehonën e vlerave natyrore historike e kulturore të vendit tonë në mbarë botën.

”Një klikim i juaji, në profilet tuaja, i një fotoje, videoje apo share nga bregdeti, Alpet, Tirana, Berati, Gjirokastra, natyra, gatimi apo histori Shqipërie, ka efektin e më shumë se dhjetëra panaireve, takimeve zyrtare apo parave të shpenzuara për promovim. Kjo është një e mirë që ju mund t’ia bëni Shqipërisë, turizmit shqiptar”.

Për të bindur të pranishmit e mbledhur në Pallatin e Brigadave, se as qeveria nuk po rri duarkryq në këtë drejtim, ministri Klosi vuri në dukje se janë ndërmarrë iniciativa për ta bërë Shqipërinë konkurruese, duke ecur në drejtim të lehtësirave për investime strategjike, për ngritje të hoteleve dhe resorteve me 4 dhe 5 yje, si dhe miratimin e 100 fshatrave të parë turistikë për të investuar dhe shndërruar në destinacione të mirëfillta turistike në kuadër të “Rilindjes rurale”.

”Ne jemi me të vertetë një vend i vogël, por kemi shumë shqiptarë të sukseshëm dhe të njohur në botë, dhe kemi shumë për ti thënë botës, për arsyen përse duhet të vizitojë Shqipërinë, të pushojnë në Shqipëri, të udhëtojnë drejt Shqipërisë.Mes qindra arsyeve për të ftuar sa më shumë vizitorë në këtë vend, spikat dhe shndërrit mikpritja, buzëqeshja jonë pa kusht”, shtoi ministri Klosi.

Ai vijoi se “mjafton të themi aty ku jemi dhe ku kemi mundësi të depërtojmë me zërat tanë: “Mirë se vini në Shqipëri”, aty ku do të gjeni mijëra njerëz që ju buzëqeshin duke iu krijuar ndjesinë se këtu jeni si në shtëpinë tuaj. Shqipëria, ku shumë njerëz nuk mund ta dinë se ku gjendet në hartë, por kur ta vizitojnë do të kuptojnë se ka shumë gjëra për të parë, mësuar e dashuruar”.

“Shqipëria është tashmë në mesin e përvojave më të mira turistike, mes gjithë shteteve të botës që kam vizituar”, shprehej vetëm një muaj më parë, një nga blogerët më të famshëm në botë, Nuseir Yassin.

”Jemi vendi ku turizmi vetëm në 2018-n ka njohur 20% përqind rritje, me plot 6 milion turistë. Jemi vendi, ku po afrohen me shpejtësi, brendet e hotelerisë më të njohura ndërkombëtare, jo vetëm si certifikim i potencialave turistike që ofrojmë, por më shumë se sa kaq, si certifikim i një vendi ku vlen të investohet.Jemi vendi që po bëjmë përpjekjet madhore, për ta identifikuar si destinacion të vërtetë turistik në Mesdhe”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Ndërkohë, përgjatë gjithë mbrëmjes u transmetuan materiale promovuese për Shqipërinë, ndërsa eventi u mbyll me dhënien e çmimeve të mirënjohjes për kontributin e tyre ndaj vendit, sopranos së mirënjohur Inva Mula, instrumentistit virtuoz Olen Cezari si dhe Mario Dedivanovic, artistit të makeup-it, mjaft të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.a/ KultPlus.com