Mark Aureli, perandori-filozof i Doktrinës Stoike

Marcus Aurelius, (26 prill 121 – 17 mars 180 të epokës sonë) që në moshën 8 vjeçare u pranua nga Këshilli Klerikal i Romës. U edukua në retorikën greke dhe atë latine nga Frodo dhe Herod Attiko. Filozofia Stoike, e joshi tejmase, dhe që në moshën 12 vjeçare veshi uniformën stoike, duke adoptuar mënyrën e thjeshtë të jetesës së tyre. U bë njeri nga filozofët stoikë më të njohur.

Kryesisht e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma që zgjodhi për ti dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti, pasi Mark Aureli me gjithë qejf i afrohet filozofisë së tij dhe zhvillon dhe më tej mendimet e filozofit, në një formë meditimi personal.

Për jetën dhe mënyrën e të menduarit të tij, shumë informacione dalin nga libri i tij “Mbi Vetveten” që ai vetë shkruajti në greqisht, gjatë periudhës 170 – 178 para erës sonë, tashmë si perandor, libër i cili përmban fjalë të urta, me xhentilesë në shprehje, natyrale, se në mënyrën që përdor dhe një thjeshtësi klasike.

12 librat e meditimeve të tij vërtetojnë se sa qetësi brendësore dhe lehtësim mund ti ofronte Doktrina Stoike dhe sidomos në kohë të vështira me përplasje dhe trazira.

Veprat e tija janë shpëtuar në minimumin e mundur, që në realitet nuk është asgjë tjetër përveç ditarit të tij personal, i cili nuk është i shkruar në mënyrë që mund të lexohet lehtë, por megjithatë duket dëshira e përgjegjshme e këtij filozofi – perandor për të ofruar shërbimet e tij kundrejt njerëzve, dhe detyrimi pozitiv të bashkëpunojë nga posti i tij dhe me të gjitha forcat e tij për mirëmbajtjen e komunitetit.

Si perandor ishte tejmase i drejtë, i dashur me njerëzit dhe i durueshëm, pavarësisht se përballonte problemet më të vështira. Ai vdiq me 17 mars 180 të epokës sonë./KultPlus.com

Arkeologët zbulojnë statujën e rrallë të perandorit romak Hadrian

Arkeologët kanë zbuluar një statujë të rrallë të perandorit romak Hadrian në qytetin perëndimor të Turqisë, Aydin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AA, transmeton KultPlus.

“E datuar nga shekulli II pas Krishtit, skulptura dy metra e gjysmë e lartë u gjet në gjashtë pjesë, në një gërmim në qytetin antik të Alabanda-s”, tha drejtori i sitit Ali Yalcin Tavukcu”.

“Statuja është një nga shumë pak shembujt në botë. Ne jemi shumë të lumtur që kemi gjetur një këtu”.

“Gërmimet janë duke u zhvilluar në vend për gjetje të tjera “emocionuese”, të tilla si pllaka të reja ose mbishkrime për të hedhur dritë mbi epokën”, shtoi Tavukcu.

Statuja, që besohet të jetë skalitur gjatë një vizite në mbretërimin e Publius Aelius Traianus Hadrianus, pritet të shfaqet në muzeun Aydin, sapo të përfundojë puna e restaurimit / KultPlus.com

Perandori që mori me vete një ushtri të tërë në varr

Djersa i rrjedh poshtë nga fytyra Yang Zhifas, teksa përpiqet të punojë tokën e fortë. Eshtë viti 1974 dhe për javë të tëra provinca qendrore kineze e Shaanxisë është goditur nga thatësira. Ndërkohë që kërkon për ujë, fermeri godet në dicka të fortë.

Ai vazhdon të gërmojë duke zbuluar më pas supin e një figure prej balte. Ajo që Yangu nuk e kupton, është se sapo ka bërë zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit 20-të: ushtrinë legjendare prej balte të perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang. Historianët vlerësojnë se perandori nisi ta ndërtojë mauzoleumin e tij pasi mori fronin në vitin 22, kur ishte vetëm 13 vjeç. 700 mijë punëtorë u detyruan të punojnë për 30 vite duke gërmuar. Në fund, kompleksi i varrit të perandorit ishte 90 kilometra katrorë, i madh sa Manhatani.

Përse e gjithë kjo? Qin SHi Huang donte që ta merrte me vete perandorinë e tij në botën e nëndheshme; ai kishte parashikuar që të varrosej bashkë me pallate model, kuaj, karroca dhe ushtarë prej balte.

Nga frika e rreziqeve që do i kanoseshin në botën e përtejme, perandori ndërtoi një ushtri të armatosur me më shumë se 8000 ushtarë prej balte me përmasa reale, 130 karroca lufte, 520 kuaj dhe 150 kalorës./bota.al/ KultPlus.com