Paragraf nga libri “Pushtimi i lumturisë”

“Shikojini njerëzit gjatë farë mbrëmjeje gazmore. Të gjithë vijnë me qëllim që të jenë të lumtur dhe këtë e bëjnë me njëfarë vendosmërie të fuqishme ashtu siç është ajo kur njeriu niset për të shkuar te stomatologu, i vendosur që të mos bërtas.

Konsiderohet se pija dhe vardisja janë rrugë që shpiejnë drejt kënaqësisë, për këtë arsye burrat dehen shpejt dhe përpiqen të mos e vënë re se sa të neveritshëm janë për të dashurat e tyre.

Pas një sasie të mjaftueshme të pijes, burrat fillojnë të qajnë dhe të vajtojnë se sa të padenjë janë, moralisht, për dashurinë e nënës së tyre. Krejt çka bën alkooli tek të gjithë është t’i çlirojë nga ndjenja e mëkatit, të cilën arsyeja e ndrydh në gjendje të esëllt.

Shkaqet e këtyre llojeve të ndryshme të palumturisë gjenden pjesërisht në sistemin social, pjesërisht në psikologjinë – individuale – e cila, natyrisht, është vetë në një pjesë të mirë prodhim i sistemit shoqërorë. Më parë kam shkruar për nevojën e ndryshimit të sistemit shoqërorë që të ngrihet më lart lumturia.

Nuk e kam për qëllim që në këtë libër të flas për ndërprerjen e luftës, shfrytëzimin ekonomik dhe për edukimin me dhunë dhe frikë. Nevojë jetësore e qytetërimit tonë është që të zbulohet një sistem për flakjen e luftës; gjithnjë deri sa njerëzit në njëfarë mase janë aq të palumtur sa shkatërrimi i ndërsjellë u duket më pak i tmerrshëm se sa vazhdimi i jetës, nuk ka gjasë se do të krijohet një sistem i tillë.

Është e duhur që prodhimet e begatshme të makinave të shtohen në të mirë të atyre që kanë nevojë më së shumti që të pengohet vazhdimi i varfërisë: mirëpo çfarë dobie ka nga ajo që të jenë të gjithë njerëzit të pasur, kur të pasurit vetë janë të mjerë…” / KultPlus.com

– Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”

“Dashuria është një përjetim në të cilin tërë qënia jonë përsëritet”

“Njeriu i cili i arrin lehtë gjërat që i dëshiron, duket se plotësimi i dëshirave nuk i sjell lumturi.”

“Dashuria është forma e parë dhe më e zakonshme e emocioneve që shpie drejt bashkëpunimit dhe ata që e kan ndier dashurinë në çfardo intensiteti, nuk do të pajtoheshin me filozofinë e cila e konsideron se e mira më e madhe është të jenë të pavarur nga personi që dashurojnë.”

“Njeriu që nuk ka provuar kurr gjëra të bukura në shoqëri të gruas që e ka dashur, nuk e ka ndier kurr fuqin magjike që e kan gjërat e tilla.”

“Dashuria është e zonja ta thyejë lëvozhgën e fort të Un-it, pasi ajo është një form e bashkëpunimit biologjik në të cilën janë të nevojshme ndjenjat e njërit që të plotësohet qëllimi instiktiv i tjetrit.”

“Ajo që njeriu tipik modern kërkon nga të hollat është që t’i sjellin më tepër të holla dhe famë që të mund të shquhet, të shkëlqejë dhe t’ua kalojë atyre që deri tash kan qenë në të njejtin rang. Rrjedhimisht prej kësaj, të gjitha emocionet snobiste bëhen më të shqetësuara se sa atje ku shkallët shoqërore janë të caktuara.

Përveç kësaj, paraja është pranuar edhe si masë e mendjes. Një njeri që fiton shumë të holla është burrë i mençur, një njeri që nuk fiton nuk është. Askush nuk dëshiron që ta marrin për budalla.”

“Rrënja e brengës qëndron në atë se suksesi i garës theksohet së tepërmi si burim i lumturisë. Ajo që pohoj është se suksesi mund të jetë vetëm pjesë e lumturisë dhe është paguar shumë shtrenjtë nëse për ta arritur këtë janë flijuar të gjithë përbërësit e tjerë.”

“Njeriu i pasur i kohëve tona ka tendenca të bëhet një tip njeriu tjetër fare. Ai nuk lexon kurrë. Edhe nëse e bën një galeri pikturash, me qëllim për t’u mburrur, ai mbështetet në ekspertë që t’ia zgjedhin pikturat; kënaqësia që ai ka për to nuk vjen nga të shikuarit e tyre, por nga pamundësia e njerërve tjerë të pasur për ti patur ato.”

“Gjithnjë deri sa njeriu nuk do ta mësojë se çka të bëjë me suksesin pas arritjes së tij, arritja e tij do të bëhet domosdo pre e mërzisë.”

“Dashuria është një përjetim në të cilin tërë qënia jonë përsëritet dhe freskohet si  bimët me shi pas thatësisë. Në marrdhënien seksuale pa dashuri, nuk ndodh asgjë nga kjo. Kur kryhet kënaqësia momentale, pasojnë lodhja, neveria dhe ndjenja se jeta është e zbrazët. Dashuria është pjesë e jetës së tokës; seksi pa dashuri nuk është.”

“Me vullnet ose pa vullnet, me qëllim ose me pahir, shumica e njerëzve modernë, bëjnë një jetë që i shaktërron nervat dhe është vazhdimisht tepër e lodhur, që të jetë e aftë të ndiej kënaqësi pa përdorimin e alkoolit.”

“Asgjë nuk i shterron më shumë lëngjet e jetës se pavendosmëria dhe asgjë nuk ka më të kotë se ajo.”


Bertrand Russell“Pushtimi i Lumturisë” /KultPlus.com