‘Times Square’ do të ketë fytyrën e Raffaella Carras në 80-vjetorin e saj

Në ditën që do të ishte ditëlindja e saj, një homazh për Raffaella Carrà mbërrin gjithashtu nga Nju Jorku.

Fytyra e artistes italiane do të jetë në fakt në ekranet maxi reklamuese në ”Times Square” në ditën e ditëlindjes së saj të 80-të, më 18 qershor.

Raffaella Carrà vdiq më 5 korrik 2021.

Nisma i përket ”Spotify Equal”, e cila zgjodhi artisten si ambasadore për të promovuar barazinë në industrinë e muzikës.

Madje, Raffaella me diskografinë e saj shpesh është marrë me tema bashkëkohore.

”Luca” për shembull, ishte ndër këngët e para italiane që foli hapur për temën e dashurisë homoseksuale./KultPlus.com

Vdes Raffaella Carra, ikona e ekranit italian

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare këngëtarja, prezantuesja dhe aktorja e njohur italiane Raffaella Carra.

Ajo është autore e dhjetra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”.

Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo” si dhe ka marrë pjesë në Eurovision, transmeton KultPlus.

“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, Me këto fjalë e ka e ka bërë të ditur lajmin e trishtë koreografi Sergio Iapino. / KultPlus.com