Qendra e edukimit jo-formal për fëmijë dhe të rinj në Pjetërshan drejt përfundimit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar sot se Qendra e edukimit jo-formal për fëmijë dhe të rinj në Pjetërshan është drejt përfundimit.

Kjo Qendër Rinore do të mund të përdoret gjatë tërë vitit për aktivitete kulturore e sportive ndërsa me ambiente të llojllojshme e multifunksionale do të ofrojë hapësira të reja rekreative dhe kulturore për të rinjtë e Komunës së Gjakovës por edhe nga e gjithë Kosova.

Qendra Rinore e edukimit jo-formal në Pjetërshan është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën YMCA Kosovo dhe Komunën e Gjakovës. / KultPlus.com