Të notosh në qiell, pishinat më të jashtëzakonshme në botë

Nga Italia në Hong Kong, këto janë disa nga pishinat më të jashtëzakonshme në botë.

Pishinat “qiellore” me pamje nga Qqeani Indian ose në katin e 29 të një hoteli luksoz, ofrojnë adrenalinë dhe një eksperiencë krejtësisht unike.

– Pishina lidh dy prej qiellgërvishtësve më të rinj në Londër, të vendosur në lagjen “Nine Elms”.
Bali, pishina luksoze 152 metra mbi Oqeanin Indian
Të notosh në “qiell” në Hawaii
Itali, pishina në Alpin Panorama Hotel Hubertus
Pishina luksoze ndodhet në Dubai në InterContinental Festival City Hotel
Pishina ndodhet në Market Square Tower në Hjuston, Teksas
Pishina ndodhet në katin e 29-të të Hotel Indigo, Wan Chai, në Hong Kong
Kanada, Vankuver

/KultPlus.com

Kur pritet të hapen klubet e natës dhe pishinat në Kosovë?

Bizneset që do të rihapën janë: floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, varianti merre me vete (take away), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike, me lista të stafit esencial, si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

Klubet e natës e pishinat në Kosovë janë paraparë të hapen në fazën e tretë (1 qershor), të masave lehtësuese kundër COVID-19.

Nëse gjithçka shkon sipas kërkesave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë nga 1 qershori do të shikohet mundësia e hapjes jo vetëm të klubeve të natës e pishinave, por edhe hapja e kufijve,  aeroporteve, banjat, e mbajtja e ahengjeve e panaireve të ndryshme.

Ndërsa, nga nesër (e hënë) 18 maj Kosova hynë në fazën e dytë të masave lehtësuese kundër COVID-19, shkruan Insajderi.

Në Itali, palestrat dhe pishinat hapen më 25 maj

Qeveria italiane përmes ministrit të Sporteve Vincenzo Spadafora ka deklaruar se më datë 25 maj do të hapen të gjitha palestrat e pishinat në të gjithë territorin kombëtar.

Pishinat e palestrat do të respektojnë një protokoll të caktuar distancimi për të garantuar sigurinë e shëndetit publik,

Në palestra distanca mes personave që stërviten do të jetë 2 metra e do të pezullohen kurset sportive në kontakt fizik. Në pishina çdo notar e praktikues noti do të ketë në dispozicion një sipërfaqe 7 metra katrorë.

Dhomat e zhveshjes, dushet, instrumentet e palestrës do të pozicionohen në mënyrë që të garantojnë distancimin publik e po ashtu dhe ambientet e pritjes.

Për klintelën e palestrave e të pishinave rekomandohen prenotimi i parakohshëm i frekuentimin e menaxherët e pakestrave duhet të disponojnë një listë me të paktën 14 ditë të programuara.

Hyrja në palestra do të lejohet pas matjes së temperaturës trupore e veshjet personale duhen pozicionuar në dollapët përkatës ose të mbyllura në çantat personale. /KultPlus.com