“Phototonet: Nga qielli tek deti”, ekspozita që bën bashkë gjashtë artistë të huaj në Vlorë

“Phototonet: Nga qielli tek deti” është një ekspozitë që bën bashkë gjashtë artistë të huaj dhe nëntë vepra arti të përzgjedhura nga artistja Donika Çina, që do të organizohet nga datat 26 shtator- 24 tetor në Galerinë e Bregdetit, Radhimë Vlorë, me mbështetjen e Swedish Arts Grants Committee.

Mbrëmjen e sotme në Tiranë u zhvillua një bisedë e hapur me artistët që i janë bashkuar kësaj ekspozite.

Shpesh, një projekt i Donika Çinas merr formë nga koleksionimi dhe bashkimi i fragmenteve apo historive të cilat, edhe pse në pamje të parë duken të shkëputura, ndërlidhen me njëra-tjetrën për të përshkruar një udhëtim dhe krijuar një narrativë të re fundi i së cilës është i hapur.

Përmes kombinimit të regjistrave të ndryshëm personalë e kolektivë të mendimit dhe memories, këto fragmente funksionojnë si bulëza në vetvete, por gjithashtu hapin shtigjet drejt fragmenteve të tjera, duke e përcaktuar rolin e artistes jo si regjisore por si moderatore të diskursit.

E ftuar nga Galeria e Bregdetit, Çina përdor praktikën e saj artistike si metodë për të kombinuar dhe krijuar asocime midis punëve, duke kuruar një ekspozitë në formën e një udhëtimi përmes tyre.

Udhëtimi në të njëjtën kohë eksploron rolin e imazhit fotografik brenda praktikës së artistëve, gjatë krijimit të veprës, por edhe prezencën e imazhit fotografik si sfond, që në mënyrë direkte apo indirekte influencon përditshmërinë tonë dhe mënyrën se si perceptojmë jetën në të gjithë komponentët e saj.

Në të njëjtën mënyrë, punët e përzgjedhura nuk trajtojnë të njëjtën temë, as artistët nuk përdorin të njëjtin medium. Edhe pse nuk ka një lidhje lineare midis tyre, secili prej tyre sugjeron por dhe rrjedh nga një vepër tjetër, si dhe hap shtresa dhe shtigje të ndryshme të mendimit.

Udhëtimi nis nga qiejt nokturnë të Johan Österholm i cili përdor fotografinë si medium për të reflektuar mbi konceptin gjithmonë në zhvillim të asaj çka përbën një peizazh nate dhe çfarë quhet “errësirë”. Ai i qaset subjektit të ndotjes prej dritës si një lloj historiani i dritës, duke kombinuar kujdesshëm materiale arkivore dhe procese fotografike arkaike. Yjet, që nuk janë më të dukshëm për syrin tone për shkak të ndotjes së tanishme prej dritës, janë fiksuar në xhama fenerash me gaz të lyera me xhelatinë argjendi. Përdorimi i këtij procesi arkaik fotografimi shndërron vet objektin artistik në syrin e aparatit fotografik. Qëllimi këtu nuk është inkuadrimi i një imazhi se sa vetë kapja e cilësisë së dritës.

E ndërsa qëndron përballë një tabloje të Niklas Holmgren syri mund të gënjehet. Nuk është një print por fryt i një procesi të gjatë dhe të përpiktë të fiksimit të imazhit nëpërmjet mediumit më të vjetër artistik, pikturës së vajit (përfundimi i një pikture për Holmgren mund të zgjasë edhe më shume se gjashtë muaj punë të përditshme në studio). Holmgren i rikthehet pikturës pas një eksperience dhjetë vjeçare si regjisor filmi.

Dy pikturat në muret e ekspozitës përshkojnë tensionin e qenësishëm të ndërveprimeve sociale dhe gjendjen mendore tranzitore të njerëzve të zakonshëm; një fragmet të realitetit që artisti kërkon ta kapë ndërsa pikturon në mënyrë obsesive fizikalitetin e tij. Janë dy piktura me subjekt identik. Drita, ngjyrat, kompozimi si dhe përsëritja e ekzaktësisht të njëjtit kuadër nuk janë të vetmet cilësi që të sugjerojnë imazhin fotografik. Duke vështruar me kujdes brenda tablosë gjenden zona të mjegulluara që sugjerojnë se subjekti nuk është vështruar me sy të lirë por nëpërmjet lentes së një aparati fotografik që tek e tuk ç’fokuson imazhin.

Të njëjtat zona të mjegulluara brenda tablosë gjenden edhe në akuarelet jo-figurative të Ylva Carlgren. Fillimet e saj në pikturë janë pikërisht si piktore fotorealiste, ndërsa tashmë Carlgren ka krijuar një gjuhë vizuale të reduktuar të karakterizuar nga prania dhe statizmi, duke hequr dorë nga çfarëdolloj pretendimi mimetik. Çfokusimi brenda kuadrit duket sikur është një relikë e asaj kohe. Nëpërmjet një teknike të përpiktë shtresëzimi, spektri i ngjyrës ngarkohet gradualisht me dritë duke e manipuluar fushën e perceptimit. Puna e saj është një eksplorim i limiteve të vet mediumit. Është një proces perfeksionimi ku praktika e artistes fillon dhe përfundon nga dhe prej vetes.

E kundërta ndodh me punët e Mikaela Steby Stenfalk. Puna e saj fillon nga dhe ju drejtohet të tjerëve. Fotografia nuk është mediumi as thjesht një influencë por burimi dhe materiali bazë i punëve të saj. Këtu nuk kemi të bëjmë me historinë e fotografisë, edhe pse ajo përdor material arkivor, se sa me të tashmen e saj dhe atë që përbën arkivin digjital. Në një bashkëpunim me artistin Sjoerd ter Borg, në një instalacion audiovisual, artistët hulumtojnë mbi atë çka njerëzit lenë online kur eksplorojnë një qytet dhe se si këto gjurmë na joshin kur eksplorojmë “të njëjtën”.

Si në rastin e bashkëpunimit me ter Borg edhe në punët e tjera, Stenfalk krijon skulptura dhe imazhe tredimensionale duke bashkuar fragmente nga fotografitë e çastit në Instagram. Nëpërmjet tyre ajo reflekton mbi riprodhimin dhe procesin e arkivimit në periudhën digjitale si dhe marrëdhënien gjithmonë në rritje të peizazhit digjital me jetën publike.

Në fund të këtij udhëtimi, që filloi nga qiejt e Johan Österholm, do të mbërrijmë në detin e Lotta Törnroth. Kuptohet, deti nuk është vendi më i sigurt ku mund të ankorohesh as metafora e mbërritjes. Mund të jetë vendi i pakufi, vendi i thellësive, i lirisë dhe shpresës por edhe i rrezikut dhe sfidës. Vendi i të guxuarit dhe shpresuarit se gjithçka do të shkojë mirë. Ky tension dhe ndjesia e dramës është thelbësor në punët e Törnroth. Në fotografitë e saj ajo qëndron me një dritë në dorë në orët e para të ditës përballë madhështisë së një peizazhi deti në acar. Gjesti i saj trupëzon pritjen dhe shpresën po edhe reflektimin ndaj një rreziku dhe tragjedie nga këndvështrimi i distancës së spektatorit.

Deti nuk është kurrsesi fundi i një udhëtimi, as kjo ekspozitë, se sa thjesht mundësia e eksplorimit të pafund./atsh/ KultPlus.com

“Photonet- Nga qielli tek deti”, ekspozita që bën bashkë 6 artistë dhe 9 vepra arti

“Photonet – Nga qielli tek deti” është një ekspozitë që bën bashkë gjashtë artistë dhe nëntë vepra arti të përzgjedhura nga artistja Donika Çina, organizuar nga Galeria e Bregdetit, Rradhimë Vlorë dhe me mbështetjen e Swedish Arts Grants Committee, bëri të ditur sot ambasada e Suedisë në Tiranë.

Shpesh, një projekt i Donika Çinas merr formë nga koleksionimi dhe bashkimi i fragmenteve (historive) të cilat, edhe pse në pamje të parë duken të shkëputura, ndërlidhen me njëra-tjetrën për të përshkruar një udhëtim dhe krijuar një narrativë të re fundi i së cilës është i hapur. Përmes kombinimit të regjistrave të ndryshëm personalë e kolektivë të mendimit dhe memories, këto fragmente funksionojnë si bulëza në vetvete por gjithashtu hapin shtigjet drejt fragmenteve të tjera, duke e përcaktuar rolin e artistes jo si regjisore por si moderatore të diskursit.

E ftuar nga Galeria e Bregdetit, Çina përdor praktikën e saj artistike si metodë për të kombinuar dhe krijuar asocime midis punëve, duke kuruar një ekspozitë në formën e një udhëtimi përmes tyre. Udhëtimi në të njëjtën kohë eksploron rolin e imazhit fotografik brenda praktikës së artistëve, gjatë krijimit të veprës, por edhe prezencën e imazhit fotografik si sfond, që në mënyrë direkte apo indirekte influencon përditshmërinë tonë dhe mënyrën se si perceptojmë jetën në të gjithë komponentët e saj.

Në të njëjtën mënyrë, punët e përzgjedhura nuk trajtojnë të njëjtën temë as artistët nuk përdorin të njëjtin medium. Edhe pse nuk ka një lidhje lineare midis tyre, secili prej tyre sugjeron por dhe rrjedh nga një vepër tjetër, si dhe hap shtresa dhe shtigje të ndryshme të mendimit.

Udhëtimi nis nga qiejt nokturnë të Johan Österholm i cili përdor fotografinë si medium për të reflektuar mbi konceptin gjithmonë në zhvillim të asaj çka përbën një peizazh nate dhe çfarë quhet “errësirë”. Ai i qaset subjektit të ndotjes prej dritës si një lloj historiani i dritës, duke kombinuar kujdesshëm materiale arkivore dhe procese fotografike arkaike. Yjet, që nuk janë më të dukshëm për syrin tone për shkak të ndotjes së tanishme prej dritës, janë fiksuar në xhama fenerash me gaz të lyera me xhelatinë argjendi. Përdorimi i këtij procesi arkaik fotografimi shndërron vet objektin artistik në syrin e aparatit fotografik. Qëllimi këtu nuk është inkuadrimi i një imazhi se sa vetë kapja e cilësisë së dritës.

E ndërsa qëndron përballë një tabloje të Niklas Holmgren syri mund të gënjehet. Nuk është një print por fruti i një procesi të gjatë dhe të përpiktë të fiksimit të imazhit nëpërmjet mediumit më të vjetër artistik, pikturës së vajit (përfundimi i një pikture për Holmgren mund të zgjasë edhe më shume se gjashtë muaj punë të përditshme në studio). Holmgren i rikthehet pikturës pas një eksperience dhjetë vjeçare si regjizor filmi. Dy pikturat në muret e ekspozitës përshkojnë tensionin e qenësishëm të ndërveprimeve sociale dhe gjendjen mendore tranzitore të njerëzve të zakonshëm; një fragment të realitetit që artisti kërkon ta kapë ndërsa pikturon në mënyrë obsesive fizikalitetin e tij. Janë dy piktura me subjekt identik. Drita, ngjyrat, kompozimi si dhe përsëritja e ekzaktësisht të njëjtit kuadër nuk janë të vetmet cilësi që të sugjerojnë imazhin fotografik. Duke vështruar me kujdes brenda tablosë gjenden zona të mjegulluara që sugjerojnë se subjekti nuk është vështruar me sy të lirë por nëpërmjet lentes së një aparati fotografik që tek e tuk çfokuson imazhin.

Të njëjtat zona të mjegulluara brenda tablosë gjenden edhe në akuarelet jo-figurative të Ylva Carlgren. Fillimet e saj në pikturë janë pikërisht si piktore fotorealiste, ndërsa tashmë Carlgren ka krijuar një gjuhë vizuale të reduktuar të karakterizuar nga prania dhe statizmi, duke hequr dorë nga çfarëdolloj pretendimi mimetik. Çfokusimi brenda kuadrit duket sikur është një relikë e asaj kohe. Nëpërmjet një teknike të përpiktë shtresëzimi, spektri i ngjyrës ngarkohet gradualisht me dritë duke e manipuluar fushën e perceptimit. Puna e saj është një eksplorim i limiteve të vet mediumit. Është një proces perfeksionimi ku praktika e artistes fillon dhe përfundon nga dhe prej vetes.

E kundërta ndodh me punët e Mikaela Steby Stenfalk. Puna e saj fillon nga dhe ju drejtohet të tjerëve. Fotografia nuk është mediumi as thjesht një influencë por burimi dhe materiali bazë i punëve të saj. Këtu nuk kemi të bëjmë me historinë e fotografisë, edhe pse ajo përdor material arkivor, se sa me të tashmen e saj dhe atë që përbën arkivin digjital. Në një bashkëpunim me artistin Sjoerd ter Borg, në një instalacion audiovisual, artistët hulumtojnë mbi atë çka njerëzit lenë online kur explorojnë një qytet dhe se si këto gjurmë na joshin kur eksplorojmë “të njëjtën”. Si në rastin e bashkëpunimit me ter Borg edhe në punët e tjera, Stenfalk krijon skulptura dhe imazhe tredimensionale duke bashkuar frangmente nga fotografitë e çastit në instagram. Nëpërmjet tyre ajo reflekton mbi riprodhimin dhe procesin e arkivimit në periudhën digjitale si dhe marrëdhënien gjithmonë në rritje të peizazhit digjital me jetën publike.

Në fund të këtij udhëtimi, që filloi nga qiejt e Johan Österholm, do të mbërijmë në detin e Lotta Törnroth. Kuptohet, deti nuk është vendi më i sigurt ku mund të ankorohesh as metafora e mbërritjes. Mund të jetë vendi i pakufi, vendi i thellësive, i lirisë dhe shpresës por edhe i rrezikut dhe sfidës. Vendi i të guxuarit dhe shpresuarit se gjithçka do të shkojë mirë. Ky tension dhe ndjesia e dramës është thelbësor në punët e Törnroth. Në fotografitë e saj ajo qëndron me një dritë në dorë në orët e para të ditës përballë madhështisë së një peisazhi deti në acar. Gjesti i saj trupëzon pritjen dhe shpresën po edhe reflektimin ndaj një rreziku dhe tragjedie nga këndvështrimi i distancës së spektatorit.

Deti nuk është kursesi fundi i një udhëtimi, as kjo ekspozitë, se sa thjesht mundësia e eksplorimit të pafund. E ndërkohë google shënon koordinatat 40.46667, 19.48972, jemi në breg tek Galeria e Bregdetit. / atsh / KultPlus.com