Prezantohet projektligji për pagat, koeficientët për zyrtarët publikë

Nga sot ka dalë në konsultim publik Projektligji për pagat për sektorin publik, ku të gjitha palët do të kenë mundësi të japin mendimet e tyre për 15 ditë pune, shkruan KultPlus.

Pas publikimit të plotë të dokumentit, Kryeministria ka nxjerrë edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punonjësit e shtetit, që sipas tyre propozohet të jetë paga.

Presidenti i vendit ka koeficientin më të lartë, pra 18, i ndjekur nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pas Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës me 17.

Kryetari i kryeqytetit propozohet të ketë koeficientin e pagës 15 dhe më poshtë kryetarët e bashkive të tjera.

Në gjyqësor kryeson kryetari i Gjykatës Supreme me koeficient 17. E njëjta gjë pritet të jetë edhe për kryeprokurorin e shtetit.

Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në fund, mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Projektligji për Paga ai për Zyrtarët Publikë nga e enjtja do të jenë në konsultim publik, të hapur për 15 ditë. /KultPlus.com