Makina e Bekim Fehmiut që gjendet në Prizren, ka mbetur në mëshirën e fatit


Burim Myftiu nga Prizreni vite më parë pati zbuluar se posedon makinën PEZHO 404 të cilën më 1968, aktori kosovarë me famë botërore, Bekim Fehmiu nga honorari i serialit “Tv Odiseja” ia kishte blerë nënës së vet Hedijes, që të mund ta vizitojë Bekimin kudo që ai xhiron, përcjellë KultPlus.

Myftiu thotë se makinën që nga vëllezërit e Bekimit e ka marrë më 1996 e ka shfrytëzuar disa vite por që nga përfundimi i luftës, ajo është në gjendje të mjerueshme dhe kërkon riparim të jashtëm. Makina gjendet në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren dhe shpreh gatishmërinë që atë dhuroj për ekspozim në ndonjë hapësirë në qendër të Prizrenit apo në kuadër të Muzeut kushtuar Bekim Fehmiut, që do të duhej të hapej në këtë qytet, si shenjë kujtimi të aktorit të madh.

“Për riparimin do të duhej të shfaq interesim Komuna e Prizrenit apo edhe firmat private e individ. Të interesuarit le të lajmërohen personalisht mua në Messenger”, pati shkruar Myftiu me shpresë se makina do të merrte trajtimin e duhur e do të zinte vendin e merituar.

Por, kjo makinë e Bekimit deri më tani ka mbetur në mëshirën e kohës. Nga Komuna e Prizrenit është premtuar se makina do të riparohet e do të ekspozohet në qendër të qytetit, por kjo ende nuk ka ndodhur! / KultPlus.com

EE-O nga Lala Raščić , premierë në Lumbardhi

Premierën e performancës dhe shfaqjen e video artit EE-O të rtistës Lala Raščić do të keni rast ta shihni nga dita e shtunë në Lumbardhi në Prizren.

Video arti dhe performanca, i cili është një prodhim origjinal, është komisionuar së bashku me KADIST (Paris / France) si pjesë e projektit 3-vjeçar “Not fully human, not human at all”.

Performanca përcjellët nga shfaqja e veprës në dy ekrane dhe një koktej rasti.

Andaj për të mos e humbur këtë performancë, më 22 shtator në ora 19:00 në Lumbardhi në Prizren ju pret një mbrëmje e bukur. / KultPlus.com