Arkeologët zbulojnë papirusin 52 metra të gjatë

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një papirus të lashtë, e që ekspertët e quajnë zbulimi i parë i këtij lloji në një shekull.

Papirusi 52 metra i gjatë u gjet në zonën arkeologjike Saqqara. Artefakti i lashtë përmban deklarata për të ndihmuar ata që kanë vdekur në jetën e përtejme.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziri, tha se papirusi, i cili u restaurua plotësisht në Muzeun Egjiptian në Tahrir, po përkthehet në arabisht dhe do të prezantohet në hapjen e Muzeut të Madh Egjiptian.

Papirusi u zbulua brenda një prej 250 sarkofogëve prej druri të gjetura në zonën arkeologjike qershorin e kaluar.

Studiuesit dhe arkeologët kanë punuar në vend për më shumë se dy vjet. Vetëm në vitin 2022, arkeologët zbuluan  qindra mumie, një piramidë të një mbretëreshe të panjohur, pesë varre të pikturuara ,  varrin e një dinjitari të lashtë dhe  një sarkofag që i përkiste thesarit të mbretit Ramses II./pressonline/ KultPlus.com

Arkeologët në Norvegji kanë gjetur shkrimin runik më të vjetër në botë 

Arkeologët në Norvegji njoftuan sot se kanë gjetur një mbishkrim runik që sipas tyre është më i vjetri në botë dhe ndoshta është deri në 2000 vjet.

Guri i sheshtë katror ka të gdhendura “shkarravitje” mbi të, të cilat mund të jenë shembulli më i hershëm i fjalëve të regjistruara në Skandinavi, tha Muzeu i Historisë Kulturore të Oslos, duke shtuar se bëhet fjalë për një nga mbishkrimet më të vjetra runike.

“Ky zbulim na jep një pasqyrë të përdorimit të runave në epokën e hershme të hekurit. Kjo mund të jetë një nga përpjekjet e para për të përdorur runat në Norvegji dhe Skandinavi në gur”, tha profesori i Universitetit të Oslos, Kristen Zillmer.

Runat janë zbuluar më parë në objekte të tjera, por jo në gur, dhe regjistrimi më i vjetër runik i gjetur në Danimarkë është në një krehër kockash.

Guri i runës u zbulua në vjeshtën e vitit 2021 gjatë gërmimit të një varri në Tirifjord, afër Oslos, në një rajon të njohur për vendet e tij monumentale arkeologjike.

Guri i gdhendur në rune do të ekspozohet për një muaj në Muzeun e Historisë Kulturore, i cili ka koleksionin më të madh të objekteve historike të Norvegjisë nga epoka e gurit deri në epokën moderne./ KultPlus.com

Rrënojat e tempullit antik të Zeusit u zbuluan në Egjipt

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar mbetjet e një tempulli të frymëzuar nga Zeusi në Gadishullin Sinai, ka raportuar Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të vendit në një deklaratë, përcjell KultPlus.

Më tej thuhet se rrënojat u zbuluan në Tell el-Farma – një zonë arkeologjike në veriperëndim të gadishullit.

Ministria ndau disa fotografi në Twitter dhe tha: “Misioni arkeologjik egjiptian që punon në vendin e Tell Al-Farma në zonën arkeologjike të Sinait verior arriti të zbulojë mbetjet e një tempulli të perëndisë Zeus Cassius; në kuadër të projektit të gërmimeve në Sinai për viti 2021-2022”.

Vendi daton në periudhën e vonë faraonike dhe është përdorur gjithashtu gjatë periudhave greko-romake dhe bizantine.

Në Tell Al-Farma ka edhe mbetje nga periudha e krishterë dhe e hershme islame.

Ekuipazhi e identifikoi tempullin e Zeus Kasios me ndihmën e mbetjeve të shtyllave të granitit që më parë shërbenin si porta hyrëse e tempullit, tha Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i këshillit të antikiteteve të Egjiptit, cituar nga Newsweek. /KultPlus.com

Gjendet “perëndesha” e lashtë e bukurisë, dashurisë dhe luftës

Një statujë guri e një perëndeshe të lashtë të bukurisë, dashurisë dhe luftës është gjetur në Rripin e Gazës.

Arkeologët palestinezë thonë se koka e hyjnisë kananite, Anat, daton 4500 vjet më parë në epokën e bronzit të vonë.

Zbulimi u bë nga një fermer duke gërmuar tokën e tij në Khan Younis, në jug të brezit.

Në mediat sociale, disa po bëjnë komente të hidhura duke sugjeruar se shoqërimi i perëndeshës me luftën duket i përshtatshëm.

Në vitet e fundit, ata kanë parë një seri shpërthimesh shkatërruese në konfliktin midis Izraelit dhe grupeve militante në Gaza, e cila qeveriset nga Hamasi.

Megjithatë, zbulimi i kësaj statuje gëlqerore është një kujtesë se si brezi – pjesë e një rruge të rëndësishme tregtare për qytetërimet e njëpasnjëshme të lashtë – ishte fillimisht një vendbanim kananit.

Gdhendja 22 cm e lartë tregon qartë fytyrën e perëndeshës që mban një kurorë gjarpri, transmeton rtv21.tv.

“E gjetëm rastësisht. Ishte baltë dhe e lamë me ujë”, tha fermeri Nidal Abu Eid, i cili hasi kokën teksa kultivonte arën e tij.

“E kuptuam se ishte një gjë e çmuar, por nuk e dinim se kishte një vlerë kaq të madhe arkeologjike”, tha ai për BBC.

Statuja e Anat – një nga hyjnitë më të njohura kananite – është tani e ekspozuar në Qasr al-Basha, një ndërtesë historike që shërben si një nga muzetë e paktë të Gazës.

Duke zbuluar artefaktin në një konferencë për shtyp të martën, Jamal Abu Rida i Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të drejtuar nga Hamasi tha se statuja ishte “rezistente ndaj kohës” dhe ishte ekzaminuar me kujdes nga ekspertët.

Jo të gjitha gjetjet arkeologjike në Gaza janë vlerësuar aq shumë ose janë vlerësuar aq mirë.

Hamasi – një organizatë islamike militante – është akuzuar më parë për shkatërrimin e mbetjeve të një qyteti të madh, të fortifikuar kananit, Tell al-Sakan, për t’i hapur rrugë strehimit dhe bazave ushtarake në jug të qytetit shumë të populluar të Gazës.

Një bronz i lashtë me madhësi njeriu i perëndisë greke Apollo u zbulua nga një peshkatar në vitin 2013 , por më vonë u zhduk në mënyrë misterioze./ KultPlus.com

Arkeologët zbulojnë një tempull të diellit 4500-vjeçar në Egjipt

Arkeologët kanë zbuluar atë që ata besojnë se është një nga “tempujt e diellit” të humbur të Egjiptit, që daton nga mesi i shekullit të 25-të para erës sonë.

Ekipi zbuloi mbetjet e varrosura nën një tempull tjetër në Abu Ghurab, rreth 12 milje në jug të Kajros, tha për CNN Massimiliano Nuzzolo, një asistent profesor i Egjiptologjisë në Institutin e Akademisë Polake të Shkencave për Kulturat Mesdhetare dhe Orientale në Varshavë.

Në vitin 1898, arkeologët që punonin në vend zbuluan tempullin e diellit të Nyuserrës, i njohur gjithashtu si Neuserre ose Nyuserre, mbreti i gjashtë i dinastisë së 5-të, i cili sundoi Egjiptin midis vitit 2400 dhe 2370 para erës sonë.

Tani zbulimet e bëra gjatë misionit të fundit sugjerojnë se ai ishte ndërtuar mbi mbetjet e një tempulli tjetër diellor, përcjell Klankosova.tv

“Arkeologët e shekullit të 19-të gërmuan vetëm një pjesë shumë të vogël të kësaj ndërtese me tulla balte poshtë tempullit prej guri të Nyuserra dhe arritën në përfundimin se kjo ishte një fazë e mëparshme ndërtimi e të njëjtit tempull. Tani gjetjet tona tregojnë se kjo ishte një ndërtesë krejtësisht e ndryshme, e ngritur përpara Nyuserrës”, tha ai.

Gjetjet përfshijnë vula të gdhendura me emrat e mbretërve që sundonin përpara Nyuserrës, të cilat dikur përdoreshin si kapëse kavanozash, si dhe bazat e dy kolonave gëlqerore, të cilat ishin pjesë e një portiku hyrës, dhe një prag gëlqeror.

Ndërtimi origjinal ishte bërë tërësisht me tulla balte, tha Nuzzolo, ekipi i të cilit gjeti gjithashtu dhjetëra kavanoza birre të paprekura gjatë gërmimit. Disa nga kavanozat janë të mbushura me baltë rituale, e cila përdorej vetëm në rituale të veçanta fetare, shtoi ai, dhe qeramika është datuar në mesin e shekullit të 25 p.e.s., një ose dy breza përpara se të jetonte Nyuserra.

Monumenti me tulla balte “ishte mbresëlënës në përmasa”, tha Nuzzolo, por Nyuserra e shkatërroi atë në mënyrë rituale për të ndërtuar tempullin e tij të diellit.

Ndërsa këta tempuj i ishin kushtuar kultit të perëndisë së diellit Ra, mbreti legjitimoi fuqinë e tij përmes tempullit dhe u paraqit si djali i vetëm i perëndisë së diellit në Tokë, tha ai.

Burimet historike sugjerojnë se gjashtë tempuj dielli janë ndërtuar gjithsej, por vetëm dy ishin zbuluar më parë, tha Nuzzolo.

Rikthehen misionet arkeologjike me zbulime të reja

Misionet arkeologjike janë rikthyer në Shqipëri me zbulime të reja pas ndërprerjeve prej pandemisë së koronavirusit. Në Parkun Arkeologjik të Finiqit arkeologët shqiptarë dhe italianë kanë zbuluar objekte të periudhave të ndryshme, përfshirë dhe një skulpturë të përmasave të mëdha. Në gërmimet e këtij viti në Finiq po marrin pjesë edhe studentë shqiptarë dhe italianë të arkeologjisë.

Arkeologët shqiptarë dhe italianë kanë rikthyer gërmimet në taracën jugore të Finiqit, një vendbanim i lashtë mes Sarandës dhe Delvinës, ku gërshetohen disa periudha historike. Gërmimet e misionit shqiptaro-italian, që në këtë vendbanim kanë nisur që në vitin 2000, këtë vit drejtohen nga Belisa Muka nga Instituti shqiptar i Arkeologjisë dhe Giusepe Lepore nga Universiteti i Bolonjës.

Gërmimet e këtij viti kanë sjellë gjetje të rëndësishme përfshirë edhe një skulpturë mermeri të përmasave të mëdha, thotë drejtuesja shqiptare e misionit Belisa Muka.

Është një hapësirë e cila është me karakter publik, me një mori ndërtesash dhe që këtë vit dha rezultate të jashtëzakonshme jo vetëm në plotësimin e të dhënave stratigrafike, të të kuptuarit më të mirë të funksionit të kësaj hapësire, por edhe të gjetjeve të cilat do të hedhin dritë mbi disa aspekte të tjera sic janë besimet e ndryshme. Këtë vit kemi gjetur një skulpturë mermeri të përmasave të mëdha”.

Ndërsa profesori italian Giusepe Lepore thotë se misioni i këtij viti flet shumë pasi shënon rikthimin e gërmimeve pas ndërprerjes prej Covid-it.

Është me të vërtetë i vecantë pasi shënon rikthimin pas periudhës së kovidit. Në vitin 2021 ne jemi rikthyer me impenjim dhe forcë të madhe dhe kemi sjellë edhe studentë shqiptarë dhe italianë duke e rinisur aktivitetin”.

Zonja Muka thotë se prania në gërmim e studentëve shqiptarë dhe italianë për ta është një shkollë e vërtetë.

Bashkëpunimi ynë është shqiptaro – italian mes Institutit te Arkeologjisë dhe Universitetit te Bolonjës. Studentët tanë vijnë nga Departamenti i Trashëgimisë dhe Arkeologjisë në Univerisitetin e Tiranës. Synimi ynë është natyrisht të gërmojmë dhe studiojmë, por edhe të formojmë brezin e ri të arkeologëve“.

Ndërsa professor Lepore thotë se Misoni arkeologjik po ecën shumë mirë pasi ka hyrë në vitin e 21.

Jemi duke gjetur, sic mund ta keni parë këtu rreth nesh, qytein romak. Më në fund po del në dritë në Finiq periudha romake nga Augusti tek Traiani e me tej në periudhën e antikitetit të vonë“.

Zonja Muka flet edhe për gjetjet e tjera të këtij viti në këtë vendbanim.

Kemi material qeramik pafund, kemi objekte të ndryshme bronzi, kemi monedha, kemi dhe afresk. Kjo është një zonë që është përdorur e ripërdorur në periudha të ndryshme ku sejcila prej tyre ka lënë gjurmën e saj”.

Në interesimin e mëtejshëm të arkeologëve është jo vetëm Finiqi por edhe më gjerë zona e Kaonisë bregdetare, thotë më tej zonja Muka.

Ky projekt është ideuar nga dy arkeologë të rëndësishëm, për palën shqiptare Shpresa Gjongecaj dhe për palën italine Sandro De maria. Ne jemi pjesë e një tradite që vijon por jo vetëm në Finiq por edhe në territor. Interesi ynë është në zonën e Kaonisë bregdetare dhe kërkimet janë paralelisht ne Finiq dhe në Butrint

Qyteti antik i Foinikes u kthye në Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005 dhe përbën një nga qendrat arkeologjike më të rëndësishme të Shqipërisë. Lindur si qytet në fund të shekullit të V Para Krishtit, Foinike njihet si kryeqendra e kaonëve dhe më pas kryeqyteti i lidhjes së tre fiseve më të rëndësishme Kaonëve, Thesprotëve dhe Molosëve. Qyteti jetoi pas pushtimit të Romës dhe njohu faza të rëndësishme zhvillimi edhe më pas në periudhën bizantine dhe të antikitetit të vonë duke e humbur rëndësinë me fillimin e sundimit Osman. / VOA / KultPlus.com

Arkeologët zbulojnë statujën e rrallë të perandorit romak Hadrian

Arkeologët kanë zbuluar një statujë të rrallë të perandorit romak Hadrian në qytetin perëndimor të Turqisë, Aydin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AA, transmeton KultPlus.

“E datuar nga shekulli II pas Krishtit, skulptura dy metra e gjysmë e lartë u gjet në gjashtë pjesë, në një gërmim në qytetin antik të Alabanda-s”, tha drejtori i sitit Ali Yalcin Tavukcu”.

“Statuja është një nga shumë pak shembujt në botë. Ne jemi shumë të lumtur që kemi gjetur një këtu”.

“Gërmimet janë duke u zhvilluar në vend për gjetje të tjera “emocionuese”, të tilla si pllaka të reja ose mbishkrime për të hedhur dritë mbi epokën”, shtoi Tavukcu.

Statuja, që besohet të jetë skalitur gjatë një vizite në mbretërimin e Publius Aelius Traianus Hadrianus, pritet të shfaqet në muzeun Aydin, sapo të përfundojë puna e restaurimit / KultPlus.com

Zbulohet një kockë kafshe e gdhendur 51 mijë vjet më parë nga njerëzit neandertal

Dizajni mund të jetë i thjeshtë, por një model chevron i gdhendur në një kockë dreri më shumë se 50,000 vjet më parë sugjeron që Neandertalët kishin traditën e tyre artistike para se njerëzit modernë të mbërrinin në skenë, thonë studiuesit.

Gdhendja, e zbuluar në një shpellë gjermane, ku Neandertalët jetonin dhjetëra mijëra vjet më parë, nuk ka ndonjë dobi të dukshme sipas studiuesve, por artefakti hedh dritë mbi aftësinë krijuese të këtyre specieve.

Dirk Leder, një nga autorët dhe studiues në Zyrën e Saksonisë së Ulët në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë, tha se kocka përfaqëson qartë një mjet shprehjeje.

“Ne jemi shumë të bindur që komunikon një ide, një histori, diçka domethënëse për një grup,” tha ai.

Fosili i gdhendur u gjet në një sit të njohur arkeologjik të quajtur Einhornhoehle – ose “Shpella e Njëbrirësh”.

Të vendosur në malet e Gjermanisë qendrore, kërkuesit e thesareve gërmuan atje qysh në Mesjetë për ato që besonin se ishin fosile njëbrirësh.

Shumica dërrmuese e veprave artistike të Epokës së Gurit zbuluar në Evropë i atribuohen Homo sapiens dhe ekspertët kanë sugjeruar prej kohësh që Neandertalët, ndër të afërmit tanë më të ngushtë, filluan të krijonin objekte simbolike vetëm pas përzierjes me to.

Por duke përdorur radiokarbonin, arkeologët përcaktuan që artefakti i zbuluar së fundmi të ishte të paktën 51,000 vjet i vjetër – para ardhjes së ”Homo sapiens” në Evropën Qendrore me rreth 10,000 vjet, sipas studimit të botuar në revistën “Nature Ecology and Evolution”.

Por fakti që zbulimi i ri i paraprinë ‘’Homo sapiens’’ do të thotë se Neandertalët mund të kenë lënë një trashëgimi më të qëndrueshme. / Gazeta Express / KultPlus.com

Arkeologët gjejnë shkopin në formë gjarpri 4 mijë e 400 vjet të vjetër

Arkeologët nga Universiteti i Turkut, në bashkëpunim me Agjencinë e Trashëgimisë Finlandeze, si dhe kërkues nga Universiteti i Helsinkit kanë zbuluar një “shkop” të drunjtë nga koha e gurit e që ka formën e një gjarpri.

Zbulimi është bërë në vendin parahistorik Järvensuo 1, një mjedis i moçëm moçalor në brigjet e liqenit Rautajarvi në jugperëndim të Finlandës. Järvensuo 1 qe zbuluar rastësisht gjatë gërmimeve për kanale në vitet ‘50, dhe prej atëherë u është nënshtruar hulumtimeve të vazhdueshme.

Për shkak të kushteve anaerobike të dheut, studimet e mëparshme kanë zbuluar artefakte prej druri të ruajtura në mënyrë të përkryer, që përfshijnë edhe një si lugë druri me një dorëz që i ngjan kokës së ariut.

“Shkopi” i fundit është gjysmë metër i gjatë, dhe është formësuar si një gjarpër rrëshqanor me kokë, që mund të jetë përdorur nga shamanët në kohën e gurit për qëllime ritualistike.

Arkeologët vënë re që zbulimi është krejt i ndryshëm prej çfarëdo artefakti të drunjtë nga Evropa neolitike e Veriut, ani pse gjarpërinjtë ndonjëherë janë paraqitur në piktografet e artit shkëmbor nga ajo që njihet si “Pit-Comb Ware Culture”, ku mbaheshin nga figura në formë njerëzore.

Antti Lahelma nga Universiteti i Helsinkit ka thënë: “Duket se ka njëfarë lidhjeje mes gjarpërinjve dhe njerëzve, që të sjellë në mendje shamanizmin verior të periudhës historike, ku gjarpërinjtë kishin rol të posaçëm si kafshë shpirt-ndihmuese për shamanin”.

Artefakte të ndryshme prej druri janë zbuluar së fundmi gjatë kërkimeve, përfshirë enë prej druri për kuzhinë, mbetje strukturore, si dhe copëza të shumta të pajimeve për peshkim.

Satu Koivisto, kërkuesja kryesore nga Universiteti i Turkut në gërmimet në Järvensuo, ka thënë: “Gjetjet e mirëruajtura nga moçalishtet ndihmojnë të kuptuarit tonë për popujt e lashtë dhe mjedisin ku ata kryenin veprime të zakonshme e të shenjta”.

Kërkuesit theksojnë se Järvensuo 1 është nën rrezik, teksa punimet për drenazhim dhe ndryshimet mjedisore të shkaktuara nga ndryshimi i klimës po i vënë vendin dhe arkeologjinë në rrezik. “Shenjat e shkatërrimit të shkaktuara nga drenazhimi ekstensiv janë tashmë të qarta në vend, dhe thesaret e tij organike nuk janë më të sigurta”, ka shtuar Koivisto. /heritagedaily.com/ KultPlus.com

Trupa pa kokë dhe të varrosur me fytyrë poshtë, arkeologët zbulojnë vendvarrimin romak

Arkeologët kanë zbuluar 17 trupa pa kokë në 3 varreza romake në Anglinë lindore – një numër jashtëzakonisht i lartë për të cilin ekspertët mendojnë se ishin rezultat i ekzekutimeve gjyqësore. Perandoria Romake sundoi një pjesë të Britanisë së Madhe për rreth 400 vjet deri në vitin 410 p.e dhe disa qytete ende kanë mure mesjetare të ndërtuara pjesërisht nga fortifikimet romake.

Sipas një studimi hulumtues të botuar në internet nga Cambridge University Press në revistën Britannia, kokat e shumë trupave ishin vendosur në këmbët e tyre dhe disa ishin të gjunjëzuar kur vdiqën. Shumë prej mbetjeve skeletore ishin në gjendje të keqe, por nuk kishin shenja të lëndimeve përveç prerjes së kokës, dëshmi se vdekjet ishin të organizuara.

Numri i trupave pa kokë, por edhe i varrimeve me fytyrë poshtë, ishin shumë të larta krahasuar me varrezat e tjera romake në të gjithë Britaninë. Nuk është e qartë pse disa prej trupave ishin të varrosur me fytyrë poshtë, por mendohet se kjo praktikë kryhej për personat që ishin kriminelë ose që familja e tyre kishte turp prej të vdekurit.

Sipas hulumtimit, shumica e skeleteve besohet se u përkisnin të rriturve mbi 25 vjeç, me disa që tregojnë shenja të anemisë dhe prishjes së dhëmbëve. Pesëmbëdhjetë varre përfshinin dhe sende qeramike, të tilla si gota apo edhe një krehër që u gjet në një varr, i cili mund të ketë qenë në flokët e një gruaje, kur asaj iu pre koka./a2/KultPlus.com

Arkeologët gjejnë absidën 2.300-vjeçare në Stamboll

Gjatë punimeve në stacionin historik të trenit, “Haydarpaşa” në Stamboll, arkeologët ranë në gjurmë të absidës gjysmërrethore – një strukturë e njohur kryesisht në kisha antike – që daton nga shekulli i 3-të para Krishtit.

Ky është zbulimi i fundit në qytetin antik të njohur si Kalcedoni, nga një ekip i udhëhequr nga arkeologu Mehmet Ali Polat. Sipas medias turke “Hurriyet Daily News”, që ka raportuar e para për këtë gjetje, kjo mund të jetë ndërtesa më e vjetër e nxjerrë në pah nga gërmimet e deritanishme në këtë lokacion.

Ani pse arkeologët janë ende të pasigurt për funksionin specifik të absidës së sapozbuluar, ata besojnë se ky vend mund të ketë qenë i shenjtë. Në arkitekturën antike një absidë ndodhej shpesh në fund të një korridori, ku zakonisht do të vendosej statuja e një perëndie. Objekti ku u zbulua absida mund të kishte funksionuar si një faltore ose ndoshta edhe një mauzole.

Kalcedoni, i njohur gjithashtu si “Khalkedon”, u themelua nga kolonistët grekë megarianë në anën lindore të ngushticës së Bosforit në vitin 685 para Krishtit. Kur kolonistë të tjerë mbërritën nga Megara, ata e quajtën Kalcedonin “Qyteti i të verbërve”, sepse kishin neglizhuar një vend kyç në bregun perëndimor që ishte pozicionuar kundrejt qytetit bizantin.

Mes strukturave të gjetura këtë muaj në lagjen “Kadıköy” ishin edhe grup ndërtesash që dikur kanë qenë një pallat i vogël veror dhe një depo. Krahas këtyre gjetjeve ishin edhe ato më të vogla, duke përfshirë monedha dhe qeramikë që datojnë rreth vitit të 6-të p.e.s.

Kur filloi puna për mirëmbajtjen dhe rinovim për të akomoduar trena me shpejtësi të madhe në vitin 2018, ekspertët gjetën mbetjet antike nën shina. Që nga ajo kohë Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë dhe muzetë arkeologjikë të Stambollit kanë udhëhequr gërmimet në këtë vend antik. Ekipi arkeologjik përfshin rreth 430 njerëz, në mesin e tyre arkeologë dhe specialistë të muzeut.

Artefakte dhe ndërtesa të panumërta të periudhave të ndryshme, që mbulojnë epokat helenistike, romake, bizantine dhe osmane janë gjetur “Haydarpaşa”. Arkeologët kanë gjetur 10,000 monedha ari dhe mbetjet e një kështjelle të shekullit të 5-të, si dhe 28 grupe eshtrash njerëzore, një fontanë të epokës bizantine dhe rrënojat e një pallati spektakolar bizantin. Të gjitha këto zbulime tregojnë se qyteti mund të ketë pasur dikur një sistem gjithëpërfshirës të tregtisë./ artnews.com / KultPlus.com

Zbulohet “qyteti i artë” që u themelua nga gjyshi i faraonit Tutankhamun

Arkeologët në Egjipt bëjnë me dije se kanë zbuluar kohët e fundit “qytetin e artë” i humbur prej 3500 vitesh. Ky qytet është themeluar nga gjyqi i faraonit Tutankhamun dhe konsiderohet si një prej zbulimeve më të mëdha që nga gjetja e varrit të “mbretit fëmijë” rreth një shekull më parë.

Qyteti i njohur me emrin Aten, u ndërtua nga mbreti Amenhotep III i cili sundoi rreth vitit 1390 para Krishtit dhe më pas u përdor nga Tutankhamun.

Vendbanimi u zbuluan në jug të qytetit të Luksorit dhe konsiderohet si një ndër qytetët më të mëdha të vjetra. Ai është i pajisur me disa lagje, rrugë dhe një sistem mbrojtës.

Gjatë gërmimeve u gjetën furra bukë, dyqane, si dhe bizhuteri dhe vazo të ndryshme. Ekipi i arkeologëve në fillim mendoi se ra në gjurmët e tempullit ku u mumifikua Tutankhamun për të zbuluar më pas se kishte gjetur diçka shumë herë më të madhe./a2/ KultPlus.com

Gërmimet në Pompeo zbulojnë mbetjet e dy trupave, tregohen “biografitë” e tyre

Arkeologët kanë zbuluar eshtrat e dy burrave që vdiqën nga shpërthimi vullkanik i Vezuvit në Itali. Siç bëjnë të ditur nga gërmimet, njëri ishte person me status të lartë në masë ndërsa tjetri skllav i tij.

Shpërthimi i madh kishte ndodhur rreth 2 mijë vite më parë në malin Vesuvius të Italisë. Ai kishte shndërruar qytetin Pompeo në hi, duke u bërë më pas burim i pasur për kërkimet e arkeologëve, shkruan BBC.

Zyrtarët thanë se njëri burrë ishte i moshës rreth 30 apo 40 vjeçare, të cilit i ishte gjetur një mantel i ngrohtë leshi ndërsa ai tjetri mes 18 dhe 23 vjeçare, kishte dëmtime në trup për shkak të punëve fizike.

“Ishte një vdekje nga goditja termike, siç demonstrohet gjithashtu nga këmbët dhe duart e tyre të shtrënguara”, kanë thënë autoritetet arkeologjike./ KultPlus.com

Arkeologët zbulojnë objektin 2,100 vjeç, ngjan me një celular

Një lloj telefoni i jashtëzakonshëm 2.137 vjeçar është gërmuar nga një varr i një gruaje të re në një Atlantis në Rusi. E pasionuara pas modës e lashtësisë të epokës, Xiongnu është quajtur Natasha nga arkeologët dhe varri i saj u gjet gjatë një kullimi të të një rezervuari të gjerë të bërë nga njerëzit në Siberi.

Në fakt, siç transmeton G.Sh, telefoni celular është bërë nga lloje të ndryshme gurësh të çmuar disa ngjyrësh. Arkeologu Dr. Pavel Leus tha: “Varrimi i Natashës me një telefon celular të epokës Hunnu (Xiongnu) mbetet një nga zbulimet më interesantet në këtë vend varrosjeje.

Gjetja është nga nekropoli Ala-Tey në të ashtuquajturin detin Sayan, një rezervuar gjigant në rrjedhën e sipërme të Digës Sayano-Shushenskaya, termocentrali më i madh i Rusisë, në republikën malore ruse të Tuvas.

Në fakt, gruaja e lashtë që jetoi para lindjes së Krishtit këtë objekt me pamjen e një telefoni modern e përdorte për togzë për rripin.

Arkeologët zbulojnë Kishën Bizantine 1500-vjeçare

Arkeologët zbuluan një kishë 1500-vjeçare në një lagje në perëndim të Jeruzalemit, deklaroi sot Autoriteti i Antikiteteve në Izrael (IAA).

Sipas IAA-së dhe Muzeut të Tokave Biblike në Jeruzalem, kisha e zbukuruar me mozaikë dhe mbishkrime greke, u zbulua në lagjen Ramat Beit Shemesh.

Mozaikët përfaqësojnë elementë të gjetheve, frutave, zogjve dhe figurave gjeometrike.

Sipas drejtorit të gërmimeve, Benjamin Storchan, kisha shtrihet në një sipërfaqe rreth 1500 metra katrorë dhe përfshin elementë të arkitekturës bizantine.

Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit ka investuar afërsisht 7 milionë shekel izraelitë (2 milionë dollarë) në këtë projekt, si pjesë të gërmimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të parqeve arkeologjike, në kuadër të ndërtimit të një lagjeje të re. Alsat.tv / KultPlus.com

‘Dhuratë për Perënditë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzit

Qindra armë të epokës së bronzit u zbuluan në një kantier ndërtimi nga brigjet e Thames dhe mund të kenë qenë një ofertë për perënditë, thonë ekspertët.

Thesari prej 453 artefaktesh që datojnë afro 3,000 vjet më parë u zbulua në Havering, në lindje të Londrës, në shtatorin e kaluar.

Akset, shpatat, shtizat, unazat, kamxhikët dhe shufrat e bakrit përbëjnë koleksionin antik, i cili daton nga 800 Para Krishtit dhe 900 Para Krishtit.

Ato u gjetën nga arkeologët, të cilëve u kërkohej të shikonin në një vend që po punohet për nxjerrjen e zhavorrit.

Ekspertët besojnë se vendndodhja mund të ketë qenë një dyqan armësh ose kovaçeri për shkak të mënyrës sesi sendet grupohen me kujdes.

Ata gjithashtu nuk e kanë përjashtuar mundësinë që koleksioni të jetë një ofertë për perën‘Dhuratë për Perënditë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzitditë, një praktikë e zakonshme në shoqëritë e epokës së bronzit.

Zbulimi u shpall zyrtarisht një thesar në fillim të këtij viti dhe është zbulimi i tretë më i madh i epokës së bronzit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Me emrin Havering Hoard, ajo do të formojë qendrën e një ekspozite të madhe në Muzeun e Londrës nga prilliitë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzit

Hapet sarkofagu ku besohej se ishte trupi i Aleksandërit të Madh

Hapet sarkofagu ku besohej se ishte trupi i Aleksandërit të Madh, mirëpo arkeologët mohojnë gjetjen e trupit të tij. Në sarkofagu janë gjetur eshtrat e tre personave të tjerë.

Është hapur sarkofagu gjigant prej tre metrash, që është gjendur në Aleksandri të Egjiptit, ku besohej se ndodhej trupi i themeluesit legjendar të qytetit me të njëjtin emër.

Arkivoli nga graniti i lart dy metra e gjysmë, është gjetur pesë metra thellë, derisa po bëheshin disa hulumtime arkeologjike, ndërsa u hap me vështirësi shkaku i peshës prej 27 tonelatash. Përkundër pritjeve që brenda ta gjejnë trupin e Aleksandërit të Madh, egjiptologët mbetën të hutuar kur gjetën tre trupa.

Sekretariati i Ministrisë së Antikiteteve e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se brenda sarkofagut kishte ndonjë mallkim, i cili do t’i godiste të parët që ndodhen pranë.
“Brenda janë tri trupa, që nuk dihet se kujt i përkasin. Asnjë mallkim nuk ishte brenda dhe punonjësit shpëtuan pa asnjë lëndim”, thuhet shkurt në raport, njofton Gazeta Express.

Në anën tjetër, thuhet se trupat nuk i përkasin familjeve mbretërorë të Polemeut apo Romës, teksa nuk besohet se ishin të pasur apo njerëz të shkuar

Fakti që nuk kishin asnjë stoli ari apo argjendi dhe ishin bashkë në një varr, e bën gjetjen dhe më misterioze, ndërsa nuk pritet të ketë përgjigje së shpejti.

“Të tre trupat janë të meshkujve, që besohet të kenë qenë ushtarë. Njëri prej tyre, e ka një plagë të shigjetës në kafkë”, thuhet shkurt në raport, ku nuk tregohet as për kohën në të cilën kanë jetuar./ KultPlus.com

Arkeologë polakë dhe shqiptarë zbulojnë qytetin e panjohur 2 mijë vjeçar

Ndonjëherë, gurët janë më shumë se sa thjesht copëza të shkërmoqura toke. Ndonjëherë ata japin detaje mbi të kaluarën apo të ardhmen e planetit tonë.

”Arkeologët e antikitetit të Qendrës së Kërkimit për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, zbuluan se gurët në Shkodër ishin rrënojat e qytetit 2 000-vjeçar të Basanias”, shkruan Christina Ayele Djossa në blogun “Atlas Obscura” që i dedikohet zbulimeve nëpër botë.

Në atë kohë, Bassania ishte një fortesë ushtarake dhe ekonomike, pjesë e mbretërisë së Ilirisë, që ka ekzistuar nga viti 400 deri në 100 para Krishtit.

Qyteti antik ka në përbërje shumë banesa dhe fortesa, një prej të cilave arkeologët arritën të zbulojnë.

Ajo që ata gjetën ishin gurë antikë të një fortese të ruajtur nga kulla të mëdha dhe mure prej guri dhe dyer të gjera afërsisht tre metra. Këto ndërtesa mbrojtëse, sipas profesorit Piotr Dyczek të Universitetit të Varshavës, i përkasin arkitekturës helenistike.

Ekipi konfirmoi epokën e rrënojave duke analizuar monedhat e gjetura aty rrotull dhe fragmente të enëve të qeramikës, që i përkasin epokës së mbretërisë Ilire.

Por, nga gurët dolën më shumë informacione në lidhje me qytetin. Muret e gjera prej guri rrethojnë një zonë prej 200 000 metrash katrorë, që do të thotë se Basania ishte tre herë më e gjerë se Shkodra antike, që ishte 70 000 metra katrorë.

Por, ky qytet dhe mbretëria Ilire, u pushtuan nga romakët në fillim të shekullit të parë. Kjo është edhe arsyeja përse arkeologëve iu desh kaq shumë për të gjetur Basanian.

“Arsyeja mund të jetë se qyteti pushoi së ekzistuari për një kohë aq të gjatë sa që emri i tij u harrua”, shkruan Dyczek.

“Arkeologët polakë dhe shqiptarë spekuluan gjithashtu se edhe infrastruktura gjeologjike e vendndodhjes ka lidhje me këtë harresë. Rrënojat janë gjetur në një kodër, që nga banorët e zonës quhet buzët e nepërkës, në fshatin Bushat, pak kilometra larg Shkodrës”, thotë Dyczek.

Pas shumë vitesh erozion, gurët e mbetur dukeshin si pjesë e gurëve që përbëjnë kodrën. Kështu për një kalimtar, mund të dukej si një grumbull me gurë, jo një strukturë e përbërë nga njerëzit.

Tani që qyteti i zbuluar është i dukshëm, do të jetë e mundur që këto rrënojat të vizitohen./G.S/ a.jor./ KultPlus.com