Shitjet e pllakave muzikore tejkaluan ato të CD-ve

Për herë të parë që nga viti 1987, shitjet e pllakave muzikore kanë tejkaluar shitjet e CD-ve në SHBA, sipas një raporti të ri nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA). Adhuruesit e muzikës blenë më shumë se 41 milionë disqe vinyl vitin e kaluar dhe 33 milionë CD.

Kjo është një rritje prej 3%, pasi në vitin 2021 shitjet e disqeve vinyl arritën në 40 milionë. Nga ana tjetër, shitjet e CD-ve ranë me 28%, pasi në vitin 2021 shitjet e tyre ishin 47 milionë.

Taylor Swift ishte artistja femër më e shitur e vinyleve të vitit 2022 në SHBA, duke shitur 945,000 kopje të albumit të saj Midnights, e ndjekur nga Harry Styles , i cili shiti 400,000 kopje të albumit të tij Harry’s House. Gjithashtu në top pesëshen janë SOUR e Olivia Rodrigo (263,000 kopje), Good Kid i Kendrick Lamar (254,000 kopje) dhe Rumors i Fleetwood Mac (243,000 kopje).

Por shërbimet e transmetimit të muzikës vazhduan të përbëjnë shumicën e të ardhurave në industrinë e muzikës në SHBA në vitin 2022. Abonimet me pagesë, shërbimet e mbështetura nga reklamat, radio dixhitale, platformat e mediave sociale kontribuojnë me 84% të të ardhurave totale në industrinë e muzikës, duke regjistruar një rritje prej 7% në vitin 2022, pra 13.3 miliardë dollarë krahasuar me vitin 2021 që përbënte 83% të të ardhurave.

Në Brazil inaugurohet pllaka dedikuar të shenjtës Nënë Tereza (VIDEO)

Një vit më parë me nismë të ministrit Ditmir Bushati, shtatorja e Nënë Terezës mbërriti në Rio de Janeiro të Brazilit, ku në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiro në gusht të vitit 2016-të, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nënë Terezës, vepër e skulptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shkruan KultPlus.

Ndërsa së fundmi në një meshë madhore drejtuar nga kryepeshkopi kardinal Orani Joao Tempesta, u zhvillua edhe ceremonia e inaugurimit të pllakës, dedikuar humanistes shqiptare.

Në vijim, KultPlus, ju sjellë videon ku bëhet inaugurimi i kësaj pllake dedikuar të shenjtës Nënë Tereza./ KultPlus.com