Disa arsimtarë dhe nxënës rezultuan pozitiv me Covid-19, mbyllet një shkollë në Vushtrri

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë. Disa arsimtarë e nxënës kanë rezultuar pozitiv.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj thotë duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK’ja ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Nuk ka treguar për sa persona bëhet fjalët, megjithatë ka njoftuar se është rekomanduar që në këtë shkollë të zhvillohet skenari “C”.

“IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, shkruan Zemaj, duke shtuar se testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre./ KultPlus.com

Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër…

Gepostet von Armend Zemaj am Samstag, 19. September 2020