Publikohet orari i shfaqjes së filmave dokumentarë PriDox

Prishtina International Film Festival- PRIFEST ka njoftuar se në muajin korrik do të zhvillohet PriDox – java e filmave dokumentarë, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi për media, PriDox do të mbahet nga 01-03 korrik nën qiell të hapur në kinemanë @e.dh.e me filma, muzikë dhe ushqim të mirë.

Orari i filmave dokumentar PriDox është si në vijim:

Përmbyllet edicioni i parë i PriDoX, ‘Paved Paradise’ shpallet filmi fitues

Përmbyllet edicioni i parë i PriDox – java e filmit dokumentar të metrazhit të gjatë, me projeksionin e mbrëmshëm të filmit ‘My worst enemy’.

Juria, në përbërje: Zana Hoxha – regjisore, Kushtrim Koliqi – regjisor dhe Agnes Nokshiqi aktore, nga 5 filmat që ishin në konkurencë zyrtare zgjodhi filmin fitues, ‘Paved Paradise’ nga regjisori Karsten de Vreugdt dhe producentja Jolijn van Rinsum.

Për filmin fitues, juria deklaroi: “Filmi ‘Paved Paradise’ është edukativ nga një perspektivë tjeter dhe pak të njohur. Gjithashtu në aspektin teknik një realizim i arrirë dhe në të njejtën kohë edhe shumë argëtues që e bën audiencën për vete.”

PriFest vazhdon me aktivitetin vjetor, me edicionin e 15-të në datat 12-17 shtator./KultPlus.com

Me premierën e dokumentarit ‘My Worst Enemy‘, sonte mbyllet edicioni i parë i ‘PriDox’

Sonte do të mbahet mbrëmja përmbyllëse e edicionit të parë të ‘PriDox’, javës së filmit të gjatë dokumentar, përcjell KultPlus.

Ceremonia përmbyllëse do të mbahet në Kino Armata nga ora 20:00 ku do të shfaqet filmi ‘My worst Enemy’.

Ndërkaq, ‘PriDox’, i cili këtë vit u mbajt për herë të parë, i dha mundësinë publikut që të shijojë filmat e gjatë dokumentarë nga 6 deri më 10 qershor./KultPlus.com

Më 6 qershor fillon ‘PriDox’, java e filmit të gjatë dokumentar

Të marten, më 6 qershor do të fillojë java e filmit të gjatë dokumentar ‘PriDox’, përcjell KultPlus.

Ngjarja e cila do të mbahet në Kino Armata do të fillojë me filmin ‘Paved Paradise’ dhe përmbyllet më 10 qershor me filmin ‘My worst enemy’.

Ndërkaq ‘PriDox’ është një program i lansuar nga Prishtina International Film Festival dhe sivjet shënon edicionin e parë./KultPlus.com