Piloti shqiptar zë vendin e dytë në Formula 3 të Austrisë

Piloti i Formula 3, Lirim Zendeli, sot ka fituar trofeun në garat që janë duke u zhvilluar në Austri.

Gara e dytë e sezonit në Formula 3 ka përfunduar, e cila edhe këtë fundjavë po zhvillohet në Spielberg të Austrisë.

Për shkak të shiut që ka rënë sot në Austri është ndërprerë gara në gjysmë dhe fituesit janë konfirmuar sipas renditjes në shteg ku kanë qenë.

Zendeli, piloti i vetëm shqiptar, garën e ka filluar nga pozita e gjashtë dhe ka arritur ta përfundojë i dyti, që është podiumi i parë për të në Formula 3, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.at.

Në disa raste Zendeli tentoi të parakalojë edhe Vestin që ishte i pari, por kushtet e vështira nuk lejuan një manovrim të lehtë.

Kështu Lirim Zendeli përfundoi garën në pozitën e dytë, pas Vestit, ndërsa pas tij ishin kolegët e të njëjtit ekip italian “Tridnet” nga Milano, Beckmann dhe Caldwell, njofton Albinfo.at.

Gara e dytë është përsëri nesër në Sipelberg të Austrisë, me fillim në orën 9:15 minuta. /Albinfo.ch /KultPlus.com

Piloti zviceran bën simbolin e zemrës në hapësirën ajrore të Kosovës

Një aeroplan i kompanisë “Chair” në linjën Cyrih-Prishtinë ka bërë sot simbolin e zemrës në hapësirën ajrore të Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin në momentet e vështira të përballjes me koronavirusin.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) përmes një postimi në Facebook.

“Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e ASHNA-s.

“ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën. Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm”, përfundon njoftimi.

Ndërkohë për rastin ka shkruar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

“Piloti zviceran donte të inkurajonte vendin tonë në betejën kundër COVID19. Kërkoi leje nga kulla; leja ju dha. Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. /KultPlus.com