“The last prisoner” i Bujar Alimanit, premierë në Paris në 16 korrik

“The last prisoner” filmi i regjisorit Bujar Alimani i cili prezanton Shqipërinë në çmimet “Oscars 2020” do të shfaqë premierën e tij më 16 korrik në kinema në Paris.

Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se në 22 korrik filmi do të shfaqet për të gjithë.

“Së bashku me një pjesë të grupit të filmit dhe prezencën e ambasadorit shqiptar në Francë, organizohet mbrëmja e filmit “The last prisoner” i regjisorit Bujar Alimani, film i cili prezanton Shqipërinë në çmimet “Oscars 2020”. Një bashkëpunim mes Shqipërisë, Francës dhe Greqisë do të shfaqë premierën e tij më 16 korrik në kinema në Paris dhe me pas në 22 korrik për të gjithë”, tha Margariti. Atsh / KultPlus.com

Era Istrefi sjellë videoklipin e shumëpritur të këngës “Prisoner” (VIDEO)

Ende pa kaluar euforia për performancën e saj në finalen e kampionatit botërorë ku ajo performoi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam këngën e botërorit “Live It Up”, Era Istrefi kthen vëmendjen tek ajo, tashmë me videoklipin e këngës së saj më të re “Prisoner”, shkruan KultPlus.

Kënga është publikuar në versionin audio në muajin qershor, ndërsa tashmë ajo sjellë edhe videoklipin e këngës i cili është xhiruar në Jamaica me regjisorin Eddie Sears dhe pritet të shënojë një tjetër sukses për këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare.

Era Istrefi është duke shënuar histori me suksesin e saj të cilin e arriti krejt papritur me këngën ‘Bon Bon’, duke depërtuar kështu në mbar botën, sukses ky që i rezultoi me kontratë të re dhe tashmë suksese të pandalshme./KultPlus.com