Përfundon Olimpiada e Matematikës Ndërkombëtare, Kosova fiton pesë Mirënjohje Nderi

Ka përfunduar Olimpiada e 61-të e  Matematikës Ndërkombëtare e cila këtë vit është organizuar në formatin online. Ekipi i Kosovës ka arritur të fitoj pesë Mirënjohje Nderi, shkruan KultPlus.

Në njoftimin e bërë nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës në rrjetin social Facebook tregohet se Mirënjohje nderi kanë fituar nxënësit Dren Neziri, Lorik Ramosaj, Bardh Osmani, Andi Sejdiu dhe Florian Shabani.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tyre të plotë:

Përfundoi me sukses Olimpiada e 61-të Matematike Ndërkombëtare, e organizuar në formatin online. Ekipi i Kosovës arriti rezultate solide dhe fitoi pesë Mirënjohje Nderi.

Mirënjohje Nderi kanë fituar nxënësit: Dren Neziri (8 pikë), Lorik Ramosaj (8 pikë), Bardh Osmani (8 pikë), Andi Sejdiu (7 pikë) dhe Florian Shabani (7 pikë).

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e përgëzon Ekipin e Kosovës  për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës./ KultPlus.com

Përfundoi me sukses Olimpiada e 61-të Matematike Ndërkombëtare, e organizuar në formatin online. Ekipi i Kosovës arriti…

Gepostet von Shoqata e Matematikanëve të Kosovës am Sonntag, 27. September 2020