Këshilla e radhës e MPB’së: Passwordin tregojani vetëm prindërve

Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar për ruajtje të privatësisë në rrjetet sociale.

Kësaj here kjo ministri ka apeluar që passwordi të mos i tregohet askujt përveç prindërve, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë që në krye të Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike që funksionon në kuadër të kësaj ministrie është Zafir Berisha. / KultPlus.com