‘Qilimi Shqiptar’ i arkitektit Hernandez, fitues i çmimit të parë në ‘Loop Design Awards’

Shiroka me projektin “Qilimi Shqiptar” të arkitektit Hernandez, fiton çmimin e parë te Loop Design Awards për vitin 2021 ne kategorinë pejsazh/hapësira publike.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Benet Beci, i cili thekson se “këtë vit konkurruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës”.

“Urime arkitektëve për idenë e veçantë dhe këmbënguljen për cilësinë e projektit, inxhinierëve e ndërtuesve të veprës dhe kolegëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për përfundimin e suksesshëm të një tjetër projekti të rëndësishëm për vendin”, – tha Beci.

Beci u shpreh se “ky është një lajm shumë i mirë që e vendos Shkodrën në qendër të vëmendjes, një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe një nxitje e përgjegjësi për të gjithë që të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim punën për transformimin e qytetit”.

Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës, e ka kthyer në qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total. /atsh/ KultPlus.com

“Qilimi shqiptar” në sheshin e rikualifikuar të Shirokës, nominohet për çmimin prestigjioz

“Qilimi shqiptar”, në sheshin e ri në Shirokë frymëzuar nga identiteti kulturor i zonës nominohet për çmimin prestigjioz të arkitekturës botërore “Mies Van Der Rohe Award”.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për deputet i PS për qarkun Shkodër, Ilir Beqaj i cili e ka cilësuar një lajm fantastik dhe një promovim të jashtëzakonshëm për Shkodrën.

“Lajm fantastik! Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës “Qilimi shqiptar” është nominuar për çmimin “Mies Van Der Rohe Award” që është një çmimet më prestigjiozë të arkitekturës botërore. Publicitet i jashtëzakonshëm për Shirokën, Shkodrën, por edhe për gjithë Shqipërinë”, shprehet Beqaj.

Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës, e ka kthyer në qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total./atsh/ KultPlus.com

Bukuria e qilimit shqiptar, një traditë që përcillet brez pas brezi

Qilimi më i vjetër në botë daton nga shekulli i V-të, para Krishtit, ai është zbuluar nga Sergei Ivanovich Rudenko, në vitin 1949. Bëhet fjalë për Qilimin e Pazyrykut, origjina e të cilit është e debatueshme akoma, por të shutë janë ata që mendojnë se i përket traditës perse. Qilimat persë në fakt janë edhe pjesa thelbësore e artit dhe kulturës perse, shkruan KultPlus.

Tradita shiptare është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj, numrin e madh të ekzemplarëve dhe relikeve si dhe paraqitjen estetike e objekteve të cilat arritën kulme të pandeshura më parë.

Spikatin veçanërisht punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure, leshi, etj. që veç të tjerash janë dëshmi edhe e identitetit tonë kombëtar.

Kruja është qyteti i cili akoma e ruan traditën e punimit të qilimave, qelesheve, veshjeve popullore etj. Ngjyrat dhe mënyra që përdoret për punimin e qilimave vazhdon të konsiderohet tejet e veçantë në traditën shqiptare, duke u cilësuar shpesh herë edhe si një trashëgimi kulturore.

Leshi është materiali më i zakonshëm për qilimat, por pambuku përdoret gjithashtu.

Qilimat orientalë nisën të shfaqeshin në Evropë pas Kryqëzatave. Ato janë të famshëm, sepse janë jashtëzakonisht të trashë dhe aspak irritues në të prekur. Deri në shekullin e XVIII-të ato mbaheshin për zbukurim dhe ruheshin mirë. Përveçse në vendet mbretërore dhe ekleziastike, ato konsideroheshin tepër të çmuar. Që nga shekulli XIII-të, ato u shfaqën në skica dhe dizajni indo-persian u fut në Evropë nëpërmjet kompanive britanike dhe franceze

Në çdo familje shqiptare kryesisht para viteve ‘90, qilimi ishte një nga elementët kryesorë të zbukurimit të shtëpisë. / KultPlus.com