Udhëtimi në Tequila për të zbuluar sekretin e prodhimit të pijes së famshme (FOTO)

Një vendbanim piktoresk, me ndërtesa shumëngjyrëshe dhe rrugët me kalldrëm, qyteti i Tequilas njihet si vendlindja e pijes alkoolike që mban këtë emër.

Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, njihet nga Qeveria federale e Meksikës si “Qyteti magjik”.

Kultivimi i bimës “agave”, prej së cilës prodhohet pija e famshme historikisht u është lënë grave, që mendohet se filluan të merreshin me këtë punë, që në shekullin e 16-të. Nëse më parë, prej kësaj pune fitimet ishin të pakta, sot qyteza përveç se ka forcuar ekonominë përmes tregtimit të pijes, është e vizituar edhe nga turistë të shumtë.

Për t’u përcaktuar zyrtarisht si tequila origjinale, pija duhet të distilohet vetëm nga agavet e rritura në qytetin e Tequilas dhe komunat përreth. Toka e pasur vullkanike dhe klima e thatë e bëjnë ideale rritjen e agave të kaltra, një bimë vendase. Sapo prej kësaj bime merren frutat e saj, të ngjashme me ananasin, dërgohet në një fabrikë pijesh alkoolike, ku piqet për 36 orë, duke lëshuar sheqernat dhe lëngjet.

Në fabrikat e përpunimit të alkoolit, ku më e vjetra në Amerikën Latine është hapur më 1975, punon një staf i gjerë, por vetëm 10 gra janë të certifikuara si mjeshtre të tequilas, të cilat bazuar në përvojën e tyre janë të vetmet që zhvillojnë sot seminaret për njohuritë e prodhimit të kësaj pije.

Sekreti sipas tyre, në prodhimin e një pije cilësore varet drejtpërdrejt nga toka dhe klima e vendit ku bima kultivohet, por edhe nga përzgjedhja e filizave që mbillen, që kryhet vetëm nga gratë e “Qytetit magjik” të Tequilas. /a2news/ KultPlus.com

Sipas një studimi, një pije alkoolike në ditë më se e mjaftueshme

Nuk është koha e duhur për këtë studim, megjithatë udhëzimet e reja rekomandojnë jo më shumë se një pije në ditë për burrat dhe gratë.

Këto gjetje, të botuara në Health.gov vijnë gjatë kohës së stresit të theksuar nga një pandemi në rritje.

“Si komb, shëndeti ynë kolektiv do të ishte më mirë nëse njerëzit në përgjithësi do të pinin më pak”, sipas Timothy Naimi, autore e studimit.

Studimi zbuloi se dy pije kishin një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës të lidhura me alkoolin, kancerin dhe aksidentet e automjeteve sesa një pije e vetme.

Në 1990, një studim i ngjashëm sugjeroi jo më shumë se dy pije në ditë për burrat dhe vetëm një pije në ditë për gratë.

Sipas Institutit Kombëtar të Abuzimit ndaj Alkoolit, një birrë 350 mililitra, një gotë verë 150 mililitra ose një gotë me pije tjetër alkoolike prej 44 mililitrash janë parametrat që përkufizojnë një pije normale. /KultPlus.com

whiskey and natural ice on old wooden table